ARKIVI:
6 Gusht 2026

Kush po gjykohet, lufta e drejtë e popullit shqiptar, UÇK-ja apo individët?

Shkrime relevante

Duda Jebovlja dhe orgazma që u shpall rrezik profesional i shkallës më të lartë

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) ______ (Satirë në shqip dhe serbisht) Sot...

Kosova ka nevojë për një President që buron nga drejtësia, jo nga pazaret partiake

Prof.dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në ngërçin në të cilin gjendet Kosova...

Bekim Halimi, “mos i ha foret e Olsit”, se mund të përfundosh edhe më keq se Non Grata

Tim Shkupi, Shkup ____ Për Olsin e kombit të sulltan MahMutit: Nuk ka "imam...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

ZPS-ja kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Ka nisur në Hagë faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-udhëheqësit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), Kimberly West gjatë parashtrimit të deklaratave përmbyllëse, bëri të qartë se kërkesa e ZPS-së për dënim është e fokusuar te personat konkretë, jo te shtabi i përgjithshëm, duke kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit.

Më në fund erdhi dita kur do të gjykohen katërshja, e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqiqi dhe Rexhep Selimi.

Dëshirë e të gjithëve është që drejtësia të triumfoi.

Sot lexova në disa portale se ZPS-ja kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Natyrisht pas kësaj kishte edhe reagime nga politikanët e politikanët, analistë e familjarët.

Epoka e re dhe portale e tjera ishin plot me reagime të ndryshme. Disa nga reagimet.

Çitaku: ”Nuk mund të denohet lufta për liri, historia nuk rishkruhet me padrejtësi”

Gazeta Express, 09/02/2026 12:17

Pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënime prej 45 vjetësh për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar duke theksuar se lufta për liri dhe dinjitet njerëzor nuk mund të kriminalizohet.

“Drejtësi, jo politikë”, djali i Hashim Thaçit bën thirrje për marshin e 17 shkurtit

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje publike për marsh, përmes një postimi në rrjetet sociale, në kohën kur në Hagë ka nisur faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në postimin e tij, Endrit Thaçi ka shpërndarë një poster me mbishkrimin “Drejtësi, jo politikë”, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në poster po ashtu theksohet slogani “Liria ka emër”, si dhe simboli i UÇK-së.

Gucati: Serbia sot është e kënaqur me prokurorët që punuan kundër Kosovës

Reagon bashkëshortja e Rexhep Selimit: Historia nuk rishkruhet. Drejtësi për çlirimtarët!, 09 shkurt 2026| 11:54

Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar pasi Prokuroria në Hagë ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin nga katërshja e UÇK-së, përfshirë këtu bashkëshortin e saj.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se historia nuk rishkruhet, derisa ka kërkuar drejtësi për çlirimtarët. https://www.epokaere.com/reagon-bashkeshortja-e-rexhep-selimit-historia-nuk-rishkruhet-drejtesi-per-clirimtaret/

ZPS-ja kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

09 shkurt 2026| 11:53

Ka nisur në Hagë faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-udhëheqësit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), Kimberly West gjatë parashtrimit të deklaratave përmbyllëse, bëri të qartë se kërkesa e ZPS-së për dënim është e fokusuar te personat konkretë, jo te shtabi i përgjithshëm, duke kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit.

ZPS-ja kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

ZPS-ja kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Memli Krasniqi: Liri për çlirimtarët, 09 shkurt 2026| 13:24 https://www.epokaere.com/memli-krasniqi-liri-per-clirimtaret/

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë kërkoi, 180 vjet burim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,

Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Reagon Mushkolaj: UÇK-ja nuk ishte terroriste, ishte çlirimtare

09 shkurt 2026| 12:59

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar për nisjen e fjalëve përfundimtare në Hagë.

Mushkolaj ka thënë se UÇK-ja nuk ishte terroriste, por çlirimtare. https://www.epokaere.com/reagon-mushkolaj-uck-ja-nuk-ishte-terroriste-ishte-clirimtare/

Gjyqi në Hagë drejt fundit, Behrami: Aty po gjykohet UÇK-ja dhe Kosova

09 shkurt 2026| 11:44

Artan Behrami, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, pasi gjyqi në Hagë po shkon drejt përmbylljes, tha se aty po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vetë Kosova.

“Këtë urrejtjen e tyre kundër UÇK-së sërish do ta shndërrojmë në fitore të Kosovës! Në Hagë nuk janë gjykuar individët, por UÇK-ja dhe Kosova. Pra, të gjithë ne!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

https://www.epokaere.com/gjyqi-ne-hage-drejt-f

O Zot, jep ku nuk ka: Kosova, shqiptarët e as lufta e tyre nuk po gjykohen por Hashimi, Jakupi, Rexhepi e Kadriu.

Kjo është gjykatë dhe vetëm faktet kanë peshën e merren parasysh, jo protestat, jo politika.

Për fund:

Nuk do të dëshiroja që asnjë shqiptar të akuzohet, të gjykohet e të dënohet për krime lufte.

Sinan Kastrati

K O M E N T E

9 KOMENTE

  1. I nderuar Sinan, është shumë e vërtetë ajo që keni shkruar. Fatkeqsisht që sot, në Kosovë nga Drejtësia që është e thirrur me mbrojtur të vërtetën dhe me luftuar të pa vërtetën të keqen dhe keqbërsit,Drejtësia i ka shërbyer atyre që i kanë vendour në vendet përgjegjëse për Drejtësi, siç janë: Prokuror-i, Gjykata-gjykatës e gjqësor shumica e tyre qysh se i kanë vendosur apo emruar në ato poste e pozita u kanë shërbyer dhe u shërbejn atyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Dhe si përfundim:Kush ka folur mirë e flet për këto dukuri, ka rejtur e rren në vazhdimsi. Kush e ka thënë dhe e thot të vërteten, sulmohet dhe i shpifin gjithëçka e i kanë quajtur e i quajn tradhëtarë e besa shumicës u ka kushtuar me jetë.

  2. I nderuari Sinan!

    Shkrimi -reagimi i juaj, i shkurtër, ama domëthenës.
    Mendimet e mira qëndrojnë mbi fjali të shkurta.
    O drejtësi! Sa padrejtësi bëhen në ermrin tënd!
    *
    “DAHA MIHI FACKTUM, DABO TIBI IUS!” është një fjalë e urtë latine, që në gjuhën shqipe e kuptojmë: “M’i jep faktet, unë ta ndaj drejtësinë!”
    Mendoj se kjo gjykatë NUK KA FAKTE për gjykim dhe dënim!?
    Këtë e them në bazë të përvojës 32 vjeçare si EKSPERT I PËRHERSHËM GJYQËSOR!

    • Ismet, po e dërgoj edhe njëherë komentin, pakë më ndryshe, marrë nga shkrimet e mia të hershme.
      “Mensuri Zyberaj, vëllai i Osman Zyberajt ka shkua te baca Ali e ia ka lyp kombin dhe pa marrë përgjigje nga baca Ali i kanë thënë: ta marrim e nuk te vesim. Mensuri është vrarë te Celina. Flitet se shqiptarët e kane vrarë, pra UÇK-ja -, pasi që, thuhet, ka dezertua. Tash është hero.
      Baca Ali ishte kryetar i LDK-së për Drenoc
      ”Qifllaki (katund afër Drenocit) i kanë pru lopët nëpër Drenoc e i kanë qu në shtabin e Rahovecit sepse popullsia u mashtrua e u zhgënjyen me Gani Gjemë Paqarizin (“Rrezikun”), Gjemë Gashin (“Gjermanin”) nga Sferrka, Mahir Hasanin, Bedri e Mensur Zyberajn, Selim Krasniqin, vëllain e Xhevës e Fehmi Lladrovcin etj. (shën. imi)
      Me sherr e me hile gjithashtu, “shtabi i UCK-së” nga Drenoci, i ka qu një grup “ushtarësh”, pra me urdhër të “shtabit” që të shkojnë në shtëpinë e Hasan Rrustemit, udbash dhe ta marrin Murat Rrustemin, kondukter, vëllain e Hasanit, që konsideroheshin krerët e LDK-së që nga Ibrahim Rugova e deri të kryetarët LDK-së të fshatrave. Këtu flitet se ka qenë Mensur Zyberaj, ai që ka dhënë urdhër me shkua te Murati.
      Muratin e arrestojnë dhe e burgosin në burgun që ishte në podrumin *5) e shkollës në Drenoc. E torturojnë dhe askush nuk e din më se çka ndodhi me Muratin. Ai “zhduket” dhe sot e gjithë ditën nuk dihet ku e ka varrin apo çka ka ndodhur me te, si dhe shumë të tjerë para e pas tij.
      “Në emër të popullit” vritet Hasan Rrustemi
      Kush ka hy në lokalet e Zyrës së Vendit, që ishte afër shkollës, dhe në shkollë, nuk dilte i sh`nosh, thanë fshatarët e Drenofcit.
      Hasan Rrustemin, udbashin e vret Asman Zyberaj,
      Aty përveç “Rrezikut” ka qenë edhe Sabit Geci, “Qopa”, i cili paska thënë “shkaku i tij, “Burrit me plis”, kam mbetur sakat*2) (kishte mbetur në karrocë).
      Flitet se Ganiu, “Rreziku” i ka torturua të burgosurit e pastaj i ka qu në Kleqkë e se çka ka ndodhur me ta më, veç Zoti e din. E din dhe duhet me e ditur edhe këta që janë gjallë dhe po thonë: “… e mbrojta luftën e pastër të UÇK-së”.

      Behajdin Hallaqi, i cili ka jetuar në Prizren, një njeri shumë autoritativ, është zhdukur në Drenoc e drenocasit, gishtin e drejtojnë nga “udhëheqësit” e “shatabit të UÇK -së” në Drenofc.
      Në kohën, kur Behadin Hallaqi “zhduket”, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin në Drenoc.
      Hysen Brahim Muhagjeri i katundit Denjë ka qenë në burgun e Drenofcit, edhe ai është zhdukur, “pa shej e pa dok”.
      Avdi Muhamet Berisha i Brestofcit*3) është zhdukur në Burgun e Drenofcit. Djali e tij, iu ka qit bombën policisë serbe në bunker. Afërsisht kështu më tha edhe vëllai i tij, në Brestoc, Mario Berisha).
      Vesel Krasniqi,”Kallabiqi”, nga Pastaseli, djali i Beq Krasniqit, (shumar), rojtar pylli, i burgosur në burgun e Drenofcit, edhe ky eshtë i zhdukur në Drenoc e nuk dihet asgjë, as sot.
      Toni e Mici, (ushtarë) luftëtarë në Kroaci, e më vonë në UÇK-ë arrestohen në Ratkofc e të lidhur e bijnë e i burgosen në Drenoc, u folë në odë (F. B).
      Hiseni i Denjit, Murat Rrustemi i Drenocit, Vesel Krasniqi, “Kallabiqi” i Pastaselit, shumar, Hasan Avdija, magjup, të dyshuar për spiunim kanë qenë të burgosur në Burgun e Drenofcit, në podrumet e shkollës, ku i linin drutë. Të gjithë janë zhdukur.
      Sipas bacës Ali, Ruzhdiut e të të pranishmëve të tjerë, ka pas burg në Drenofc, ku edhe katër të burgosurit e lartë përmendur zhduken.
      Janë vrarë edhe Ramiz Hoxha e Selman Binishi nga Bellanica e Banja.
      Janë plackitit, Halil Azem Januzi e Brahim Jup Rexhepi. Halilin edhe e kanë keqtrajtua Fatmir Lima, “Ftyra”, “Bashkim Fino”, Nexhmi Krasniqi.
      Janë rreh krejt fhati i Cabiqit (Klinë).
      Ka mundësi që përsëri më është përvjedh ndonjë gabim.
      Fehi Lladrovci në Drenoc ka thënë:
      “Ai qeni, Ibrahim Rugova i ka shti me folë keq kundër neve. Këte e ka deklarua disa herë Ali Gashi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu