
Shqiptar Shaljani, Shala e Bajgorës, Mitrovicë
____
REAGIM PUBLIK
____
Kriminalizimi i iluminizmit dhe rreziku i iranizimit të shoqërisë kosovare.
Ajo që po ndodh sot në Kosovë ndaj aktivistëve iluministë, ndaj lëvizjeve për rikthim në identitetin europian dhe ndaj figurave publike si Belisar Jezercit apo Shqiptar Shaljani, nuk është drejtësi – është presion ideologjik i maskuar si procedurë ligjore.
Padia ndaj Msc Belisar Jezercit kërcënimet me padi ndaj Gjykatës Supreme për “mosveprim”, arrestimi i Ilyrian Kastriotit për shkak të shpifjeve të kreut të “Jetimve të Ballkanit”, arrestimi i qytetarëve në netët simbolike fetare dhe fushata sistematike e shpifjeve kundër Lëvizjes së Deçanit dhe aktivistëve të saj, tregojnë një realitet shqetësues:
ligji po tentohet të shndërrohet në vegël ideologjike.
Kur “humanizmi” përdoret si akuzë, kur bamirësia shndërrohet në mburojë për goditje selektive dhe kur zërat kritikë ndaj islamit politik portretizohen si “rrezik shoqëror”, atëherë kemi kaluar nga shteti i së drejtës në shtetin e frikës morale.
Historia na mëson diçka të qartë:
Iluministët nuk janë përndjekur kurrë për krime – por për ide.

Ata nuk janë heshtur se kanë thyer ligjin, por sepse kanë sfiduar dogmën.
Paralelet me Iranin nuk janë retorikë e tepruar. Edhe atje gjithçka filloi me:
“mbrojtje të moralit”,
“mbrojtje të besimit”,
“mbrojtje të rendit shoqëror”.
Dhe përfundoi me burgje, varje publike dhe masakra në emër të Zotit.

Kosova nuk guxon të ecë në atë rrugë.
Një shoqëri që ndëshkon mendimin e lirë, që anatemon rikthimin në rrënjë europiane dhe që kriminalizon iluminizmin, e humb lirinë para se ta kuptojë se po e humb.
Sot nuk është fjala vetëm për Belisarin.

As vetëm për Shqiptar Shaljanin.
Sot është fjala për të drejtën për të menduar ndryshe.
Heshtja sot, është bashkëfajësi nesër.



KJO ASHT LUFTA PER LIRINE E BINDJES DHE LIRINE FJALES.