ARKIVI:
16 Mars 2026

Luljeta Pula për librin e Vuksan Kolës, “Historia e psikiatrisë së Shqipërisë”

Shkrime relevante

Fluska* e fusnotës u shkri pas 13 vitesh

nga Abas Fejzullahi Një fjalë e urtë nga thesari popullor thot mes...

Kosova nuk ka luksin të rrënojë vetë liderët Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që forcuan sovranitetin e saj

Luan Dibrani, Gjermani Polarizimi politik dhe rreziku i harrimit të arritjeve Në...

Shqiptarët krenarë me binomin Vjosa-Albinin

Parresidentja Vjosë Osmani me  -U.S.  -Army War College -     Idriz Zeqiraj, Gjermani  ______  ...

A ka nevojë Kosova për rikthimin e një lideri të provuar?

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan  Në momente të caktuara historike, shtetet përballen...

Shpërndaj

Prof. Dr. Luljeta Pula

NË SHENJË RESPEKTI DHE NDERIMI PËR PUNËN E PËRKUSHTUAR SHKENCORE, PEDAGOGJIKE, MJEKËSORE DHE PER AKTIVITETIN E DENDUR BOTUES TË MJEKUT TIM, NJËSHIT TË PSIKIATRISË SHQIPTARE ANDEJ DHE KËNDEJ KUFIRIT, PROF. DR. VUKSAN KOLËS, ME RASTIN E DALJES NE PENSION!

NJË LIBËR I PROF. DR. VUKSAN KOLËS QË MË MREKULLOI!
HISTORIA E PSIKIATRISË SË SHQIPËRISË
Mbeta vërtetë e mrekulluar dhe shumë e impresionuar nga ky libër i mjekut tim të shtrenjtë, PROF DR. VUKSAN KOLËS që mban titullin ‘’HISTORIA E PSIKIATRISË SË SHQIPËRISË’’! Një punë kolosale dhe shumë e rëndësishme e me shumë vlerë! Një testament kaq i çmuar për gjeneratat e ardhshme, i historisë njëshekullore të Psikiatrisë së Shqipërisë!
Një punë aq serioze, grandioze dhe analitike për rrugëtimin historik të psikiatrisë shqiptare meriton çdo vlerësim, çdo nderim dhe respekt! Ky ishte vetëm njeri nga shumë librat e profesorit të nderuar, të botuar ndër vite për të cilat nuk isha ne dijeni.
Duke lexuar librin, e para që më shkoi ndërmend ishte ideja se mbase edhe ndonjë nga psikiatrët e Kosovës do të mund të bënte një të tillë, për historinë e Psikiatrisë së Kosovës, nëse një e tille ende nuk ekziston!
Ishte mbresëlënës sistemimi i periudhave të zhvillimit të Psikiatrisë shqiptare, organizimi i të dhënave, qasja kritike dhe analiza e sinteza e shënimeve dhe dorëshkrimeve të shumta, si dhe vështrimi polivalent i historikut. Një ndarje shumë e saktë e fazave të zhvillimit, e definuar me korrektësi, që determinonte horizontin e zhvillimit në kohë dhe cilësi. Një analizë e hollë, shumë e sistemuar dhe programuar, tepër përmbajtësore dhe me mesazh të qartë. Shpjegimi i vetë zhvillimit të psikiarisë në etapa është kaq i qartë dhe përmbajtësor e aq i thellë, saqë lexuesi në çdo faqe të librit ndjen evoluimin e këtij zhvillimi. Më pas është impresionues theksimi i autoriteteve kryesore të Psikiatrisë shqiptare, vlerësimi i rolit të tyre dhe kontributit kyç në zhvillimin e saj, analiza e thellë e punimeve të tyre dhe evoluimi i zhvillimit shkencor si rezultat i këtij kontributi.
Ishte bërë një punë e jashtëzakonshme në grumbullimin e të dhënave dhe analizën e vërtetësisë së tyre, hartimit të kritereve për përfshirjen e tyre në këtë historik të psikiatrisë, të problemeve e strukturave të ndryshme në të gjithë vendin, si dhe te personaliteteve e individëve të veçantë që kishin lënë gjurmë të rëndësishme në zhvilimin e saj. Punë e jashtëzakonshme dhe me saktësi e vlerë të lartë. Veçanërisht është me vlerë qëndrimi personal e kritik i autorit ndaj veprimtarive dhe ngjarjeve të rëndësishme, të cilat sillen në libër në formë ditari, sigurimi i informacionit nga një numër i madh autorësh si dhe i konsultimeve të shumta me mjekë psikiatër që kanë jetuar vetë ngjarjet dhe kanë bashkëpunuar me personalitetet më të rëndësishme të psikiatrisë së Shqipërisë.
Libri përmban sqarime të detajuara të ecurise së historikut të zhvillimit të psikiatrisë duke inkorporuar shumë punime shkencore, profesionale, botime të teksteve të specialistëve, shumë konsulenca, simpoziume, informacion për shoqatat e krijuara, evoluimin e terapive të zbatuara në hap me kohën, trajtimin polivalent të pacientëve, avancimet shkencore të personelit dhe publikimet përkatëse.
Nga gjithë kjo thellësi e qasjes analitike informacioneve , ngjarjeve, figurave të rëndësishme në ecjen e psikiatrisë shqiptare natyrshëm vjen ideja e autorit dhe sugjerimi i tij për ngritjen e një strukture administrative kombëtare, e cila do të merrej me koordinimin dhe menaxhimin e te gjithë problematikës që lidhet me zhvillimin programor të të gjitha shërbimeve psikiatrike në vend.
Duke lexuar me kujdes këtë libër dhe duke parë respektin e jashtëzakonshëm që shprehet nga AUTORI për psikiatrin, ndër më të mëdhenjtë që ka pasur Shqiperia, PROF.DR. ULVI VEHBIU, më shkoi ndërmend se mbase do të duhej që Shoqata, ‘’Lidhja e Psikatërve Shqiptarë’’, LPSH, që shtrihet ne Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni, të mbante emrin e këtij psikiatri shume të dëgjuar. Kaq për librin!
Prof. Dr. Vuksan Kola
Ndërsa unë e them me sinqeritet të plotë se, edhe pse në libër pashë figura të shquara të Psikiatrisë shqiptare, as i famshmi Prof. Ulvi Vehbiu, as e nderuara Dr. Tefta Pikuli dhe as psikiatrit në fotot e vendosur në fund të librit, asnjeri prej tyre, as individualisht e sebashku, mua nuk do të mund të më ndihmonin ashtu siç më ka ndihmuar autori i këtij libri, PROF. DR. VUKSAN KOLA. Jam e bindur për këte, sepse tek ai janë të kombinuara, të ndërthurura në mënyrë simfonike, niveli i larte profesional, shkencor dhe intelektual si te asnjë tjetër. Veç tyre etika, qëndrimi ndaj pacientit, leximi i shkëlqyer i personalitetit të tij, sjellja e duhur, fjalët e pakta, të prera dhe të vendosura, personaliteti i tij që imponon, besimi që ai ngjall te pacienti, me një fjalë, një ndërthurje komplete e të gjithë cilësive dhe virtyteve me te larta të një psikiatri model! Dhe sigurisht, cilësitë dhe virtytet e veçanta të tij, bashkë me trajtimin e duhur terapeutik janë ato që sigurojne suksesin.
Faleminderit i nderuar PROF. DR. VUKSAN KOLA!
Jeni psikiatri emblematik, ikona e Psikiatrisë Shqiptare, andej e këndej kufirit, Njëshi i Psikiatrisë Shqiptare, një erudit i vërtetë e figurë poliedrike, që te mahnit me nivelin kulminat intelektual, shkencor, profesional dhe pedagogjik, psikiatri – them unë – me cilësi, nivel dhe përmasa ndërkombëtare!
Prishtine, më 16 mars 2026

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Bukur shumë e dashura dhe e respektuara profesreshë e imja në FMP e vitit shkollor 1970/71.
    Faleminderit që na sollët këtë shkrim në Drini.us për profesorin e mirënjor shqiptar prof.dr.Vuksan Kolaj.
    Do jua dinim përnderë të dijmë ku mund ta gjejmë këtë libër të 1-shti të psikiatrisë shqiptare “historia e psikiatrisë shqiptare”.JU përshendes dhe të urojë shëndet të mirë dhe punë të mbarë juve si nënë, moter, grua dhe profesoreshë e jona e dashur.
    Ish studenti i juaj !

    Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi, nga Prishtina.

  2. Pak biografi p╒ prof.dr. VUksan Kolaj : Lindi në Dukagjin me 3 Shkurt 1955 dhe mbaroi Shkollën fillore në vendlindje (1962-1966),
    ndërsa arsimin 8-vjeçar në Shkollën “11 Janari” (1967-1971) dhe të mesmen në Gjimnazin “29
    Nëntori” (1971-1075) të qytetit të Shkodrës.
    Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, gjatë
    viteve 1977-1983. U emërua pedagog i lëndës së Psikiatrisë në Katedrën e Neuropsikiatrisë,
    Tiranë, direkt mbas mbarimin të fakultetit me 1 dhjetor 1982.
    Specializohet “Psikiatër i përgjithshëm” në Shërbimin e Psikiatrisë, QSU “Nënë Tereza” (1983-
    1984). Fusha e ngushtë e studimeve: “Psikiatria e të rriturve” dhe nënspecialiteti: “Skizofrenia”.
    Specializime afatshkurtra jashtë shtetit: në Qendrën Akademike të Amsterdamit, Hollandë
    (Programit TEMPUS); Salzburg-Cornell Seminar “Neurosciencies”, Austri; në Internacional
    Center for Psychosocial Trauma, Missouri, SHBA; në “Vienna School of Clinical Research“,
    Vienë, Austri; mbi “Organizimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Birminghamin e
    Veriut”, Angli: mbi International Recommendations and Experience in Mental Health Policy
    Development – Introducing EU Standards”, Sofje, Bullgari etj.
    Aktiviteti pedagogjik:
    • Psikiatri e përgjithshme (dhënë leksione e praktika) studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
    (degët: Mjekësi e përgjithëshme, Stomatologji dhe Farmaci); specializantëve të Psikiatrisë;
    specializantëve të Mjekut të familjes dhe Psikiatri ligjore studentëve të Fakultetit Juridik.
    • Trajnuar ekipe multidisiplinare (dhënë leksione e praktika psikiatërve dhe specializantëve)
    për ngritjen e qendrave komunitare në Shqipëri – Projekt i OBSH-së, Tiranë, (2000).
    Botime:
    • Skizofrenia (Monografi, 2002).
    • Antipsikotikët e rinj (2003).
    • Simptomat e çrregullimeve mendore (Tekst mësimor ndihmës për studentët dhe
    specializantët e Mjekësisë), botimi I-rë 2004; ribotim 2008; botimi i II-të 2013.
    • Barnat antidepresive, 2005.
    • Psikiatria (shqipëruar nga anglishtja), 2006.
    • Barnat qetësuese-gjumëdhënëse dhe kundër ankthit, 2008.
    • Barnat stabilizuese të humorit, 2010.
    • Historia e Psikiatrisë së Shqipërisë, 2016.
    • Shenjat dhe simptomat e çrregullimeve mendore (Tekst mësimor ndihmës për studentët e
    Mjekësisë), 2017.
    Grada dhe tituj shkencorë:
    • “Kandidat i Shkencave” me temën: “Skizofrenia paranoide” (1991).
    • “Doktor i Shkencave” (1993).
    • “Profesor i Asociuar” (2004).
    • “Profesor” (10 shkurt 2016).

    Adresa e punës:
    Fakulteti i Mjekësisë, UM, Tiranë
    Shërbimi i Psikiatrisë, QSU “Nënë Tereza”, Tiranë
    E-mail: lpsvkola@yahoo.com

    Telefon: 0682 470 3231

    Me respekt
    Flori Bruqi, PHD Prishtinë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu