Mustafë Bajrami paska dalë sot me “pyetje për katolikët”?
Jo për familjet ku fut hundët, jo për hallin e Kosovës, jo për varfërinë, jo për korrupsionin, jo për krizat…
Jo.
Për Mustafën, drama e shekullit qenka kjo:
Pse gratë te Papa duhet me vendos shami? Ku është demokracia?
O Mustafë… ti nuk je analist.
Ti je “inspektor i shamisë” me detyrë të përhershme.
Një lloj policie morale që endet si hije nëpër rrjete sociale, duke kërkuar ku mundet me e futë shaminë — qoftë edhe me zor — në çdo debat.
Vatikanin e zbulove sot?
Vatikan është institucion mijëravjeçar me protokoll.
Si çdo shtet, si çdo oborr mbretëror, si çdo ceremoni zyrtare.
Po çka prite ti, Mustafë?
Me hy te Papa me shapka, me minifund, me selfie-stick, e me thirrë “ku është demokracia”?

Nëse kjo është demokracia jote, atëherë demokracia jote është anarki e injorancës, jo liri.
Pse nuk e pyet veten këtë pyetje në xhami?
Tash të pyesim edhe ne:
Pse te xhamia duhet me u mbulu gruaja?
Pse nuk lejohen “kryeshplutë”?
Ku është demokracia aty?
Ku është liria e gruas aty?
Apo aty, Mustafë, demokracia është e ndaluar me fetva?
Aty paska “rregull hyjnor”, kurse në Vatikan paska “shkelje të të drejtave”.
Sa “parimor” je, more burrë.
Je parimor veç aty ku të konvenon propaganda.

Ti s’ke hallin e gruas — ti ke hallin e shamisë si flamur
Mos na shit moral.
Ti nuk je duke e mbrojtur gruan.
Ti je duke e shfrytëzuar gruan si instrument ideologjik.
Se për ty, shamia nuk është thjesht veshje.
Për ty shamia është projekt politik.
Dhe sot, me një rregull protokolli në Vatikan, ti tenton me bo “gol propagandistik”:
“Edhe katolikët e pranojnë shaminë!”
Jo, Mustafë.
Katolikët e pranojnë protokollin.
Ti e adhuron shaminë.

Ka dallim.
Je bërë “analist i Lindjes së Mesme”, por s’e njeh as oborrin e shtëpisë
Ti guxon me folë për Amerikën, Izraelin, Lindjen e Mesme, diplomacinë…
Ndërkohë nuk e kupton një gjë elementare:
Kur je mysafir, respekton rregullat e shtëpisë ku shkon.
Kaq.
As islam, as katolicizëm, as demokraci, as diktaturë.
Kjo është kulturë.
Por kur njeriu nuk ka kulturë, ai e ngatërron protokollin me “diskriminim”, dhe etikën me “dhunë”.
Ti jeton në Evropë, por mendjen e ke te shekulli i 7-të
Kjo është e vërteta jote, Mustafë:
Ti jeton në Kosovë, por të djeg më shumë shamia e Vatikanit se sa e ardhmja e vendit.
Ti jeton në Evropë, por mendjen e ke te sheriati.
Ti flet për demokraci, por e ke shijen e kalifatit në gjuhë.
Dhe kjo është arsyeja pse s’je i qetë:
sepse të pengon çdo gjë që nuk i nënshtrohet projektit të islamit politik.

“Pyetje për katolikët” — jo, kjo është pyetje për ty
Pyetja e vërtetë është kjo:
Pse ti je kaq i obsesionuar me mbulesën?
Pse ti e mat moralin e shoqërisë me centimetrat e shamisë?
Pse s’na flet kurrë për lirinë e individit kur ajo shkelet në emër të fesë tënde?

Sepse ti nuk je i interesuar për liri.
Ti je i interesuar për kontroll.
Përfundimi: Vatikanin nuk e ka problem shamia.
Problemi është se Mustafë Bajrami e ka problem çdo gjë që nuk mund ta shndërrojë në propagandë.
Ai nuk e kërkon demokracinë — ai e kërkon “demokracinë” vetëm kur i shërben sheriatit.





Mustafë Bajrami paska dalë sot me “pyetje për katolikët”?
Ku paska dale hoxhe Bajrami me kete pytje per ketolikt?
Me fal Zotni Shqiptar Shaljani, pse ti i jep pergjigje pyetjes provokative prej injorantash ketij hoxhes, i cili kerkon sherr?
A je ti perfaqesues i katolikve, qe i pergjigjesh ketij injoranti, i cili dashka me dijte punet e Vatikanit?
Mbasi ky hoxha dashka me dijet punte e Vatikanit, le te pyesin krent e Kishes Katolike te Kosoves.
Ti s’je i ngarkum te japish pergjigje ne emen te Vatikanit.
Por me qe ti don me u fute vullnetarisht ne kete valle me nji injorant, atehere, ti qe je edhe mesues dhe njeri i librave, duhet ma pare ta lexosh dhe ta studjosh mire Kuranin, librin e vetem qe din ky injorant. Aty ti i ke te gjitha pergjigjet qe meriton ky hoxheInjoranti fanatik.
Kalosh mire.