
Fahri Xharra, Gjakovë
___
Dinastia Romanov e Rusisë tregoi interes për Malin e Zi që nga shekulli XVIII, kur Perandoria Ruse filloi të luante një rol të rëndësishëm në Ballkan si mbrojtëse e popujve sllavë ortodoks kundër Perandorisë Osmane. Ky interes u rrit gjatë shekujve XIX-XX, sidomos në kontekstin e politikës pansllaviste dhe përpjekjeve ruse për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon.
Kur lindën patronimet ruse ne Malin e Zi?
Periudha Kryesore e Ardhjes së Priftërinjve Rusë në Malin e Zi
1. Shekulli XVIII – Në kohën e Pjetrit I të Madh dhe Katerinës së Madhe, Rusia nisi të ndihmojë Malin e Zi . Gjatë kësaj periudhe, disa priftërinj rusë erdhën në Malin e Zi për të forcuar lidhjet fetare dhe politike mes Kishës Ortodokse Ruse dhe asaj malazeze.
Deri para ardhjes se popave ortodoks rus, Mali i Zi fliste shqip.
Në fakt Iliq në emrat e Vladimir Iliç Leninit dhe Josif Visarionoviç Stalinit nuk janë mbiemra, por patronime—emra që tregojnë emrin e babait, një traditë tipike ruse.
Në rusisht, patronimi formohet nga emri i babait + prapashtesën:
• “-oviç” (për burra)
• “-ovna” (për gra)
Pyetja për të gjithē :
Si u ba që Nemanet (Nemanjiq) , Ndrekajt (Drekalloviq),Gashët (Gashiq ), Kopiliqet, Obiliqi ( Kopili ), Llazareviq( Llazari ) e shumē te tjerë të ” kishin” mbiemrin me rus. me – iq ose – viq, që në shekullin 11-të kur ne atë kohë as Rusi nuk ka pasë?
Pse fisi Gjuraj nga popat rus u quajt ÇARNOJEVIQ?
Kur u krijua Serbia , 1830 atëherë Çarnojeviqet u bënë Cërnojeviq
Pra, gēnjeshtra e madhe ruse e shek.19 u jetësua nē historiogafinë europiane ( edhe ate shqiptare) që serbët ishin ortodoksët e shek . 12-15 të.
Miq të dashur , duhet nje vullnet i madh i historianëve shqiptar qē Europēs t’ia tregojnē të verteten e mesjetes se ortodoksise shqiptare.
Me 25 janar 2026



