ARKIVI:
26 Prill 2026

Rreth një deklarate të rrezikshme të Bashkim Ramosajt, kryetarit të komunës së Deçanit

Shkrime relevante

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Shpërndaj

Deklarata e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e rrezikshme.
Një kryetar komune nuk ka mandat me gjyku bindjet e qytetarëve, e as me linçu publikisht një organizim civil që ushtron të drejtë kushtetuese për organizim, asociim dhe shprehje të lirë. Me këtë dalje, Ramosaj ka dalë jashtë çdo kompetence institucionale dhe ka hyrë në territorin e nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes.
Më shqetësuese se vetë sulmi është padituria që reflekton. Ai deklaron se njeh disa individë dhe mbi atë bazë mundohet ta delegjitimojë një lëvizje të tërë. Kjo është logjikë primitive. Lëvizjet nuk maten me inate personale, por me idetë që përfaqësojnë.
Edhe myftiut të Shkodrës Muhamet Sytarit, që hero kombëtar në religjionin islam e ka Sulltan Mehmetin II – Fatihun, shkatërruesin e Shkodrës dhe të një varg qytetesh shqiptare deri në themel, i del kohë ta kritikoj “Lëvizjen e Deçanit”
“Lëvizja e Deçanit” nuk është pronë e askujt dhe as nuk mund të reduktohet në dy apo tre emra që i pengojnë kryetarit. Është një reagim qytetar ndaj një realiteti të dhimbshëm: humbjes graduale të identitetit kulturor, tjetërsimit dhe dështimit institucional për ta mbrojtur trashëgiminë tonë.
Kur Bashkim Ramosaj thotë se kjo lëvizje “nuk ka as din as iman”, ai tregon qartë se nuk e kupton as shtetin që përfaqëson. Kosova është shtet laik. Shoqëria jonë nuk udhëhiqet me “iman”, por me Kushtetutë dhe ligj. Besimi ynë është në kombin dhe në shtetin tonë, jo në standarde fetare që tentohen të imponohen në diskurs publik.
Bashkim Ramosaj me Ramush Haradinajn
Ironia është që, ndërkohë që sulmon qytetarët që ngritin zërin, ai hesht përballë çështjeve reale. Ku ishte zëri i tij kur 24 hektarë tokë i kaluan në administrim Kishës Ortodokse Serbe në Deçan? Ku ishte reagimi për mbrojtjen e trashëgimisë që sot administrohet nga të tjerët? Apo aty nuk kishte “din e iman” për t’u aktivizuar?
Tubimet dhe organizimet që kanë lindur në Deçan, Prishtinë e gjetiu nuk janë problem – janë simptomë. Janë reagim ndaj një orientimi të gabuar që për 26 vite ka prodhuar konfuzion kulturor, radikalizëm dhe largim nga rrënjët tona.
Prandaj, para se të gjykosh qytetarët, përgjigju: çfarë ke bërë ti për ta ndalur këtë rrëshqitje?
Sepse është e lehtë me sulmu një lëvizje. Është shumë më e vështirë me mbrojt atë që është e jona.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu