Milam Zeka ka të drejtë kur thotë që Hashim Thaçi është arrestu me urdhër të Angela Merkel dhe Boris Johnson në Vjenë, në rrugë tu shku me nënshkru marrëveshjen me Serbinë në Washington. Ai ka të drejtë edhe kur thotë se me pikën 9 të asaj marrëveshje “historike” Serbia e pranon Kosovën si shtet.
Deri këtu Milaim Zeka është milimetrikisht i saktë, po normalisht me këto nuk përfundon tregimi. Milaim Zeka qëllimisht nuk po i tregon motivet pse Kancelarja e atëhershme Gjermane dhe ish Kryeministri Britanik e penguan (arrestuan) Hashim Thaçin për të nënshkruar atë marrëveshje me Serbinë.
Ja arsyet:
1. Milaim Zeka po thotë që me atë marrëveshje Serbia e pranonte Kosovën, po nuk po thotë në cilët kufij e pranonte. Këtë qëllimisht e mshefë Milaimi, sepse me marrëveshjen e Washingtonit të sponsorizuar nga Grenell, e të përgatitur nga Thaçi, Vuçiç e Rama, Kosova do të humbte të paktën 20% të territorit të saj.
Dmth Kosova do të ndahej, dmth Serbia do të na pranonte në këmbim të territorit. Po të ishte shtet serioz Hashim Thaçi me plot bashkpuntorë të tij do të dënoheshin në Kosovë për tradhëti kombëtare për tentimin e ndarjës së Kosovës. Çka është ma skandalozja në këtë tregim që paratë e taksapaguesëve të Kosovës janë përdorur nga Hashim Thaçi me bashkpuntorë për lobim për ndarje të Kosovës. Dy ambasada (ambasadorë) të Kosovës janë kanë të involvume në lobim për ndarje të Kosovës, në Washington dhe Paris.
2. Pse Gjermanisë i ka pengu marrëveshja e Hashimit me Vuçiqin?
Sepse u kanë marrëveshje me parime e impakte territoriale dhe në thelb kundër konceptit mbi të cilin është kriju Bashkimi Europian. Përpos kësaj ndarja e Kosovës si interes 100% i Serbisë, do të pasonte me ndarjen e Bosnjës, ndarjen e Maqedonisë Veriore dhe gllabërimin e Malit të Zi nga Serbia. Natyrisht kjo nuk do të kalonte pa luftë, e cila këtë rajon përfundimisht do ta largonte nga Bashkimi Europian dhe do ta vendoste nën ndikimin rus. Nga pasojat e luftës do të niste një valë e madhe refugjatësh dhe nuk duhesh me kanë shumë gjeni me qëllu ku do të shkonin ata refugjatë; në Amerikë e Rusi jo, po në Gjermani. Kjo natyrisht do të shkaktonte kaos në Gjermaninë edhe ashtu të lodhun nga
refugjatët sirianë e të tjerë.

3. Pse Mbretërisë së Bashkuar i ka penguar marrëveshja e Hashimit me Vuçiqin?
Sepse siç u tha edhe më lartë, njohja e Serbisë ndaj Kosovës së ndarë do të pasonte me ndarjen e Bosnjës, Maqedonisë Veriore, aneksimin e Malit të Zi nga ana e Serbisë dhe bashkimin e pjesës së mbetur të Kosovës me Shqipërinë (ky i fundit për Serbinë do të ishte i përkohshëm, përderisa të përmirësohen rrethanat për Serbinë për me ia shkëput prap disa pjesë të tjera të asaj që figurativisht do ta quanin Shqipëri e Madhe). Do ta quanin të tillë për me pasë arsye me coptu prap e prap.
Nga këto zhvillime ngjarjesh katastrofale për shqiptarët, Serbia do të dilte territorialisht në detin Adriatik, gjë që është interes strategjik i saj dhe i Rusisë, me ç’rast kjo e fundit do të pozicionohej me baza dhe flotë detare në Adriatik pak kilometra nga Prishtina e Tirana.
Këtë në asnjë mënyrë nuk e lejon Britania e Madhe, dhe e keni pa angazhimin e tyre për çlirimin e veriut të Kosovës nga bandat kriminale të Serbisë, viziten e ish ministrit të jashtëm britanil David Cameron në Kosovë pak muaj mas sulmit terrorist në Banjskë ku simbolikisht mbi hartën e veriut të Kosovës i vendosi flamujt britanik dhe deklaroi që integriteti territorial i Kosovës është interes themelor i Britanisë së Madhe. Këtë përplasje e hasmëri britaniko-ruse na veç po e shohim në variantin më të qartë në Ukrainë.
4. Pse Hashim Thaçi u ngut për me nënshkru marrëveshjen me Vuçiqin në Nëntor të 2020? Sepse Admimistratës Trump 1 i kishin mbetur edhe 2-3 muaj mandat dhe përmes Grenellit do realizonte këtë me lehtësi. Ai e dinte që më ky rast nuk do t’i vinte. Fatmirësisht ka ma të mdhaj se Hashimi, Vuçiqi, Rama e Grenelli. Fatkeqësisht ka shqiptarë si Hashimi e Rama, njëri ish Kryeministër e ish President e tjetri Kryeministër aktual që për interesa personale donin t’i kryenin shërbim të hatashëm Serbisë, Rusisë dhe do ta ndryshonin tmerrësisht hartën e sigurisë së rajonit edhe Europës.

5. Çka do të fitonte Hashimi Thaçi dhe Edi Rama nga ajo marrëveshje, sepse çka do të fitonte Serbia e elaboruam më lartë?
Pjesa e ndarë e Kosovës që do t’i takonte shqiptarëve me gjasë do të bashkohej me Shqipërinë, ku President i Shqipërisë do të zgjidhjej Hashimi dhe Kryeministër i përjetshëm Edi Rama. Këta me propagandën SHIK-iste ndarjen e Kosovës do ta kamuflonin me bashkim kombëtar dhe natyrisht do ta prezentonin si arritje historike.
6. Po pse Hashim Thaçi, ish drejtor politik i UÇK-së, ish kryesues i delegacionit të Rambujesë, ish kryeministër, ish President, lexues i deklaratës së shpalljës së Pavarësisës së Kosovës (të cilen më vonë me tentimin për ndarje të Kosovës praktikikisht tenton ta anulojë), inicues i dialogut “teknik” me Serbinë pas vendimit historik të GJND-së, insistues për themelimin e Zajednicës serbe në Kosovë dhe në fund i arrestuar duke shku me nda Kosovën… ku janë arsyet dhe motivi tij për gjithë këto veprime kundër Kosovës?
Me pak logjikë mundeni me konstatu që është kanë i shantazhum prej Serbisë, ende është. Pse e qysh po ia lë imagjinatës së secilit edhe pse këtu është gjithçka e qartë dhe s’ka vend fare për imagjinatë.
P.S. Në vitin 2026, Trump përsëri President, Grenelli i margjinalizum me ndikim zero, administrata e Trump me strategji zyrtare për mbrojtjen e Kosovës, së shpejti me dokument obligativ për Serbinë për njohjen e Kosovës në kufijt aktual, Hashimi në Hagë, veriu i Kosovës i çlirum nga bandat serbe dhe disa nostalgjikë të pazareve me Serbinë në kurriz të Kosovës duke thurë elozhe e elegji për Hashimin dhe gjykimin e tij në Hagë!
Kosova ka fat dhe gjithsesi miq!




