ARKIVI:
6 Mars 2026

Sheriati gaboi…, apo “një katolik “për kokë turku”!

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Falja e “namazit” në Tiranë…, njësoj paradë politike – islamike si në Prishtinë, Kamenicë (Dardanë), apo kudo tjetër në “Arnautistan”, me qëllimin dhe synimin e qartë, asimilimin përmes religjionit islam të kombit shqiptar.
Pal Shtufi, Prishtinë
____
SHERIATI GABOI…
Siç e dini, para dy ditësh Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuza Muhamet Haradinajn, i cili ishte akuzuar për hedhjen e simboleve kombëtare në një shportë mbeturinash, në Festën e Ditës së Flamurit.
Pra, gjykata nuk po e shqyrton veprën konkrete, por qëllimin. Për t’i “ndihmuar” gjykatësit, janë ftuar edhe dy dëshmitarë të tjerë – “ekspertë që lexojnë qëllimin” – të cilët, sipas arsyetimit, e kanë ndihmuar gjykatën në këtë vlerësim. Rezultati doli: i pandehuri, edhe pse përdhosi flamurin kombëtar para nxënësve të tij, nuk paskësh pasur qëllim të keq.
Gjithandej botës islame Sheriati beson, nuk ka nevojë për fakte. Mbase faktet janë të tepërta, si në këtë rast ku “të akuzuarit ia lexon qëllimin e keq, ndërsa besimtarit qëllimin e mirë.”
Një katolik “për kokë turku”
Rreth 99 për qind e gjykatësve shqiptarë i përkasin fesë islame, mirëpo Sheriati e kishte gjetur një shqiptar katolik nga Peja për ta shpallur lirimin e islamistit nga akuza. Ky gjykatës quhet Leon Perlaskaj, të cilin mund ta shihni duke e lexuar vendim e Sheriatit.
Me Leonin, ka menduar prapavija e zezë, i lajmë duart si Pilati që i lau për Krishtin dhe jemi rehat. E nxjerrim një katolik para botës dhe lirimi i islamistit nga akuza arsyetohet pa kundërshtime. Këtu gaboi Sheriati.
Ana tjetër
Po të ishte shpallur fajtor i akuzuari, kurrë nuk do të kërkohej një katolik për ta shpallur dënimin e mëritur. Ç’është e vërteta, kjo lojë e tejdukshme, nxjerr në sipërfaqe tërë shëmtinë e kësaj gjykate. Një hetim i drejtë do të mund të zbulonte shumëçka, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë vullnet për një gjë të tillë.
* * *
(Një njeri i zakonshëm, me emër dhe mbiemër katolik, ndoshta nuk do ta pranonte një detyrë kaq të ndjeshme. Meqë nuk dihen rrethanat pse ai e ka pranuar një barrë të tillë, është më mirë të pritet dhe të mos spekulohet)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ç’është e vërteta, kjo lojë e tejdukshme, nxjerr në sipërfaqe tërë shëmtinë e shoqnisë shqiptare në pergjithësi, por që kesajë shoqnie te njollosun me kete ideologjinë islamike, pa tjeter do ti kushtojë shumë shtrejtë në favor te shkjeve t’Ballkanit e aspak ne favor te turkut, njilloj si ne vitin 1913.
    Mandej dalin e ankohen kundra Gjykates se Hages. Si kujton ky popull musliman se po i len kush me lujte teater ne Ballkan/Europë.
    Koka ban, koka pëson.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu