Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së!

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Florim Zeqa

E kam thënë shumë vite më parë, LDK nuk u shkatërrua nga kundërshtarët politikë, por nga brenda, nga klanet dhe grupet e interesit në kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm!

Nga kryesia e ngushtë e shndërruan partinë nga shtëpi e të gjithë qytetarëve në klub interesash personale.

Pra, kundërshtarët politikë nuk e rrënuan LDK-në, por sot e rrënuan ata që e kishin në dorë shpëtimin e saj!

Ata që sot hiqen si “reformatorë”, janë kapës dhe uzurpatorë të filozofisë politike rugoviane në LDK.

Nuk ka si të quhet ndryshe, kur i mbyllën listat për kandidim të rugovistëve, të veprimtarëve të orëve të para dhe të themeltarëve!

Kështu nuk ndërtohet besimi dhe as nuk arrihet uniteti në LDK, por e kundërta e saj: pakënaqësitë dhe indinjata e thellë e cila prodhon largime në heshtje të atyre që mendojnë ndryshe nga klani në krye të partisë!

Kjo është vazhdimësia e uzurpatorëve që erdhën në LDK përmes puçit politik në viotin 2010!

Kjo që ndodhi sot nuk është zgjidhje, por poshtërim për të gjithë ata që e duan me shpirtë dhe zemër LDK-në.

Në fakt kjo është vazhdimësi e misionit për shkatërrimin dhe varrosjen përfundimtare tëe LDK-së subjekt politik dhe të rugovizmit si filozofi politike!

Kuvendi i 31 janarit 2026, pasqyrë reale e katandisjes së LDK-së

E kam ditur dhe e kam pritur që kandidatura ime do të injorohet dhe anashkalohet në Kuvendin e improvizuar si ‘kuvend pune’, për faktin se nuk nuk jam pjesë e asnjë grupi dhe klani të cilat po i gërryejnë themelet e ‘Kalasë Rugoviane!

Edhe përkundër anashkalimit të qëllimshëm, unë do të mbetem i vendosur në misionin dhe qëllimin tim jetësor për ringritjen e LDK-së.

Jam i pathyeshëm dhe i palakueshëm në misionin tim!

Jam më i fuqishëm sesa të gjithë klanorët së bashku, sepse jam i pastër si loti!

Jam më i fuqishëm sesa Abdixhiku me shumicën e thjeshtë të 164 delegatëve në kundrejt 136 klanorëve të kampit tjetër kundër në Kuvend, kurse unë e kam mbështetjen e 350 mijë qytetarëve të Kosovës dhe të mërgatës gjithandej vendeve evro-perëndimore.

Jam i guximshëm sepse jam i drejtë dhe i padjallëzuar!

Pa asnjë aferë korruptive apo kriminale në jetën time!

Pa asnjë përfitim personal dhe as familjar nga LDK-ja prej themelimit e deri më sot!

Prandaj, nuk ka formë kërcënimi apo shantazhi që më z’mbraps nga misioni i shenjt dhe fisnik për ringritjen e LDK-së përmes bashkimit të elektoratit të shprishur gjithandej partive tjera.

Ndjehem i qetë dhe i relaksuar, me ndërgjegje të pastër dhe aspak i tronditur nga injorimi i kandidatures time nga ana e klanorëve, për arsye se kandidatura ime nuk ishte produkt i ambicieve dhe as egos personale për t’u bërë ‘kryetar klasik’ i LDK-së, por është dëshirë sublime dhe kërkesë gjithëpërfshirëse e elektoratit për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.

Ky ishte një testim i ndërgjegjës së delegatëve pjesëmarrës në Kuvend, të cilët me ose pa dashjen e tyre u bënë varrmihës të LDK-së!

Nga sot, ata që votuan pro dhe kundër Abdixhikut, votuan pro-vazhdimësisë klanore të Isa Mustafës në LDK!

Dele(gat) me këtë akt keni hynë në faqen e zezë të historisë!

Ju e mendoni që na e mbyllët një derë të vogël për ndryshiml!

Ne do ta hapim një derë akoma më të madhe për shpëtimin e LDK-së.

Florim Zeqa, fitues moral i Kuvendit të 31 Janarit 2026, misionarë i rikthimit të filozofisë politike rugoviane dhe ushtarë besnik i atdheut!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Florim,

    më dhimbësesh që nuk të zgjodhën “kryetar te¨Ldk-ës”, por tash NUK TË KA HIJE:
    1. hala po e lavdon vetveten
    2. Fjalia e jote: Dele(gat) me këtë akt keni hyrë në faqen e zezë ¨të historisë -është ofendim dhe fyerje!
    3. Mos ia humb shpresat veti! Pas Abdixhikut, kandido prapë!

    Tung!

  2. Po vjen keq dhe e kam nderuar z.Florim Zeqa. Ai po i bene keq vetes dhe LDK-se, po i kenaq kundershtaret qe po e sulmojne ne kater ane. Gjithashtu po pajtohem me Ju, i nderuar ISMET M. HASANI.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu