ARKIVI:
4 Maj 2026

Mentor Llugaliu: Dal në mbrojtje të Vjosa Osmanit dhe i përkujtoj të gjitha shpifjet e Vetëvendosjes ndaj saj

Shkrime relevante

Elvis Hoxha, filozofi që e zgjon dhe sfidon ndërgjegjen kombëtare

Lirim Gashi, Prizren Nëse dikush do të më pyeste çfarë mendoj për...

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, atdhetarit e intelektualit të shquar nga Tetova

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta...

Mendime, në ditën botërore të lirisë së shtypit

Gani I. Mehmeti  Po. Dëgjova nga emisionet informative televizive për Ditën Botërore...

Ndëshkoni politikanët pa etikë njerëzore!

Florim Zeqa Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës dhe mërgimtar kudo...

Shpërndaj

Për me kanë shpifjet e suksesshme duhet me kanë në përputhje me logjiken. Krejt shpifjet e Vetëvendosjes kundër Vjosa Osmanit janë të palogjikshme, prandaj dalë në mbrojtje të saj:
1. Vjosa Osmani deshi të bënte puç
– Vjosa Osmani është në pushtet. Qysh mundet me bo puç dikush kundër vetëvetës? Nëse është fjala puç kundër Qeverisë, shtrohet pyetja kush i ka faj Albin Kurtit që me gjithë ata numra nuk mundi ta zgjedhë Presidentin dhe ta evitojë “puçin”?
2. Vjosa Osmani e pengoi zgjedhjen e Presidentit të ri
– Qysh mundet me pengu zgjedhjen e Presidentit dikush që nuk e kontrollon asnjë deputet në Kuvend? Tentimi që paaftësinë e Albinit me shitë si pengim të Osmanit është tentim pa pikë logjike.
3. Vjosa Osmani tradhëtare
– Kur e kuptoi VV që Vjosa është tradhëtare? Naten e 5 Marsit apo diten e 6 Marsit kur e shperndau Kuvendin sepse 2-3 ditë ma herët nga Albin Kurti Vjoses iu ofrua Ministria e Arsimit e ma vonë edhe Ministria e Jashtme. Qysh me ju ofru këto dy ministri të rëndësishme një tradhëtarje?
4. Vjosa Osmani plane me Edi Ramen e Grenellin
– Plotësisht e pavërtetë. Nëse gjykojmë sipas fotografive e takimeve shumë ma shpesh është taku Albin Kurti me Edi Ramen e Grenellin se sa Vjosa Osmani. Kjo natyrisht nuk e bon as Albinin tradhëtar e as Vjosen.
5. Vjosa Osmani është pjesë e planit për ndarje
– Ky konstatim përpos që është i pavërtetë, tregon edhe më shumë për paaftësinë e një qeverie me krejt resurset për me hetu një plan për ndarje më herët se naten e fundit të zgjedhjes së Presidentit të ri.
Ky konstatim është poashtu krejtësisht jologjik sepse është pikërisht Vjosa Osmani ajo që i ka kërku Sekretarit të Jashtëm Amerikan, Marco Rubio, garantimin e integritetit territorial të Kosovës, kërkesë kjo që më vonë u inkuadrua në përmbajtjen e letrës së Presidentit Trump dërguar Presidentës Osmani për përvjetorin e Pavarësisë me 17 Shkurt. Ishte hera e parë që një President Amerikan përmendi publikisht integritetin territorial, dmth paprekshmërinë e kufijve të Kosovës.
Insistimi në këto rrena/shpifje disa militantë të Vetëvendosjes përpos që po i shfaq si të palogjikshëm, po i bon me u dukë edhe shumë të poshtër!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. ZOTRI. Kur Ju e perdorni prefiksin per parti qe fitoi 51% te votave te qytetarve te Kosoves, e perdorni prefiksin “disa militantet e Vetvendosjes” me kete ju i etiketoni dhe ata qytetaret e Kosoves qe votuan dhe per ata “disa milaitant”, te Vetvendosjes. Sovrani i Kosoves eshte qytetari i Kosoves, zotri. Me radhe votuesi. Vjosa Osmani nuk u zgjedh dretperdrejt nga qytetaret e Kosoves, por e zgjedhi, e votoi Parlamenti i Kosoves atehere kur e votoi, pra kur e zgjedhi. Sa antar jane ne Parlamentin te Kosoves? 120 apojo? Nga te cilit 100 zgjidhen ne Zgjedhje te lira parlamentare e drejtperdrejta, e 20 vende jane te rezervuara obligueshem per pakica ne Kosove. Pra me aktin e shperndarjes te parlamentit, Vjosa Osmani i tradhtoi shume nga ata ne Parlament qe votuan per te ne mandatin te meparshem. Dhe ky gjest emrohet si…? Mos te flasim sa dame dhe financiare i beri direkt qytetarve te Kosoves, Vjosa Osmani me kete akt qe ne vehte perbman, pa asnje dyshim, mosrespekt te sovranit te Republikes te Kosoves, votuesit gjegjesisht votuesve. Dhe me radhe sa me kete akt kjo presidente, e qe i skadon mandati recent, ne nje menyre nga inati mbrenda nates e shperndan Kuvendin e Kosoves dhe tregon HAPTAS se nuk e respekton sovranin e Kosoves, gjegjesisht qytetarin- votuesin te Republikes se Kosoves si dhe ata ne Parlament qe votuan per te. Dhe me kete gjest tutje i demtoi dhe cdo qytetar te Kosoves, dhe tutje cenoi stabilitetin e shtetit te Kosoves ne keto kohera tejet te veshtira dhe mardhenie te komplikuara gjeopolitike dhe gjeostrategjike botrore, e me radhe dhe te pozites te Kosoves ne keto dhe kesi rethana, qe shume lehte mund te e dobsojn poziten e Kosoves, pa asnje dyshim. E ne momentin kur ajo, Vjosa Osmani nuk i a shtron doren Donika Gervalles te ngritet, e kur e shtyjne dhe e rrezojne per toka dy- tre mashkuj te LDK-se, Vjosa Osmani me kete gjest, dhe shperndarjen e Parlamentit mbrenda nates, tregon se nuk ka meshire per askend, e as per Kosoven kur eshte ne pyetja Ego i saj, e per fat te keq… Ego Puro NARCISTIK.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu