ARKIVI:
4 Maj 2026

Shpifja si armë politike: kur propaganda zë vendin e së vërtetës në Kosovë?!

Shkrime relevante

Elvis Hoxha, filozofi që e zgjon dhe sfidon ndërgjegjen kombëtare

Lirim Gashi, Prizren Nëse dikush do të më pyeste çfarë mendoj për...

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, atdhetarit e intelektualit të shquar nga Tetova

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta...

Mendime, në ditën botërore të lirisë së shtypit

Gani I. Mehmeti  Po. Dëgjova nga emisionet informative televizive për Ditën Botërore...

Ndëshkoni politikanët pa etikë njerëzore!

Florim Zeqa Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës dhe mërgimtar kudo...

Shpërndaj

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Prej vitesh në skenën politike të Kosovës po konsolidohet një kulturë e rrezikshme politike: shpifja, manipulimi dhe propaganda po përdoren si armë për të diskredituar kundërshtarët politikë.
Në vend që debati politik të ndërtohet mbi ide, programe dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, shpesh ai rrudhet, përçudnohet  në akuza të pavërteta dhe ngjarje me rrëfime të fabrikuara, thjesht: në gënjeshtra.
LDK, PDK dhe AAK, parti këto, që kanë dominuar për një kohë të gjatë jetën politike në vend, mbajnë një përgjegjësi të veçantë për nivelin e ulët të veprimtarisë publike.
Në vend të një debati të ndershëm, shpesh kemi parë tentativa për të ndërtuar perceptime përmes shpifjeve dhe insinuatave.
Ironikisht, ideologu serb, Dobrica Qosiç dikur kishte deklaruar dikur se: “Mashtrimi është pjesë e kulturës politike serbe”.
Sot, me keqardhje, duket se metoda të ngjashme po përdoren edhe brenda politikës shqiptare, ku propaganda dhe shpifja shërbejnë si mjete për të ndikuar opinionin publik.
Rasti i fundit lidhet me shpifjen ndaj Albin Kurtit, kinse kishte lidhje me një vajzë serbe, madje ishte paraqitur një fotografi me një grup të rinjsh në Danimarkë. Këtë më së miri e ka demantuar atdhetari, Besnik Lajçi në fzb e tij. Kjo fotografi, është përhapur publikisht pa asnjë provë.
Në të njëjtën linjë, në TV Klan Kosova gazetari Vehbi Kajtazi, para ca kohësh deklaroi publikisht se, librin e Albin Kurtit “Zgjohu” e kanë financuar Devollët. Ky pretendim është i pavërtetë dhe përbën shpifje të pastër. E vërteta është shumë më e thjeshtë: financimi i atij libri është bërë personalisht nga unë. Kjo është një e vërtetë e verifikuar, por, megjithatë është injoruar nga ata që preferojnë metodat e shpifjes.
Kjo nuk është hera e parë që përhapen histori të tilla. Unë personalisht i kam dëgjuar këto pretendime të njëanshme edhe nga ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, i cili në kohën kur ishte Kryetar i Kuvendit i ka përhapur këto akuza përmes tregimeve për “Qebe”, “Golf” dhe histori të tjera të paqëndrueshme që nuk kanë asnjë bazë faktike.
Problemi më i madh nuk është vetëm shpifja, por normalizimi i saj. Kur figura publike, politikanë apo gazetarë hedhin akuza pa fakte dhe pa asnjë përgjegjësi, atëherë dëmtohet jo vetëm reputacioni i individëve, por edhe vetë besimi i qytetarëve në institucionet demokratike.
Kosova nuk ka nevojë për një politikë të ndërtuar mbi rrena dhe manipulime. Ajo ka nevojë për një debat të ndershëm, ku faktet dhe e vërteta të jenë themeli i diskursit publik.
Nëse politika vazhdon të ndërtohet kështu mbi shpifje, atëherë dëmi nuk është vetëm për individët që sulmohen, por për vetë demokracinë dhe kulturën politike të vendit.
Kopenhagë   13. 03.2026

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Z. Zeqiri, per te qene korrekt do te duhej qe fotos se Ramushit me Radojciqin te ja shtosh edhe incizimet e Mimozes me “brate, brate”.

    • Zotri Albert. Nuk dij nga kah jeni, dhe a jeni i Kosoves. Dhe me radhe a e njifni gjuhen serbe apo ndonje gjuhe slave ne ish shtet qe emrohej “Jugoslavija”. Ne gjuhe serbe, pra ne Serbi por dhe ne Bosnje fjala “brate” perdoret si zhargon. Sidomos ne nje diskutim me te nxitur apo ne ndonje diskutim me ton perlarjeje. Te na ne Kosove ne disa vise poashtu perdoret si idiom: “O vlla..”. Nuk e njof personalisht zonjen Mimoza Kusari Lila. Ja njoh burrin, ka studiju ketu ku une jetoj. Nder persona ma zotri e prej shipqtarve qe kane studiju ketu. Por per Mimoza Kusari Lila kam degjuar fjale me te mira nga shume politakan ketu dhe nga afaristet. Nuk dij kush jeni… por disi….gati jam e sigurt se nuk i njifni aq mire as gjuhen serbe e as gjuhe kroate. Por nese i njifni, pra i kuptoni atehere ky postim i Juaj duket pakes… pakes…tendencioz. Gjakovaret ishin dhe jane gjithemone bartes te patriotizmit ne Kosove. Patriotizmit te vetedijesuar. Shume nga ata te Kosoves nuk kane kuptu kush ishte Milan Radoičić. Une kam kuptu. Gati para gjitheve dhe kam shkru per te, shume here. Sepse jam trajnu me vite me i kuptu dhe teroristet serb dhe menyren se si veprojne, cka flasin, si flasin. Mimoza eshte kyq ne diskutime me te, Radoičić, pa kuptu, si duket, kush eshte ai, dhe cka eshte ai. Shumica ne Kosove nuk kane kuptu. Albin Kurti ka kuptu. Albin Kurtit shume qytetar te Kosoves, qe nuk e dojne, i a zejne per te madhe dhe pse ka luftu kunder teroristve ne Veri sepse kinse Bashkesia nderkombetare na zen per te madhe me luftu kunder teroristve ne veri te Kosoves. Ai Albin Kuri e ka perzane ate bande dhe nentoke serbe si dhe agjent te tyre. I ka neutralizu. Dhe Milan Radoičić-in. Sepse eshte I guximshem. Do te e perseris: Sepse Eshte i Guximshem. E tash, Ju Albert gishtin ndoshta kah vehti dhe te mendohuni cfare porosie deshtet te dergoni shqipetarve me kete postim e te formuluar ne kete mynyre e qe mundet te klasifikohet ne kategori: Propagande- Antipropagande- Propagande. Ju e dini… Ne mes tjerash per fund: Ja jeni amator ne kete rast por me Porosi te qellimshme keqedashese, ja jeni profesionist me porosi te qellimshme keqedashese. Ju e dini. Dite te kendshme Ju uroj.

      • Znj. Rexhepi!
        Keni shkruar shume gjatë per te me kundershtuar, por ne fakt nuk that asgjë. Ama bash asgjë.
        Karakterin e znj. Kusari-Lila e njoh shumë mirë. E di qe nuk la parti pa nderruar derisa u akomodua te Albini. E di qe per sa kohe ishte jashtë “perqafimit” te Albinit, kritikat ndaj tij ishin te perditshme dhe teper ofenduese. Te qenurit “burrë zotëri” i bashkeshortit te Mimozes nuk e ben edhe ate te mirë.
        Me pyesni se çfarë porosie desha t’ju dergoj shqiptareve. Po ju tregoj. Porosia ime e vetme ishte qe perdorimi i standardeve te dyfishta eshte shume i demshem per demokracinë tone te brishtë.
        Nuk eshte ne pyetje zhargoni “brate”. Mimoza do te kishte mundur qe Radojçiqin ta quante edhe me “druze”, kjo fare nuk do te ndryshonte gjë.
        Etiketimin tuaj per mua si propagandist-antipropagandist, mendoj se nuk ja vlen ta debatoj.
        Ju pershendes.

        • Zotri. Veshtire eshte te komunikosh me dikend qe nuk prezantohet me emer dhe mebiemer. Ndoshta, po them vetem ndoshta, te e lexoni librin “Imitatori i zerave” te shkrimtarit te njohur austriak Thomas BERNHARD. Tregime te shkurta ne mes cileve dhe tregimi “Imitatori i zerave” sipas cilit tregim emrohet libri. Ndoshta e kuptoni. Nese e kuptoni… keni kuptu. Nese nuk e kuptoni, nuk keni kuptu. Pershendetje.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu