ARKIVI:
6 Mars 2026

Zizi, të duam Aziz Salihu…!

Shkrime relevante

Çun Lajqi: Vjosë, Albin, Glauk, vështirë me ju dashtë ma, e kam dashtë shumë me ju dashtë

Çun Lajqi, Prishtinë Poezi Pushteti i vogël i njerëzve të vegjël Vjosë, Albin, Glauk, vështirë me ju...

“Bac, ende nuk u kry” !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë  “Bac, ende nuk u kry” ! Një...

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

Shpërndaj

Aziz Salihu eshte hero i epokes se sportit kosovar, ai tashme disa jave eshte duke bere njeren nder betejat me te veshtira te tij, luften me semundjen “Alzheimerin”.
Trauma e kokës (Boksierët): Boksierët janë në rrezik për encefalopati traumatike kronike (CTE), një sëmundje degjenerative e shkaktuar nga goditjet e përsëritura në kokë (tronditje dhe goditje nën-tronditëse). Kjo mund të çojë në simptoma të ngjashme me demencën, Alzheimerin dhe ALS-në.
Supermani i boksit kosovar, te cilin nuk arriten ta shtrinin sportistet me te fuqishem te planetit, Aziz Salihu, e dobësojë semundja, gjë që goditi shpirtërisht shumë miq të tij, por edhe shumë simpatizues të tij ane e kend globit. Por shpresojme qe vullneti i tij do ta ngadalësojë procesin. Të gjithë duhet të mirëkuptojnë gjendjen e tij dhe simpatinë që kanë pasur për te ta shtojnë, ashtuqë vete ja e tij të jetë bete ja jonë ai edhe kete beteje do ta fitojë, së bashku me ne, me miqtë e shumtë dhe familiarët e tij.
Aziz Salihu, nje emer i njohur ne sportin e Kosoves, me i njohuri, eshte dalluar per shkathtesite luftarake, tekniken kulminante te goditjeve direkte ne seri, pastaj aperkatet ne trup, varesisht prej kundershtareve, permbi 500 meçe ne ring, shume medalje te fituara, me e dashura medalia e bronzit ne Olimpiaden e organizuar ne Los Angeles, ne SHBA, ky eshte bilansi i nje sportisti brilant.
Boksi konsiderohej sport i burrave, ku masin fuqine me te miret, sidomos ata ne kategorine super te rende, ne te cilen pjesemarresit dallohen jo vetem per peshen mbi 91 kg, por edhe per goditjet e renda rrenuese, qe gjate lufterave te ashpra ne ring ndodhte, jo rralle, qe boksieret te shtrihen ne podium, qe ne gjuhen e boksit quhet “knockout”.
Azizi kishte krijuar emer ne Svetozareve. Ne meçin e pare te tij ne Prishtine kishte perballe knockoutuesin Xhevdet Peci, ky ishte dueli i pare qe percolla ne mes te dy boksiereve te talentuar shqiptare, vigane, me vone Azizi iu bashkangjit Klubit te Boksit Prishtina, ku arriti sukseset me te medha ne karrieren e tij sportive. Meçi edhepse perfundoje baraz. Ishte nje momentum kur simpatizuesit pranuan herojin sportiv me shume dashamiresi dhe ovacione. Me vone fitoret u rreshtuan nen drejtimin e Lah Nimanit dhe Bruno Hrastinskit. Ne nje rreth me mentalitet konzervativ, modestia e Azizit nuk çmohet, as karakteristikat e nje showmani mbreslenes sipas standardeve amerikane. Ai eshte i pari qe organizoi dhe shfaqi festivale ahengu dhe sporti nen qiellin e hapur, duke rikujtuar dhe falenderuar SHBA, Naton, Erdoganin, Adem Jasharin per kontributin qe dhane ne çlirimin e Kosoves. Sipas kutit kosovar Azizi njihet jo vetëm si sportist por edhe organizator i parë i ngjarjeve të mëdha sportive në qendër të Prishtinës për të kënaqur mërgimtarët dhe publikun, ai ndihet për intervistat e shumëta dhe fliste pa dro dhe haptas kritikonte devijimet shoqerore pa hezitim.
Ai njihet edhe si njeri nder kontribuesit me te medhenje te zbutjes se dhimbjeve te debuareve, duke i ndihmuar materialisht dhe duke iu ofruar strehim gjate luftes, ai ishte veteran i clirimit te Kosoves. Rruga e tij e veshtire jetesore, e kishte lene një kohë ate dhe familjen e tij pa strehe, pa pune dhe pa te ardhura. Ne mediat kosovare ka shume keqkuptime, sepse Azizi eshte profesionalisht me i ngrituri ne Kosovë, fal grushtave te tij si shputa e luanit, beri emer dhe u respektua ane e mbane rruzullit.
Aziz Salihu me profesion nuk eshte shkrimtar, por me grushtat e tij shenoi epoken e re te Kosoves, ai rrezoi boksieret me me renome te planetit toke, duke krijuar fame dhe duke ngritur emrin e sportistit kosovar deri ne zenit. Ai nuk eshte shkrimtar, por shkruejti i pari dhe i vetmi historine e levizjes Olimpike ne Kosovë me shkronja te bronzit, ashtu sic ishte medalia e tij e fituar me 1984 ne Los Angeles.
Me Aziz Salihun në një restaurant në qendër të Prishtinës në fillim të dhjetorit 2025… Bajram Kabashi thotë se “Me Zizin” e lidhin shumë kujtime nga kryeqyteti dhe faktin se për Azizin e ka shkruar dhe botuar në vitin 1996 librin “Aziz Salihu, Yll që vazhdon të shndrisë” 
____
Azizit i deshirojme sherim (ose së paku stagnim të sëmundjes, duke pasur mirëkuptim për heroin tonë të gjallë, duke shprehur dashurinë tonë për te….
Zizi te duam, sepse ti na deshe ne Aziz Salihu!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu