ARKIVI:
6 Mars 2026

Dikush do luftë, dikush “ham-hamin” e tjetri “bam-bamin”…!

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Viktoria Fitore Malo, Suedi
Ehhh…dikush ham-hamin, e dikush bam-bamin…
____________________________________________________
Ok, se dikush pyeti a është shpallë lufta. Jo.
A po shkojmë drejt saj? Jo fiks luftë, por po shkojmë drejt një përshkallëzimi të kontrolluar.
Mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit nuk ka luftë klasike. Askush ska shpallë luftë, ska mobilizim masiv, ska plane për pushtim afatgjatë. Por kjo s’do të thotë që situata është e qetë.
Përkundrazi, përdorimi i forcës është realisht në tavolinë. Jo si ide, por si opsion i përgatitur.
Ajo që ka rëndësi nuk janë deklaratat, por çfarë po lëviz në terren. Forcat amerikane po grumbullohen në rajon. Kjo kushton shumë dhe bëhet me qëllim. Nuk do të thotë patjetër “sulmi po vjen”, por do të thotë që nëse vendosin, mund ta bëjnë shpejt.
Nëse ka goditje, ska gjasa të jetë luftë e madhe. Më shumë do të ishte diçka e kufizuar, goditje nga ajri apo deti, ndaj strukturave të sigurisë dhe kontrollit të regjimit. Jo pushtim, jo ushtri në tokë.
Irani sot ka më pak opsione se më parë, por kjo nuk e bën më të padëmshëm. Përkundrazi, mjetet që i kanë mbetur janë më direkte dhe më të rrezikshme: raketa, sulme kibernetike, goditje selektive. Edhe një veprim i vogël mund të ndezë reagime zinxhir.
Ndërkohë, Izraeli po bën një zgjedhje të vështirë: po lëshon terren në Gaza për të mos prishur marrëdhënien me SHBA-në, sepse fokusi kryesor është Irani. Nuk i pëlqen, por e pranon si kosto.
Problemi kryesor nuk është se dikush do luftë. Problemi është që të gjithë po përgatiten të përgjigjen. Dhe kur të gjithë janë gati për përgjigje, përshkallëzimi ndodh pa e vendosur askush qartë.
Pra, jo luftë. Por jo edhe paqe.
Jemi në një situatë ku gjërat mund të dalin nga kontrolli pa u shpallë kurrë zyrtarisht. Dhe kjo është pjesa më e rrezikshme. Lufta nuk është një moment. Është një rrëshqitje.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu