ARKIVI:
11 Qershor 2026

Portreti i Mërgimtarit, poezi nga Arif Ejupi

Shkrime relevante

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Jusuf Buxhovi për NATO-n dhe trupat ruse në Prishtinë

Jusuf Buxhovi, historian Reagim NATO DHE TRUPAT RUSE NË PRISHTINË - Prej vitesh, politika...

Vlora pas 12 ditësh protesta: mes zhvillimit, korrupsionit, opozitës së lodhur dhe propagandës anti-perëndimore

Luan Dibrani, Durrës Një protestë që nisi si shqetësim qytetar, por po...

Dasma e madhe vazhdon të festohet

Isuf Bajraktari, Suedi Ka libra që i lexojmë për të njohur të...

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Shpërndaj

Arif Ejupi, Gjenevë

Portreti i Mërgimtarit

Poezi

Hapim tunele,
drejtojmë trena e autobusë.
Ndërtojmë ura, lidhim fshat e qytet,
suvatojmë pallate.

Jemi kuzhinierë
dhe lajmë pjata,
ashtu siç bën e gjithë bota.

Arsimojmë e edukojmë të rinjtë,
mbjellim lule në kopshte,
rrisim fëmijët.

Kemi djem e vajza të shkëlqyeshëm
në kimi, fizikë e matematikë.
Bëjmë inovacione në mjekësi e informatikë,
mjekojmë njerëz në spitale
dhe u falim dashuri.

Përfaqësojmë vende në sport e në këngë.
Kemi shpirt bujar,
solidarizohemi me ata që janë në vështirësi,
si në Kosovë, Iliridë, ashtu edhe në Shqipëri.

Shtrojmë sofra
e nderojmë miq.
Ruajmë gjuhë e kulturë.

Festojmë bashkërisht festat
dhe Ditën e Flamurit;
u këndojmë heronjve,
lavdisë dhe kujtesës kombëtare.

Jetojmë në mërgim,
por foletë i kemi atje
ku jetojnë gjyshërit, prindërit,
xhaxhallarët, vëllezërit, motrat e hallat.

Falna një grimë dashuri e respekt,
se nuk ua marrim as diellin,
as ajrin.

Në Kosovë, Shqipëri, Iliridë,
Preshevë e Ulqin
vijmë vetëm
për të zbutur mallin.

Me 11 shkurt 2026

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Një poezi e mrekullueshme që paraqet të vërtetën e kurbetçarëve dhe vërtetë është aftësi e siç thuhet e mjeshtri që me një poezi të përshkruajsh në histori. Urime dhe shëndet poet për këtë poezi ku secili kurbetçar e gjen veten e tij…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu