ARKIVI:
27 Prill 2026

Saim Tahiraj nga Lëvizja e Deçanit, reagon ndaj akuzave të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Shpërndaj

Saim Tahiraj, Zvicër

Koalicioni AAK-BIK paska filluar fushatën elektorale pikërisht në Deçan dhe aspak rastësisht, si pikë kryesore të programit të këtij koalicioni, na del të jetë “Lëvizja e Deçanit”.

Kryetari i Deçanit paska zgjedhur ta sulmojë Lëvizjen e Deçanit me akuza të rënda e të papranueshme si: “Nuk kanë të bëjnë me Deçanin këta njerëz. Nuk kanë të bëjnë as me kombin e as me fenë. Nuk kanë as din e as iman”!

Kjo deklaratë e pamatur, e rëndë dhe thellësisht tendencioze, para së gjithash tregon nivelin e tij politik dhe njerëzor. Më tej, ai paraqitet sikur Deçani qenka çiflig i tij personal dhe ai vendos se kush ka të drejtë të lidhet me Deçanin e kush jo — një mendësi që e ka shfaqur vazhdimisht në veprimet e tij.

Ka shpërndarë tokën publike të komunës herë Manastirit të Deçanit, herë BIK-ut e herë të tjerëve, sikur të ishte pronë e trashëguar, ndërsa nuk paska gjetur hapësirë për t’i dhënë vendin që meriton Heroit Rrustem Bruqi.

Sa i përket vlerësimit se kush ka të bëjë me kombin e kush jo, ti je personi i fundit që mund të marrë guximin të japë gjykime të tilla, sepse nuk ke as bazë morale e as kredibilitet për një gjë të tillë.

Ndërsa për shprehjen e fundit — “din e iman” — kjo është një gjuhë që flet më shumë për ty dhe për koalicionin që përfaqëson, sesa për ata që i sulmon.

Deçani është një vend ku njerëzit njihen ndër breza, ku historia personale dhe familjare nuk fshihet e as nuk tjetërsohet. Ne kemi çfarë të tregojmë për njëri-tjetrin, edhe për ju personalisht dhe më gjerë. Por, ndryshe nga ju, ne zgjedhim të mos e ulim debatin në nivel personal. Te ata që shkoje në Zarë dhe shpërndaje dekorata jemi ne. Me ata që ngritën dhe zbulove bustet e heronjve Adem Ukëhaxhaj dhe Rrustem Bruqi jemi po ne.

Si është e mundur që brenda një kohe kaq të shkurtër të ndryshoni qëndrim dhe të fyeni pikërisht ata që dje i nderonit?!

Ju është ngarkuar një barrë e rëndë politike, e cila dukshëm është më e madhe se kapaciteti juaj për ta mbajtur. Historia e afërt ka treguar se shumë të tjerë para jush, kur janë përballur me barrë të tillë, janë shkrirë si fluska sapuni. Ta përdorësh relegjionin për përfitime politik është e pandershme dhe përqarëse. Kur të duhen votat e katolikëve e qitni kryqin për ti përfitue votat e tyre ndërsa kur ju duhen të muslimanëve organizoni “iftariada” dhe shpërndani mirnjohje atyrë më përqarësve.

Karten Lëvizja e Deçanit mos e përdor për përfitime politike se digjesh keq me te. Ajo ka tjetër karkter sepse e drejtojnë përsona me karaktere shumë të ndryshme me karakterin tuaj dhe atyre që ju komandojnë juve.

Inatet, xhelozitë dhe urrejtjet që burojnë nga plagë të vjetra nuk janë strategji politike, por dobësi.

Sulmet pa argumente nuk e forcojnë askënd — përkundrazi, e dëmtojnë rëndë atë që i përdor. Kjo rrugë që keni zgjedhur nuk do t’ju çojë përpara, por do t’ju kthehet si bumerang dhe do të jetë fatale për rrugëtimin tuaj politik.

Të jeni të bindur: kjo qasje nuk ju sjell vota, por ju largon edhe ato që mund t’i kishit. Mulla Bashkim, lëri këto përralla, sepse deçanasit nuk mashtrohen lehtë. Ata na njohin mirë të gjithëve — e dinë kush jemi, çfarë kemi bërë dhe çfarë përfaqësojmë.

Të njohin edhe ty. Merru me problemet reale të komunës dhe të qytetarëve të Deçanit me rrethinë, sepse janë të shumta dhe presin zgjidhje konkrete.

Mos u merr me Lëvizjen e Deçanit, sepse është temë që kërkon peshë dhe përgjegjësi më të madhe sesa ajo që po tregon.

Do të vijë dita kur do të përballesh me pasojat e këtyre veprimeve dhe deklaratave. Atëherë mund të ketë pendesë — por do të jetë tepër vonë.

Shih videon:

(2) Facebook

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Une vetem e bera reagimin tim sot , per shkak te votes se atyre qe shkelin mbi interesin kombetar vetem per te mare vote dhe post, ai person lirisht munde te quhet dhe anti kombetar

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu