ARKIVI:
18 Qershor 2026

A është e mundur…? Vjosa Osmani kërkoi një gur minerar të “Trepçës” t’ia dhuronte Presidentit Donald Trump, Qeveria nuk ia dha…?!

Shkrime relevante

Kur ndërgjegja vlen më shumë se disiplina partiake

Nga Frank Shkreli ________ “Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni...

Gazi Amerikan, Kosova dhe keqinterpretimet gjeopolitike

Nga Agim Vuniqi, Vashington ____ Në debatin publik është përsëritur shpesh pretendimi se...

Autoritetet e Shkupit godasin grupin e dyshuar ekstremist – islamist

Shkupi nën alarm: Autoritetet godasin grupin e dyshuar ekstremist Publikuar 20:10 17...

Sipas Fadil Malokut, profesorit të sociologjisë nga Prishtina, po i hapet rruga bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

“Hapet rruga për bashkimin Kosovë-Shqipëri me trojet”- Maloku: Trekëndëshi që po...

Shpërndaj

Flori Bruqi, Prishtinë
____
Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në mes dy institucioneve të larta shtetërore. Presidenca dhe Qeveria nuk kanë mundur të pajtohen rreth dhurimit të një guri të “Trepçës” për presidentin Donald Trump.

Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të ia jep Presidencës një gur minerar të ndërmarrjerepça”, të cilin presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar të i dhuronte presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në ceremoninë e inaugurimit të “Bordit të Paqes”

Duke tentuar të kopjonte ish-presidentin Ibrahim Rugova me dhënën e gurëve të “Trepçës” për miqtë e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar që me një “dhuratë” të tillë ta nderonte edhe presidentin e ShBA-së, Donald Trump. Megjithatë, refuzimi që mori nga Qeveria Kurt ajo u detyruar që shefit të Shtëpisë së Bardhë t`i shkonte duarthatë.

Më 17 shkurt, në ditë para se presidentja Osmani të niset për më Uashington, Presidenca i kishte shkruar Muzeut të Kosovës për mundësinë e dhurimit të një guri të “Trepçës”.

Për dhurimin e një guri të tillë, muzeu kishte kërkuar aprovimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Më pas, Presidenca iu kishte drejtuar Ministrisë së Artane Rizvanollit.

Në kërkesën e Presidencës, tregohen arsyet se pse po kërkohet dhurimi i këtij guri.

Në funksion të realizimit të nevojave shtetërore dhe duke u bazuar në interesin publik, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të shqyrtuar mundësinë e dhënies në pronësi të një guri minerar nga Ndërmarrja “Trepça”, për qëllime shtetërore(te bashkangjitur keni ne fotografi). Ky gur minerar do të shërbej ekskluzivisht për përmbushjen e nevojave protokollare. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, mbetemi në pritje të përgjigjes suaj”, është thënë në kërkesën e Presidencës për Ministrinë e Ekonomisë.

Gazeta Nacionale ka siguruar edhe fotografinë e gurit që e ka kërkuar Presidenca.

Arsyet e Presidencës nuk e kishin bindur Ministrin e Ekonomisë për dhënien e një guri të tillë.

Pas pak kohe, Drejtor i Departamentit të Minierave, Skender Sallahi, i ishte përgjigjur Presidencës, duke thënë se nuk mund të realizohet kërkesa e tyre.

Aty tregohet pse nuk mund të pranohet kërkesa e shefes së shtetit.

Te nderuar bazuar ne kohën e shkurtër për te ndërmarr hapat ligjor për realizimin e kësaj çështje ju kërkojmë mirëkuptim për pamundësinë e realizimit të kësaj kërkese. Duke ju kërkuar mirëkuptim ju shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen”, është thënë në përgjigjen.

Refuzimi i kësaj kërkese duket se ka reflektuar raportet e ftohta të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ftohja e këtyre raporteve kulmoi javën e kaluar, kur Lëvizja Vetëvendosje nuk e kishte propozuar Vjosa Osmanin për presidente. Kjo e fundit, para disa dite, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Një ditë pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e Kosovës Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ky dekret është kontestuar nga VV-ja në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e ka pezulluar dekretin, duke vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars 2026.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu