ARKIVI:
17 Mars 2026

Një zonjë e madhe…, u bazua në emocione, jo në Kushtetutë

Shkrime relevante

Redaksia e Drinit i kërkon falje z. Delija Balidemaj, rreth shkrimit të Isuf Bytyqit

Redaksia e Drinit i kërkon falje zonjës Dipl.Ing. Delija Balidemaj, rreth...

Si u themelue Gjykata Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë         KUJTË I PËRGJIGJET...

E keqja përballë së keqes: Reflektim filozofik dhe etik mbi urtësinë popullore dhe përvojën evropiane

Nga Safet Sadiku ____ Ese filozofike Në të kaluarën, në shumë shoqëri, përfshirë edhe...

Një zonjë e madhe…, u bazua në emocione, jo në Kushtetutë

Lis Bukuroca, Gjermani Në fillim: Nuk ka asnjë ligj në Kushtetutën e...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani

Në fillim: Nuk ka asnjë ligj në Kushtetutën e Kosovës që autorizon kryetaren të shpërbëjë Kuvendin pa përfunduar procedurat.

Dy, dekreti ishte akt juridik arbitrar.

Tre, Vjosa Osmanin e konsideroj, megjithatë, politikane më të përshtatshme për kryetare tani. Domethënë, mbështes aftësitë e saj, por jo gabimet e saj.

Katër, shkeljet e Kushtetutës duhet denoncuar, pa marrë parasysh se kush i bën. Shteti i takon popullit, jo politikanit.

Pse?

Sepse, kur liderët e partive nuk arrijnë të zgjedhin Presidentin, nuk është logjike të shpërndahet Kuvendi, të cilin e ka zgjedhur populli, sepse në këtë mënyrë ndëshkohet dhe dëmtohet edhe vetë populli, pa asnjë faj. Edhe buxheti.

Sipas nenit 84 të Kushtetutës, Presidenti është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky rol nënkupton ruajtje dhe stabilitet institucional, jo rrënimin e tyre.

Presidentja ka rol formal: të shkruajë një akt juridik, por vendimi buron nga përfaqësuesit e popullit, deputetët, të zgjedhur nga populli, e jo nga kryetarja, e cila është zgjedhur me kompromisin e liderëve të partive politike.

Është një absurditet i llojit të vet kur Presidentja shpërndan Kuvendin pa pëlqimin e këtij të fundit dhe pa përfundimin e procedurave të parapara me Kushtetutë. Kjo ngjan si kur fëmija vendos të shpërbëjë krijuesit e vet, prindërit.

Një akt i tillë përmbysi hierarkinë e përfaqësimit demokratik. E ka dëmtuar shumë imazhin e Republikës, sepse Presidentja e shpërndau Kuvendin pa pëlqimin e tij, pa dijen e tij, pa dështimet e tij që i përkufizon Kushtetuta.

Kur brenda 60 ditësh nuk formohet Qeveria; kur për shpërndarje votojnë dy të tretat e deputetëve dhe kjo formalizohet me dekret të Presidentit; kur brenda 60 ditësh nuk zgjidhet Presidenti; si dhe pas një votimi të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Ose, sipas nenit 86, kur zgjedhja e Presidentes dështon pas tre raundeve. Por nuk u mbajt asnjë, opozita bojkotoi.

Askund nuk thuhet se Presidentja mund të shpërndajë Kuvendin me vullnet të vetin; shpërndarja është pasojë kushtetuese dhe kryetarja vetëm e zyrtarizon atë. Ajo nuk ka kompetenca ligjore, as autorizim të lëshojë dekret pa përfunduar procedura ose pa marrë vendim Kuvendi për t’u shpërndarë.

Zhgënjimi rritet kur marrim parasysh profilin e lartë arsimor të Presidentes, juriste, dhe faktin që ajo qenka konsultuar me dhjetëra juristë të tjerë. Dhjetëra do të thotë 20 deri 30 e më shumë. Në fakt, nuk i duhej askush, vetëm leximi i dy neneve nga ajo vetë. Nëse po, atëherë dy-tri juristë të mirë, jo dhjetëra mediokritete. Dhjetëra sharlatanë. Dhjetëra pseudojuristë.

Kushtetuta nuk lejon mllefin vetjak apo hakmarrjen politike. Ajo parashikon procedura që synojnë ruajtjen e shtetit dhe kërkon një proces të rregullt, jo një nxitim për ta mbyllur Kuvendin pa u shteruar të gjitha mundësitë ligjore.

Sidoqoftë, për ta shpallur atë dekret si antikushtetues, Gjykatës do t’i mjaftonin dy orë. Janë shtatë gjyqtarë, domethënë katërmbëdhjetë duar, katërmbëdhjetë sy dhe vetëm disa çaste përqendrim për të lexuar dy nene. Mirëpo, për ta “legjitimuar” atë shkelje, Gjykata Kushtetuese do të shpenzojë javë të tëra për ta veshur vendimin me akrobaci juridike. Antikushtetuese.

Në fund, Vjosa e madhe e zvogëloi vetveten. Megjithatë, e meriton rizgjedhjen dhe uroj të ketë mësuar se shteti drejtohet me arsye të shëndoshë, jo me emocione.

PS: Presidentja nuk e arsyetoi dekretin me ligje, por me tone të ashpra ndaj atyre që nuk e zgjodhën, me dhunë verbale. Kjo ishte për keqardhje. Një këshillë në fund: më mirë të pranoni gabimin dhe të pendohuni, sesa ta mbroni atë me kokëfortësi.

Kjo do të dëshmonte edhe për madhështinë dhe profesionalizmin e Tuaj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu