Cilët jeni më në zor, ju si kryeakademik apo e tërë akademia shqiptare që po dalin në dritë fakte e mbi fakte , të mohuara dhe me qëllim të fshehura? Kush po iu shtrëngon bulonin e lirisë së shkrimit ?
Jo fort larg në kohë , unë pata shkruar :” Do të lundroj me këtë shkrim t`imin ( me një lundër pra , sepse nuk kam më shumë mundësi ) mbi valët e një oqeani të madh të dijës dhe shkencës shqiptare . Një Oqean që të mbërthen dhe nuk të le të dalësh jashtë , sepse është aq i madh , i qetë e plotë thesare , dhe shëtitja me një lundër është ndoshta edhe ofendim. Mbi këtë oqean të pellazgollogjisë , duhet ndërtuar anije të madhe e speciale për të nxjerrë nga thellësitë e tij , të gjithë thesarin nga një njeri i cili duhej të internohej nga bretkosat zë shterura dhe llomotitëse.
Myzafer Korkuti shkruante:
“Në këto 10-15 vitet e fundit, në vendin tonë janë botuar mbi 20 libra, me rreth 6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së tejla shtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja pellazgjike.
Kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik, nga disa prej intelektualëve e studiuesve të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë, pas viteve ‘90 të shekullit XX, erdhi si rezultat i ndryshimeve demokratike në të gjitha fushat e jetës ekonomike e shoqërore dhe i mundësive të reja për të shprehur lirisht, si pasojë e mundësive më të mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si individ dhe si shtëpi botuese.” shkruante para një viti , kryeakademiku në“Gazeten Shqiptare”
Ç’farë ju pengon kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik ?
Dhe keshtu gati u harrua çështja pellazge.
Me 16 mars 2026


