ARKIVI:
6 Mars 2026

Blerim Nika nga Lëvizja për Rithim në Katolicizëm, i drejtohet me deklaratë publike Naim Tërnavës

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Nga: Blerim Nika
____
DEKLARATË PUBLIKE
Drejtuar Naim Tërrnavës!
Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm dënon pa asnjë rezervë aktin e djegies së Kuranit në Gjakovë dhe kërkon nga organet e drejtësisë hetim të plotë, profesional dhe të paanshëm deri në identifikimin e autorëve dhe motiveve reale. Çdo akt vandal ndaj simboleve fetare është i dënueshëm, bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe cenon traditën shqiptare të bashkëjetesës ndërfetare.
Personalisht jam shumë i interesuar të kuptoj se kush fshihet kësaj radhe pas djegies së Kuranit në Gjakovë dhe cilat janë motivet reale të këtij akti, sepse përvoja jonë e afërt ka dëshmuar se ngjarje të tilla janë përdorur shpesh si instrumente provokimi për të orientuar fajin, për të ndezur tensione ndërfetare dhe për të goditur kohezionin kombëtar shqiptar. Pikërisht për këtë arsye, hetimi duhet të jetë i thellë, i pavarur dhe i çliruar nga çdo presion politik apo fetar.
Por po aq i dënueshëm dhe thellësisht i rrezikshëm është instrumentalizimi i këtij rasti për të orientuar fajin politikisht dhe ideologjikisht drejt shqiptarëve të besimit të krishterë, në veçanti ndaj atyre që po pagëzohen ose po rikthehen në Kishën Katolike. Kjo përbën shpifje të rëndë, përgjithësim arbitrar dhe shkelje flagrante të parimit të shtetit laik.
Opinioni publik duhet të kujtojë disa fakte të fundit. Para disa muajsh, një shqiptar i besimit mysliman u kap duke dëmtuar Kuranin. Kur autoritetet shtetërore vepruan, rasti u relativizua dhe u mbyll me arsyetimin se personi kishte të meta mendore. Ky precedent dëshmon qartë se jo çdo akt i tillë ka prapavijë ideologjike dhe se askush nuk ka të drejtë të fajësojë kolektivisht komunitete të tëra.
Po ashtu, kujtojmë rastin në Podujevë, ku një individ i panjohur nguliti një kryq në varrezat e shqiptarëve të besimit mysliman. Ky akt provokues u përdor menjëherë për të sulmuar shqiptarët katolikë dhe të rikthyerit që po pagëzoheshin, ndonëse ishte e qartë se qëllimi ishte nxitja e përçarjes dhe goditja e bashkëjetesës fetare mes shqiptarëve.
Këto janë skema të njohura provokimi. Historia jonë e afërt njeh mirë montime kriminale dhe politike që synojnë t’ua lënë fajin shqiptarëve për akte që u shërbejnë qarqeve antishqiptare. Rasti Panda në Pejë mbetet dëshmi e qartë se si fabrikohen ngjarje për të orientuar urrejtje dhe destabilizim.
Prandaj pyesim hapur dhe pa ekuivok. A mendoni vërtet se këto lojëra ende funksionojnë me shqiptarët.
Deklaratat që drejtojnë gishtin ndaj shqiptarëve katolikë, i etiketojnë ata si ideologë të dhunës, projekte antishqiptare apo rrezik për shoqërinë, janë të pavërteta, juridikisht të papranueshme dhe moralisht të dënueshme. Ato shkelin Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, parimin e shtetit laik dhe të drejtën themelore të individit për vetëpërcaktim shpirtëror.
Rikthimi në Katolicizëm nuk është akt urrejtjeje, nuk është dhunë, nuk është projekt i huaj dhe nuk është kërcënim për askënd. Është ushtrim i lirë i së drejtës së besimit dhe, për të gjithë shqiptarët, edhe obligim moral dhe historik për t’u kthyer në rrënjët e tyre identitare.
Është fakt historik i pakontestueshëm se shqiptarët ishin të krishterë përpara islamizimit dhe kjo vlen për paraardhësit e të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. Mohimi i këtij fakti është mohim i historisë kombëtare dhe deformim i së vërtetës.
Në të njëjtën kohë, heshtja institucionale ndaj gjuhës së linçimit, fyerjeve publike dhe kërcënimeve që u janë bërë shqiptarëve katolikë dhe të rikthyerve është e papranueshme. Ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. As minberi dhe as kryqi nuk japin imunitet për gjuhë urrejtjeje.
Ne i duam dhe i respektojmë vëllezërit tanë shqiptarë myslimanë. Janë familjarët tanë, miqtë tanë dhe bashkëkombësit tanë. Por askush nuk ka të drejtë të fusë përçarje mes familjeve shqiptare dhe të instrumentalizojë fenë për interesa politike, ideologjike apo personale. Aty shkelet kufiri njerëzor, kombëtar dhe ligjor.
Shqiptaria nuk mbrohet duke akuzuar shqiptarët.
Shqiptaria nuk ruhet me shpifje dhe frikësim.
Shqiptaria mbrohet me të vërtetën, me ligjin, me shtetin laik, me paqen ndërfetare dhe me respektin absolut për lirinë e besimit.
Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm do të vazhdojë të mbrojë këto parime pa kompromis dhe pa frikë.
27.01.2026
Blerim Nika

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I nderuemi z. Nika,

    lexova shkrimin e juaj mbi djegëjen e Kur’anit në Gjakovë dhe më bëri pështypje…
    Ky shkrim me rikthej kujtesën në shumë vite te kaluara, për një të ngjarë në ndodhur në fshatin Smolicë (Gjakovë),. kur Ditën e Bajramit, kur kanë shkua muslimanet me falë Bajramin, në derën e Xhamisë e kanë gjetur një derr te prerë, të përgjakur dhe muret e xhamisë të përgjakur me gjak derri. Imami i Xhamisë, njeri i mënçur, iu thotë “xhematit”: – Hajdeni burra ta falim Bajramin në oborr të xhamisë, se këte nuk e kemi nga vëllezërit katolikë, por kurthë përçarëse nga serbët!
    Nuk po e zgjas më tepër, por po thëm edhe këtë:

    Respekto fénë tënde, por mos urrej féné e tjetrit!…

    IMH

  2. Nuk i kuptoj qytetaret tane se perse i japin aq rendesi ne mjete te informimit djegjes se Kuranit apo te Bibles. Nuk prishet bota nese digjet ndonje liber fetar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu