A janë arrestimet pas zgjedhjeve shenjë e forcimit të shtetit ligjor apo e kaosit institucional?

Shkrime relevante

Xhamia në Malmo të Suedisë, xhamia e parë e ndërtuar në Suedi dhe në të gjithë rajonin e Skandinavisë, është ndërtuar në vitin 1984

Ibrahim Kelmendi, Gjermani XHAMIA "SHQIPTARE" NË MALMË (SUEDI) Kur është ndërtuar xhamia...

Ndalja e grumbullimit të qumështit rrezikon mijëra fermerë

SHPQK kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve: Ndalja e grumbullimit të qumështit...

SHIQK: Ramadan Memaj është përjashtuar nga anëtarësia që nga viti 2017

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar lidhur...

Organizata “Shqiptaria” reagon ndaj deklaratës së Naim Tërnavës, duke i thënë se ai “nuk e përfaqësoni popullin e Kosovës!”

Organizata Shqiptaria, Prishtinë ____ Zoti Tërnava, ju nuk e përfaqësoni popullin e Kosovës! Së...

Varrimi në fshatin Llucë të Tetovës, një zgjim kombëtar pas pushtimit panislamik

Blerim Nika, Zvicër ____ REAGIM PUBLIK Xhamia e fshatit Llacë të Tetovës paska shkaktuar...

Shpërndaj

A janë arrestimet pas zgjedhjeve shenjë e forcimit të shtetit ligjor apo e kaosit institucional?
Arrestimet e ndodhura pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë përbëjnë një fenomen ambivalent (dykuptimor): ato mund të interpretohen si shenjë e aktivizimit të shtetit ligjor, por edhe si indikator i një kaosi institucional të akumuluar gjatë shumë proceseve zgjedhore. Thelbi i problemit nuk qëndron te arrestimet në vetvete, por te fakti se një proces themelor demokratik ka imponuar nevojën për ndërhyrje masive të organeve të ndjekjes, përkatësisht të prokurorisë dhe policisë.
Së pari, zgjedhjet u karakterizuan nga mospërgatitje e pamjaftueshme institucionale. Planifikimi i dobët, trajnimi jo adekuat i komisionerëve dhe mungesa e mekanizmave efektivë të kontrollit të brendshëm krijuan kushte të favorshme për gabime serioze dhe shkelje masive e brutale të ligjit. Në këtë kuptim, dështimi nuk është individual, por sistemik, dhe bie drejtpërdrejt mbi institucionet kompetente per organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, në radhë të parë mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Së dyti, një problem i rëndë ishte prania e personave me konflikt interesi në procesin zgjedhor, veçanërisht në fazën e numërimit të votave. Përfshirja e individëve të lidhur politikisht, apo të ekspozuar ndaj ndikimeve partiake, e ka cenuar parimin e paanshmërisë dhe ka minuar besimin publik në integritetin e procesit. Ky është një defekt serioz institucional, pasi zgjedhjet kërkojnë neutralitet absolut dhe jo lojalitete të fshehta politike.
Së treti, u vërejt një mungesë e theksuar e veprimeve preventive. Institucionet përgjegjëse nuk arritën të identifikojnë dhe të neutralizojnë me kohë rreziqet, nuk pati verifikim paraprak dhe të mjaftueshëm të komisionerëve, nuk u aplikuan mekanizma efektivë monitorimi dhe nuk pati reagim adekuat në fazën e hershme – para fillimit te zgjedhjeve sipas sinjaleve të pranuara për parregullsi. Si pasojë, shteti u detyrua të reagojë ex post, përmes hetimeve dhe arrestimeve, në vend që të parandalonte shkeljet.
Në këtë kontekst, veprimet e Prokurorisë së Kosovës mund të shihen si përpjekje për të rikthyer rendin ligjor dhe për të dëshmuar se manipulimi i zgjedhjeve nuk tolerohet. Megjithatë, politikisht dhe institucionalisht, këto arrestime janë edhe dëshmi e dështimit paraprak të shtetit për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt dhe të besueshëm.
Në përfundim, arrestimet pas zgjedhjeve nuk përbëjnë as provë të qartë të forcimit të shtetit ligjor, as shenjë të një autoritarizmi represiv. Ato janë, mbi të gjitha, simptomë e një krize institucionale, ku mungesa e përgatitjes, konfliktet e interesit dhe dështimi i masave preventive kanë prodhuar një situatë që rrezikon legjitimitetin demokratik dhe ushqen cinizmin qytetar ndaj institucioneve.
____
Autori është ekspert i sigurisë 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu