ARKIVI:
17 Mars 2026

Si u themelue Gjykata Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shkrime relevante

Trump: Duhet të rivlerësojmë marrëdhënien tonë me aleatët

President Donald Trump points to a bust of Winston Churchill as...

Redaksia e Drinit i kërkon falje z. Delija Balidemaj, rreth shkrimit të Isuf Bytyqit

Redaksia e Drinit i kërkon falje z. Dipl.Ing. Delija Balidemaj, rreth...

Si u themelue Gjykata Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë         KUJTË I PËRGJIGJET...

E keqja përballë së keqes: Reflektim filozofik dhe etik mbi urtësinë popullore dhe përvojën evropiane

Nga Safet Sadiku ____ Ese filozofike Në të kaluarën, në shumë shoqëri, përfshirë edhe...

Shpërndaj

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë        

KUJTË I PËRGJIGJET KJO GJYKATË

  1. Serbët para Hitlerit i përdorën metodat e kampeve të përqëndrimit

Sot është bërë modë që “klani yt politik” të veprojë: omnia contra omes ( të gjithëkundër të gjithëve). Sot viset shqiptare janë të mbushura me kundërshtarë politikë, seicili në hasmeri me tjetrin e jo në konkurencë për organizim të sigurisë dhe shtetit më të përkryer, në shkencë, kulturë dhe art,në organizim të investimeve të huaja, në hapjën e vendeve të reja të punës, në avansimin e të drejtave të njeriut. Por, jo çdo gjë në shoqërinë politike shqiptare nuk mundesh për t`ua lexuar dhe sqaruar synimet e kundërshtarëve, sepse në arsimi, janë të cekt në kulturën politike, fakt ky që tregon se lexojnë fare pak për t` u përballuar me zhvillimet shoqëroro ekonomike dhe  tregun në përgjithësi. Sot këta “mullajtë dhe priftat” tanë të gjithëdishëm,me miekrra dhe pa to, po sillën kinse Zoti i ka dërguar si kujdestar në shoqërinë tonë, për ta na treguar si duhët të vishemi, si duhet të jetojmë,si dhe ku duhët të shkollohemi dhe kur duhët të vdesim dhe kush do të na gjykojë atje.Dhe ky realitet ndodhë, thue se ne duhet vetëm të mendojmë për gjykimin, duhet të friksohemi e jo të jemi të sinqertë dhe të patrembur prej askujtë.

Sot dihet publikisht se para Hitlerit, serbët nga viti 1807, kanë pasë progarm për asgjasimin e hebrejëve. Por serbët tash po dalin në TV e pa fie turpi po thonë se: “ne i kemi ruajtë hebrenjët”. Ndërsa dokumentët flasin se më 1941/2 gazatat e tyre shkruanin për shoqërinë e pastër serbe nga hebrenjët. E këta serbët, ende po mendojnë se ato fakte i ka hangër terri. Jo, ruhet me kujdes, të paktën nepër arkivat ku i dërgonin ato gazeta me adresë. Aty  pata hasë edhe në këtë kurdisje IDIOCIVE, kur popi i Deçanit, i thot një murgeshe shtatzënë (!!!), që: “ kur  ta lindësh fëminë, hudhe në zjarrë dhe akuzoni Aranutët, sikurse Hitleri jahuditë”. Dhe popi mëtej tha: “Zoti  pastaj nepërmjet Krishtit, do ta mëshiron murgeshën”. Dhe murgesha porosinë e bëri  realitet më 1890. Për çka tash duhet ta bëjmë AGJUSTATURËN  historike të murgeshës me fantazinë e historianit Dr Millan S. Protiqit, në fillim të shekullt XXI, për kurdisjën e: “traspalntimeve të organeve njerëzore në Shtëpinë e verdhë”, ku torishta e bagëtive është nja 50 metra largë. Madje këto ditë Kryetarja e Gjykatës Speciale ish zavndës prokurorja e pushtetit komunist në Bullgari (Ekatarina Trandafillova), i akuzon ata që i reagojnë Specialës se: “Janë më terroristë se këta në Hagë”. PO, ne që jemi shqiptarë e kuptojmë se çdo akuzë në Evropë bëhet luftë kryqzatë që të na amputohët, kurse të tjerëve u lejohet!

2. Si u kurdis intriga e trafikimit organeve njerëzore?

Për ta çëndisur mirë këtë intrigë, Beogradi ngadal e solli ambasadroin e vet nga SHBA nëZvicër (Dr Millan S. Protiqin- nga lloza e Ballkanikusit-Dr Stojan Protiq, i njohur me Programin për likvidimin e Arnautëve  më 1920). Dhe, Dr Millani i Protiqve për një kohë REKODRE e lëshoi skenarin në etër se: “Drejtuesit  e UÇK (duke plasuar emra të njohur) “kanë vararë e masakruar serbianë  dhe shqiptarë të nderëshëm; madje, ua kanë nxierr organet në një shtëpi të Malësi të Madhe”, ku torishta e bagëtive është 50 metra largë;  madje  edhe oborri, ka bagla të freskëta bagëtish; madje aty  sipas dr  M. S. Protiqit bëhej “transpalntimi”!!!. Dhe Evropa politike dhe diplomatike me mjekësi “supermoderne” kësaj rrene dhe mashtrimi serbian i besoi.

Nga ajo kohë e tutje ne kemi shtruar vetëm një pyetje: Ku jeni mjekë të botës pa kufi, ngrituni e thuane të vërtetën, sepse vuajtjet e shqiptarëve pastaj nuk ju amnestojnë mësa Hitlerin, Milloshin, Araknin, Vuçiqin, Daçiqin,Odalloviqin, Llazareviqin e shumë oficerë xhelatë urdhërdhënës ushtrak e policor, me kryetar të komunave dhe partive varstare serbe, në të cilat ka pasë edhe “poshteni albanca”, që kanë qeshë kur shqiptarët janë masakruar me sharrë motorrike publikisht, për t` u trishtuar masa refuxhate shqiptare.Madje thuhet se aty dy oficer me grada të larta ruse janë zgërdhi dhe e kanë shiquar tërë krimin me sy. Këtë skenar Millan S. Portiqi i Ballkanikusi-ai që 132 fshatra të Kosovës 1919-1921 i shndërroi në KREMATORIUM, madje vetëm në Prapashticë i maskroi 1010 gra, fëmi , pleq e plaka, për një ditë, dhe për krimin nuk është përgjegjur kurrë edhe pse ka pasë peticione drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë. Ndërsa lloza e Stojan Protiqit, në pozitë prej diplomati, në zemër të Evropës, DR. Millan Protiqi në dekadën e parë të shekullit XXI , me shumë vështersi ia la në dorë akuzën e trilluar Prokurorës Karla del Ponte.E pastaj xhelatja zyrtare shkroi libër, që u botua me para të pista drogerie serbiane. Në këtë skenar serbian u inkuadrua edhe Dik Marti,i cili flet italisht dhe shtihet si frankofon,që  kishte krijuar famë për një punë tjetër, dhe pas shumë peripetive,drekave dhe darkave nepër Llugano , Bern e Lozanë e deri në Gjenevë, pranoi dhe arrijti “prodhimin e vet ta plasoi në Këshillin e Evropës, pikërisht atë ditë kur numri i deputetëve ishte i favorshëm për te, sepse me apo pa qëllim, DY DEPUETË SHQIPTARË MUNGONIN në Këshill (njeri nga Shqipëria, tjetri nga Maqedinia e Veriut-hulumtoni kush janë ata dhe  a janë korruptuar prej ndokujtë?!).

Mjerishtë në këtë pazar të pist që vetëm FBI ose CIA  do të kishin FUQI për ta zabrdhë, do të përzihet edhe Karla Del Ponte “nga korrneri”, e cila tërë punën e shndërroi në një libër kujtimesh, ku intriga dhe halucionacioni idiociv, e shpërblen FAJDEN, që është paguar, jo nga KGB por nga BIA serbiane e Beogradit. Krejtë ky  galimatias ngjanë më 2011, kur në BE do të krijohet Komison i veçant që i vlerësoi akuzat e Dik Martit.Atëbotë, Prokurori i parë nga Peruja Frano Barambieri, pas një hulumtimi, do të konstatojë se akuza kundër UÇK-ës, ngritet mbi një bregora rreansh, prandaj do të largohet nga detyra. Ky largim i prokurorit të njohur  peruan në botë e bindi KS OKB që të qëndrojë edhe më largë Gjykatës Speciale raciste, sepse është në kundërshtim me të gjitha Rezolutat e KS OKB, e sidomos është  në kundërshtim me Rezolutën për DEKOLONIZIMIN  NË BOTË nga viti 1960. Pas këtij realiteti, kurdisjet bizare do të i merr në kompetencë,  BE më 2014. Madje KE, do ta emrojë Clint Wiliamsonin (SHBA) prokuror në vend të F. Barajbierit (Barambierit?). Por,  Wiliamson do ta le punën pas një kohe, sepse filloi t` i dyshoi hies së vet. Kështu shumë pyetje do të mbesin në gjysëm të rrugës, krejtë me qëllim që dikush nga miqët e tij, ta vazhdojë punën, duke agjustatuar shumë të pavërteta, pale prej të gjithave mos ndonjë po i dhezë dhe e siguron një rrogë të majme nga “ derrat e koperativës së Stalinit dhe Todor Zhivkovit”. Madje u gjetën gjykatës  për  më ia “ruajtë fytyrën”  Këshillit të Everopës,veproi me intriga dhe për një dekadë esajoi aktakuzën. Formën definitive e kornizuan juristët dhe diplomatët rusë, të cilët akuzën e përqëndruan kundër UÇK-ës “si strukturë agresive ushtarake”.Le të kuptohet se: Anglia, Franca,SHBA, Rusia dhe Kina, antare të përherëshme të KS OKB nuk pranuan të kompromitohën që me firmën e tyre të themelohet Gjykata Specila për UÇK- për Kosovën.Por, serbianët dhe rusët e nëntokës nuk u ndalën. Kështu me  presione mbi drejtuesit e pushtetit në Prishtinë, të shashtrisur pas pushtetit-fotelës,  do të avansohen në telall të BE (alias KE), se më 3 gusht 2015 u aprovua themelimi i Gjykatës Speciale për “krimet e UÇK-ës”, në Kuvendin e Kosovës me moton “diplomatike: se e hanë Kosova. Pastaj  Holanda do ta ratifikojë mundësinë që Gjykata raciste kundër Republikës Kosovës (kundër UÇK-ës), të veprojë me seli në Hagë. E kjo ndodhi  pasi që Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligj, që rrezulton se është një lloj themeluesi i tërë asaj “histerie” politike.Të paktën Kosovës i “mbeti kopili te dera”. Dhe, pse jo, lojërat idiocive do të kalojnë, duke u votuar me shifër apsolute të dy të tretat e Kuvendit kukull, krejtë në saje të filozofisë prrallore të binjakëve të Sijamit me moton: “Unë nuk jam aty në burg pastaj, rafsha në gropë të geleqerës, nëse më tradhtojnë, miqët e jashtëm”!

Kështu  do të hyjnë në verpim si spirutus agens, edhe shumë të pavërteta tjera për të drejtën shtetërore të Kosovës, sepse edhe kur është bombarduar pushteti fashist në Serbi më 1999,ku shumë shtete të BE (KE) kanë qenë “haxhi pishman”, qarqet politike në Kosovë nuk kanë qenë në rriedha fare. Dhe, mbi këto llogarti u tradhtuan ata që mednonin se vet nuk do të janë palë e futjës para karrikës zezë, me drrasë të zezë përpara. Kështu disa drejtues të “pavdekshëm” të pushtetit në Kosovë, kur e panë se kishin  rënë në gropë, tentaun ta abortojnë gropën dhe të dalin prej saj. Por tash këmbë e duar u ishin në prush. Më kujtohet kur rastësisht isha në Kuvenin e Kosovës, tre amabasadorë atë ditë kalëronin nepër koridoret e Kuvendit, thue se janë ushtarë të Jan Smitit, në ish  Rodezinë  e kohës raciste, apo Pinoçetit në Çilën e largët. Madje njëri prej ambasadorëve e dija se ishte “djalë shkine” dhe notonte në Kosovë, sikur të ishte dahi Anadolli mjedis Beogrdait. Për çdo të dytën ditë ky dahi ishte në Çagllavicë, pale mos po e bind Moma Trajkoviqin për t` i treguar, pse u prish me dajën Sllobodan Millosheviq.Mos e harroni edhe dr Rada Trajkoviqin,që në Spitalin e Prishtinës mbahej  si teze e Sheshelit, dhe i gjuante specializantë shqiptarë me gërsherë.

4.Kush i emroi gjyqtarët e Gjykatës Speciale ndaj UÇK-ës

Lufta për institucionalizimin e Gjykatës Speciale racsite  KINSE  është për t` i hetuar dhe gjykauar individët. E po individët e kanë përbër UÇK. Pra po hetohet dhe gjykohet UÇK krejtë me qëllim që të DEFAKTORIZOHET  shteti i Kosovës. Unë e kuptoj këtë histori  që po promovohet si  monstrum politik, në esencë kundër shqiptarëve dhe ka për prapavi që gjenocidi serbian me mbetë në hie i paprekshëm në një “frigorifer të prodhimit rus” sepse më 1919-1941 23000 rus janë kolonizuar në Kosovë; sepse në luftën “për Kosovën 1999” kanë marr pjesë 9211 rus-të gjithë specialist; sepse gjatë kohës së bombardimeve 3 aeroplan ushtrak rus kanë kujdestaruar në Aeroportin e Mosokës të gatshëm për me bartë kufoma të shqiptarëve nga Aeroporti i Beogradit gjithë për t` i larguar në Siberi për të humbur gjurmë.Me që nuk u lejua lëvizja e tyre, kufomat u “rahatuan” nepër Beograd dhe në liqej të kontrolluar.

“Historia” pastaj tërë këtë rrugëtim maratonik, më 2017,ia besoi Ekatarina Trandafillovës-gjykatëse nga hemisfera lindore. Ajo pastaj me shpejtësi dhe “precizitet” Perendimor i emron 19 gjyqtarë. Gjyqtarët e emruar më 2017 ishin-ishin: 1. Kejth Raynor nga Anglia, 2. Roland Dekkers nga Holanda, 3. Anne  Poëer  -Forde nga Irlanda, 4.Vidar Steinstand  nga Norvegjia, 5. Antonio Baisamo nga Italia, 6. Kai Ambos nga Gjermania, 7. Christph Barthe nga Gjermania, 8. Michael Bohlander nga Gjermania, 9. Emilio Gatti nga Italia, 10. Nikcolas Guilou nga Franca , 11. Thomas Laker nga Gjermania, 12. Guenaël Mattrauz nga Zvicra, 13. Vladimir Mikula nga Çekia, 14. Andres Parmas nga Estonia, 15. Michele Picard nga Franca, 16. Kenneth Roberts nga Kanada, 17. Charles Smith III nga SHBA, 18. Mappie Veid –Foqlia nga Holanda, 19. Christine van der Eynqaert nga Belgjika.

Çka kanë bërë këta gjykatës qe 8 vjet, vetëm Zoti e din. Jam i sigurtë se disa prej tyre do t` i kenë blerë Dik Martinoviqit e ndoshta edhe Dr Millan Protiqit nga një peshqesh që u kanë gjetë punë, për ta gjykuar një Ushtri që është themeluar me TROHA të bukës dhe ka luftuar kundër Rajhut katërt nazifashist serbian   (sepse Rajhu i Parë serbian ka qenë më 1877, kur u shfarosën 714 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit; Rajhu i dytë serbian më 1912-1915, kur 395 anije të kontrakturara evropiane nga Qeveria serbe bartën shqiptarë në Anadolli; Rajhu i TRETë serbian  1918-1941, kur Kralevina Serbe lidhi Konventë me Turqinë për shfarosjën e shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale; Rajhu i katërt serbian 1945-1999, kur me 1953 u ratifikua Marrëveshja Xhentelmene, me rezultat definitiv më 1966 që 415000 shqiptarë dhe boshnjakë nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku u deportuan në Anadoll, për ta përfunduar politikën naziszte të shekullit më 1999, kur nga Kosova u DEPORTUAN mbi 1 000 000 shqiptarë, prap si pasojë e fashizmit serbiano-rus (studio rrolin e diplomatit Afanasiev).

 Shtrohet tash pyetja: a ishin të vërteta deklaratat e Sllobodan Millosheviqit kur i tha Gjeneralit Kllark se:” me shqiptarë e kemi kollaj, sepse me bekimin e Cherchillit, Ruzvelltit dhe Stalinit i kemi vrarë më 1945 në Drenicë, Ferizaj, Gjilan dhe Llap (ku patën mbetë në 83 katunde vetëm 4 plaka). E Kapsapi i Ballkanit i thot shumë qetë gazetës “Vashington Post”: se në Kosovë do të mbetën pas luftës 55% shqiptarë dhe 45% serb. Edhe ma kjartë, shtrohet pyetja, kush e hetoi me kohë (1993 kur u themlua UÇK nga LPK në Prishtinë, në Odën e familjës Braishori), se fashizmi serbian don ta serbizoi Kosovën, duke siellë serbian nga Knini, si rezultat i Marrëveshjës Millosheviq-Tuxhman në Dedinje më 1991, krejtë me qëllim për ta shfarosur popullin  shqiptar përmes shpronësimit, shpërnguljës. E pra, kush është  këtu xhelati dhe kush vuktima në këtë histori krematoriumi ndaj një populi të tërë, dihet se nuk është vetëm Milloshi por ai popull që pesë (5) herë e votoi.

 E pra, Gjykatës të Specialës, që rezultat i punës suej (ndoshta pa vetëdien e JUEJ-HB) rezulton që po i krijoni konceptet e barazimit të viktimës me xhelatin, dhe me apo pa vetëdie  të na e ktheni xhelatin prap në vatrat e krimit, për çka për çdo ditë po kërcnohet populli në Sanxhak dhe Preshevë me dy tre MIG 29.Ky demonstrim po bëhet në jug të Serbisë, për t` ia rifilluar ripërpiekjës për GJENOCID  të shekullit XXI. Dhe mos harroni, se shtetet e jueja ia kanë dhuruar këtë TAPI Serbisë për katër Rajhat (1877-1999). Dokumnetet arkivore këtë konkludim shekncor e vërtetojnë katerciprishtë.

USHTRIA ÇLIRIMTARE e KOSOVËS, në asnjë rast nuk ka vrarë civilë, nuk ka vrarë fëmi, gra, gra shtatëzana, pleqë, plaka, civilë duke u arratisë nga dhuna ushtarake serbe. Dokumentone prokurorë, por dokumente nuk keni, sepse urdhërat për luftë të drejtuar nga UÇK kanë qenë plotësisht me harmoni me Konventat e Gjenevës nga viti 1949. Këtë realitet  e di, jo vetëm pse jam historian, por nga fillimi kam qenë pjesë shpirtrore e saj, për lir. Madje nga Prishtina, nga Zyra Politike e UÇK-ës e drejtuar nga Adem DEMAÇI, si këshilltar kemi qenë të rreshtuar me përkushtim dhe jemi krenar që kemi bërë luftë të drejtë. E për luftën tonë të drejtë, mos na KURSENI, jemi këtu, prap ushtarë të UÇK-ës.Ne nuk luajmë nga fjalët e as nga vendi si ushtarë dhe nxënës të Adem Demaçit. Pra, këtë kulturë kombëtare e kemi traditë.

Prokurori i parë në fillim ishte Peruani  Paullo Barajbieri (Brajabari?. Ky prokuror me famë erdhi në Kosovës dhe u largua shumë shpejtë me bindje se nuk ka prova, që UÇK ka bërë krime- sidomos trafikim organesh njerëzore. Ata që hapur janë kundër UÇK, dje dhe sot, dhe ata që na shtihen si miqë dhe thikën e mbajnë në brez, e vazhduan lojën bizare serbiane, duke ÇNUKË pagesa të mëdha, por që asnjëra nuk japin shpresë se dikush do të denohet, sepse nuk ka prova. Pra shpiunazhin dhe shpifjet i bëjnë në nivele të larta profesionale, por realiteti është demantues.  E vërteta, me u hetua dhe gjykua më e mbajtë procesin, po, por jo të zgjatë pesë (5) vjetë hetimi dhe gjykimi. Kështu si është krijuar opinioni, deri sa koncerni i prokurorëve, gjykatësve dhe personelit ndihmës  t` i hargjojë nja 450 milonë euro, e që do të kërkojnë mandat të ri, për faktin se në kohën e kovidit BE ka shtyp para, sa të duash. Sigurisht se gjykatësit që MRIZOJNË në Hagë qe tetë vjetë, do të paguhen edhe për pesë vjetë të tjera, duke u kënaq së lexuari 62 Dosjet që i kanë dërguar në bashkpunim të plotë çarqet serbiane dhe “fajdegjinjët e nderëshëm” shqiptar. Madje, ato dosje, udbashët serbian i kanë botuar dhe sot shitën si libra nepër libraritë e Serbisë fasishte, në çdo qytet. Dhe, seicili që i blenë këto libra, më tha këto ditë një mik hungarez: ai që i blenë, i ka gratis nga një foto të Milloshit, Sheshelit  dhe Karaxhiqit me Mlladiqin e Vuçiqin. E vërteta, fashizmi serbian kështu po bëhet “idare”, sespe nxënsi i Sheshelit dhe Minsitri gebellsian i Milloshit atëherë, sot është President i Serbisë, dhe me te për çdo javë funksionarët evropian (jo të ratësishëm) ndrrojnë mesazhe intrigash. Ndërsa qeveriatarët në Prishtinë po krehen, madje duke shti hipokrizi në popull nga foltorja e Parlamentit se: “Nuk është vlerë UÇK, por është vlerë lufta e saj”. Ky soj llafazanësh, dhe saboterësh të luftës, madje në Prlament provoi ta futë në Ligj edhe OTO )Opsta teritorialna Odbranën-Mbrojtja e Përgjithshme Tetitoriale nga viti 1991, ku çdo i tretë e kishte gradën “rezervistë i AJ-ës!

Madje këta llafazanë me detyrim nga UNMIK, më 2001 kishin firmios dokumnet se: “Në Kosovë nuk ka pasë luftë, por ka pasë konflikt”. Kjo do të thot, se ne kemi kundërshtuar RREGJIMIN në Beograd, por jo Serbinë”. E UÇK ka pasë mison krejtë tjetër, që rregjimin në Beograd as nuk mundet, e as nuk e ka për detyrë ta ndryshojë. Por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i ka rrokë armet për ta çliruar Koosvën, për ta ndarë Kosovën me 94% shqiptarë nga Serbia (RFJ e Zhablakut) fashite, sepse me 160 000 ushtarë, policë dhe mercenarë  Millosheviqi, po lufton kundër  popullit shqiptar, për ta shpronësuar, shpërngulë dhe shfarosë, krejtë me qëllim për ta serbizuar, për t` u bërë vend  nja 260 000 serbëve  të sielliur nga Kroacia, plus 191 255 sa ishin me regjistrimin serbian, serbë e malazez më 1991 në Koosvë. Ky plan i Milloshit dhe makinerisë varstare të tij ishte një luftë speciale që ta serbizojnë Kosovën, deri më 28 VI 1999. E mos të harrojmë se këtë lloj lufte Serbia e kishte filluar më 1 XII 1877 dhe nuk e kishte ndërprerë kurrë.( Posedohen të gjitha planet dhe dokumentet serbiane). E kur jemi te realiteti etnik i Kosovës, dihet se më 1912 kjo trevë ishte me 94% shqiptarë. Dihet lufta për ta kolonizuar Shqipërinë Kontinetale me sllavë (1912-1999), nuk ka pushuar. Por, kur me Serbët   nuk mundën të bashkjetojnë me: Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët, Maqedonët,Malazezët,atëherë  si mundemi të jetojmë në një shtet fashist  ne shqiptarët, aq më parë kur dihet që jemi autokton. Pra Shqiptarët nuk e kanë asnjë lidhje civilizuese me sllavë.

5. I kthehemi Gjykatës Speciale

Se çka dhe pse u largua pastaj prokurori  vijues që ishte amerikan- David Shvendeman…., hulumtimet janë me rezultate kontradiktore dhe pa fakte për “krimet e trilluara të Dik Martit”. E sot (2026) prokurori me radhë prap  është amerikan, dhe si person me kredibilitet në detyrë, i dorëzoi Akuzën Gjykatës, sespe  e kishte thurë për muaj dhe javë të tëra. E nëse këta të hetuarit tonë të Republikës Kosovës, janë Avni Rrustema, kryegjykatësi mendoi se në fund, do të jetë i drejtë, dhe, ska fuqi që i denon çlirimtarët sepse kanë bërë luftë të drejtë; sepse e kanë zbatuar urdhërin e popullit. E kur me urdhër të Gkjyaktës u legalizua akuza e Specialës më 24 korrik 2020, çështja doli se ishte një mjegullim që i shërben Beogardit, sepse më 27  VII 2020, Presidenti i Kosovës duhej të ishte në Vashington, për një akord që nuk i dihej as sigantura e as përmbajtja. Çdo gjë i mbeti Grenellit për çudi  në BESË, e në fyt. Madje, nepër internet, filluan të lëvizin konspiracionet: kush e bëri këtë dhe na preu në besë, duke ia komunikuar fletarrestin Hashim Thaqit në avion!?.

Të përfundojë: Duke e pasë në dieni Kartën e OKB-ës, kurrë KS OKB nuk do ta themlonte një Gjykatë si kjo Speciale raciste, për Kosovën. Prandaj, shqiptarë të politikës boshe, mos propogandoni se  po nuk e kishim themeluar ne Gjykatën Speciale, do ta themelonte KS OKB. Ndryshe është e vërteta. Se nuk dini ta zbuloni të vërtetën tregohet se nuk dini çka është HEURISTIKA dhe HERMENEUTIKA. E pra e paqi vehtën në qafë me gjithë ata që ju salutojnë nepër kabinete.  Dhe detektivët si agjystatorë që janë, folën: “Ia përplasini këtë Gjykatë speciale Kosovës, dhe  me pakëz kolor që zbërthehet me EURO, me shumë KËRCNIME dhe akuza se ne jemi “gazda” (UNIMK+EULEX), përmes firmës së BE që quhet  KE, “qerrëja e llomitur serbe doli në breg”, sepse po  e kërkonte  Serbia dhe Kina, (Rusia ka qenë konfidencialisht më e përmbajtur, për faktet në: Çeçeni,Oseti, Ukrainë, Dagestan dhe Krime), krejtë me qëllim për ta amortizuar verdiktin e GJND-ës; për ta defaktorizaur sa të mundet shpalljën e pavarsisë Republikës Kosovës më 17 II 2008. Dhe shumë shpejtë, u gjetë viktima që si temë kujdestaronte edhe në Tribunalin e Hagës si firmë e KS OKB,u krijua Gjykata Speciale raciste, special  kundër UÇK-ës, kundër Republikës Kosovës, për ta hetuar luftën e drejtë të UÇK-ës, për ta luftuar  MODELIN e pavarësisë Kosovës, të cilit  sot i frigohen të gjitha pushtetet koloniale moderne. Pra ,lufta sot po zhvillohet me mjete dhe rekvizita tjera, për ta devalvuar luftën e UÇK dhe defaktorizuar Republikën e Kosovës.

Makineria politike dhe shtetërore serbiane Luftën e popullit shqiptar të Kosovës e propogandonte si: terroriste; pas mbarimit të luftës Beogradi një kohë të gjatë është marr me GJND-ën. Kur edhe GJND-ës nuk arritën t` ia kontestojnë asnjë fjali nga vendimi (2010),filluan me të madhe të akuzojnë UÇK-ën për trafikim organësh njerëzore. Kur edhe kjo akuzë e tregua se është një shifje e shekullit, atëherë u përqëndruan në “Akuzë për bashkimi kriminal”.

Serbia nuk ka lënë guri pa lëvizuar për ta paditë NATO-n për përdorim gjatë bombardimeve të “uraniumit të varfëruar”. Kur kjo akuzë u tregua e pa asnjë bazë, atëherë filluan të akuzojnë NATO- për “Krime lufte” akuzë kjo që u tregua se intervenimi kishte karaketer humanitar për ta shpëtuar një popull nga shfarosja. Tash Serbia nazifashiste është kah përgaditët me armatim ofenziv, krejtë me qëllim që mos të shkëputët nga politika imperialiste ruse, gjithnjë e dirigjuar nga qendra ushtarake ruse në Nish.

  • Shkrimi i kushtohët: Advokat Bajram Kelmendit i ekzekutuar me dy djemët nga nzistët serbian!

Më  16 Mars  2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu