ARKIVI:
6 Mars 2026

Po gjykohet katërshja, e jo Kosova , prandaj nëse liria kishte emër, a kishin të vrarët emër e mbiemër dhe kush i vrau?

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi
_____
* Po gjykohet katërshja, si individë e jo Kosova e as lufta e shqiptarëve për pavarësi, prandaj nëse liria kishte emër, a kishin të vrarët emër e mbiemër dhe kush i vrau?
 
Dje shkruajta shkurt për gjykimin e katërshes (sikurse ”katërshja kineze”?) së Kosovës në Hagë me titull ”Kush po gjykohet, lufta e drejtë e popullit shqiptar, UÇK-ja apo individët?” në Drini.us, 9 Shkurt 2026.
Nuk është e tepërt ta them edhe njëherë:
Nuk do të dëshiroja që asnjë shqiptar të dyshohet, akuzohet e gjykohet për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Por më shumë do të dëshiroja që asnjë shqiptar të mos ketë kryer krime.
Reagimet, dje e sot e ndoshta edhe në ditët në vahdim do të jenë të ndryshme e të shumta nëpër rrjetet sociale e portale.
Kishte reagua edhe Rdi Rama, kreu i qeverisë së Shqipërisë, Naim Tërnava, kreu i Bashkësisë Islame, Shqipja (gruaja e Rexhepit) e … Endriti (djali i Hashimit e shumë të tjerë të cilat, Epoka e re i kishte paraqit me shumicë, ashtu qysh e ka ajo adet.
Por ajo që më bëri të reagoj sot është, kreu i veteranëve të Kosovës (Gucati), Pacolli, ish ”presidenti” i Kosovës, Xhavit Jashari, kreu i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së etj.
Të mirresh me Edin, Tërnavën, Nasimin e Gacatin është si me rreh ujë në havan.
Ama të thuash ”Mbeturina të lëna pas nga Millosheviqi” (Gucati), është e turpshme por ai nuk e din cka është turpi.
Familjarët kanë të drejtë të dinë ku i kanë të afërmit e tyre, të kanë një vorr ku mund të shkojnë për ditëlindje, për bajram, shëngjergj e shënmitër.
Nuk është turp me dëshmua por me dëshmua rrejshem është turp dhe e dënueshme.
Në Kosovë, më 1998 Hashim Thaçi i ka arrestua pabesisht Jakup Kastratin e Cen Deskun në Dragobil, më 30 tetor 1998. Jakupi ishte kryetar i LDK-së.
Lexues të nderuar të Drinit, në rrethin e Llapushës, nga Rahoveci deri në Orllat e Qafa Dules deri në Kijevë, janë plackitur, janë burgoshur e janë vrarë disa shqiptarë gjoja, dyshohet se vrasësit e urdhëdhënësit kanë qenë shqiptarë, gjoja kanë, ata kanë qenë spiunë e bashkëpuntorë të Serbisë. Janë Hashim Thaçi, Fatmir Lima, ”Ftyra”, Bashkim Fina”, Gani Gjemë Paqarizi (komandant ”Rreziku”) etj. Janë të zhdukur 4, 5 persona që kanë hy të gjallë e nuk kanë dalur nga shkolla e Drenocit, që ishtë shndërrua në burg, në Drenoc të Zatriqit të Rahovecit.
Mbeturina të lëna pas nga Millosheviqi”, Gucati për dëshmitarët shqiptarë në Hagë, 10 shkurt 2026| 08:47
Kërkesë absurde e Prokurorisë Speciale, është fyer rëndë gjaku i derdhur për liri” – Jashari: Ne si organizata nuk jemi befasuar, 09 shkurt 2026| 22:26
Pacolli: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon ta bëjë tribunalin të njëanshëm e të pabesueshëm”, 10 shkurt 2026| 00:14
Nasim Haradinaj: Specialja, turpi i drejtësisë së këtij shekulli, Reporteri, 09 Shkurt 2026 | 9:02
Endrit, ti mund të krenohesh me Hashimin, e ke babë por ai ishte e zeza e Kosovës”
Nga admin, 2 Qershor 2023
Shaun Byrnes, as ti nuk e the të vërtetën në Hagë. Ti e William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998”. Nga admin, 3 Prill 2024
14 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës“, 22/07/2024 12:15
Për fund, i arsyetoj familjarët e të akuzuarve, Hashimit e Jakupit, Rexhepit e Kadriut por a e qesin edhe ata gishtin tregues ku është vendi:
-Qysh?
-A bash krejt Kosova është pronë e tyre a?
-Sa pare e mall kanë ata në emër të ”luftës” e “çlirimit” të Kosovës?
Nëse ata kanë “luftua”, dy ditë, dy muaj apo dy vjet, nuk kanë të drejtë ta rjepin Kosovën për më shumë se 25 vjet?
Cili prokuror e cila gjykatë do të guxonte ta gjykoj Hashimin e Rexhepin, Xhavitin e Samiun?
Kjo gjykatë është e Kosovës me qendër në Hagë e në Hagë, “Pavarësia e Kosovës” është legjitimua.
Nuk duhët të hedhim baltë kundër gjykatës e ndërkombëtarëve sepse pa ata nuk do të ishim si popull shumicë në Kosovë. Serbia do të na zhdukte.
Këte e din edhe Hashimi, Jakupi e … Rexhepi.
Sinan Kastrati

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Mbas kapitullimit te fashizmit ne shtator 1943 ne Itali, u krijuen brigadat partizane te bashkume antifashiste te shume rrymave partiake per te luftu kundra mbeturinave fashiste italiane dhe kundra ushtrise naziste hitleriane qe kishe okupu Italine.
    Ne jug te Italise filluen te verpojne ushtarakisht forcat anglo amerikane.
    Ne keto partizan antifashist merrshin pjese socialistat, komunistat, demokristjant dhe rrymat e tjera ma te vogla.
    Simbas udhezimeve te Stalinit, paralelisht me kete lufte anti nazite-fashiste, komunistat filluen te eleminojshin (tue vrà) partizant e rrymave te tjera, me qellimin qe ne fund te luftes te merrshin pushtetin ne Italine e clirume.

    Clirimi i Koosves u ba ne saje te amerikanve si dhe europianve tue bombardu forcat serbe kudo qe ishin dhe tue veshe dhe armatose UCK-n. Gjate kesaj avjonat amerikan mbikqyrshin levizjet e serbve dhe informojshin luftetart e UCK-s. UCK-ja pa amerikant NUK DO TE KISHTE PASE ASNJI SUKSES.

    Si pjese e UCK-s ishin shume rryma, edhe rryma atedhetare per nji Kosove te lire demokratike, si dhe ato qe ishin ne sherbim te Putinit si dhe ato qe e dojshin Kosoven TOKE TE SHAMIT.

    Cka don Hashim Thaci qe takohet me Putinin ne Moske, kur amerikant e cliruen Kosoven?
    Pse merakosen dhe bajne protesta ne Tirane neokomunistat si Edi Rama etj kundra Gjykates Nderkombetare qe gjykon krimet ne Kosove gjate luftes?

    Tjeter aspekt: Kam lexu se antar i UCK-s na paska kene myftiu i Prishtines Shefqet Krasniqi, i cili ma vone u akuzu per organizim te islamikve kosovar per te luftu me organizatat islamike terroriste te Tokes se Shamit. Bile kam lexu se mburreshin edhe hoxhallar te tjere se kan marre pjese ne UCK.
    Nuk po zgjatem ma shume.

    Prandej un i jap PLOTESISHT TE DREJTE Zotni Sinan Kastratit dhe e PERGEZOJ PER KETE RREAGIM TE TIJ.

  2. Edhe këtë herë jam me z. Kastrati.
    E pergezoj per shkrimin dhe per guximin! E them per guximin sepse sot eshte veshtire ta thuash te verteten.

  3. z. Kastrati,

    lexova shkrimin e djeshëm dhe këtë të sotmin, dhe që të dyja shkrimet më lanë përshtypje të thellë.

    Pikë se pari, të lumtë për shkrimin e GUXIMSHËM!

    Tri gjëra janë të vështira në jetë:
    1. Të dëgjosh,
    2. Të shohesh dhe
    3. Të heshtësh

    Por qëndrojnë tri të tjera për të cilat duhet ta duam jetën:

    1. E VËRTETA,
    2. LIRIA, dhe
    3. VYRTYTI
    *
    Këto 6-të pika nuk po i shpjegoi sepse vetvetiu janë të kjarta

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu