ARKIVI:
24 Prill 2026

Dhunën e otomanëve ndaj Shqiptarëve të krishterë, e ndihmuan edhe bijt e popullit të islamizuar

Shkrime relevante

Testamenti i Qosjes, një shkrim i shkurtër, por me një peshë të jashtëzakonshme kuptimore për kulturën shqiptare

Lis Bukuroca, Gjermani Fjala e fundit e Rexhep Qosjes Gati para dhjetë viteve,...

“Republika e tretë” e Albin Kurtit, kulmim i sovranitetit apo fillim i një konflikti të rrezikshëm në Ballkan?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë (Kjo ese synon të analizojë konceptin...

Abdixhiku zotohet për reforma, parësi debati dhe vota e fshehtë

(Vazhdim nga: "Mëkatet e Lidershipit paraprak, barrë e sotme e LDK-së) Idriz...

Libri “Si ta përtërijmë jetën”, libër me porosi për jetën dhe shëndetin e njeriut

Vitrina e librit:  LIBËR ME POROSI PËR JETËN DHE SHËNDETIN E NJERIUT Idriz...

Shpërndaj

BARTËS TË DHUNËS OTOMANE NDAJ TË KRISHTEREVE SHQIPTAR ISHIN EDHE BIJT E POPULLIT TË ISLAMIZUAR!
Klerikët provuan mbi kurrizin e tyre dhunë fizike dhe morale deri në ekzekutim me vdekje.
Nga e gjith ajo plejadë mund te veçojm Pjeter Budin, Dom Ndre Kalimashin, prifti i Gjakoves, Pjeter Mazrekun, vikar apostolik në malet e Shqiperisë, Dom Nikë Grubesin , Anton Pavlloviqin, misionar apostolik i Trepçes, i Vuçiternit e i Prishtines, Pjeter Bogdanin… thuhet në librin “Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit 1506-1839” faqe 130, shkruar nga Prof.Dr Petrika Thengjilli.
” Të panumërt ishin ata besimtarë që martesat nuk i shpallnin në kishë nga frika se turqit, kur shihnin ndonjë vajzë (nuse) të bukur e donin për vete”. Rreth 30 seli arqipeshkvore, ose qendra kishtare u zhdukën dalengadalë, veçanërisht në krahinat e Shkodrës dhe të Drishtit te Ultë.
Në dioqezën e Shkodres kishte pasur më shumë se 300 kisha, tani pothuaj të gjithz të rrënuara.
Në vitin 1602, Kisha e Zojës së ngjitur në Qiell, në Prizren, digjet tre herë dhe plaçkitet prej “turqve” ( shqiptar të islamizuar). Po në atë vitë prishet, rrënohet tëresisht abacija e Shënkollit në Breg të Bunës, në afërsi të Ulqinit.
Në fshatin Letnicë, u vra një prift katolik shqiptar. Më 1611 Kisha e Shën Markut në Mirditë është gjysmë e rrafshuar prej “turqve”.
Po më 1611, thuhet që në Lezhë Kisha e Shenkollit është zaptuar prej “turqve” dhe është kthyer në xhami qysh prej 40 vjetesh.
Në Prizren 2 kishat më të bukura të qytetit janë kthyer në xhami. Më 1613, me urdhër të sulltanit prishen të gjitha kishat 5 të ndërtuara “pa leje” në Sanxhakun e Ohrit.
Më 1624, priftin e Malësise Dom Markun “turqit” e akuzojne, e lidhin, i kërkojnë para, ai nuk ua jep, e çojnë në Shkodër te kadiu, kadiu e nxjerr të pafajshëm dhe e liron, por atë e vrasin.
Në krahinen e Pultit, nga 78 kisha dhe manastire kanë mbetur vetem 3 kisha dhe 5 manastire, edhe ato të demtuara rëndë.
Më 2632, kisha e Shen Palit në Dukagjin është rrënuar dhe zhveshur nga çdo pasuri e tundshme dhe e patundshme.
Kisha e Karmës ne Pukë dikur me 10 prifterinj, tani e degraduar plotesisht. Kisha e Shen Palit ne Kabash të Pukes është tëresisht e degraduar.
Në Spas (Pukë) kisha e Shën Sebastianit është e rrënuar.
Viti 1640, me rastin e shkatërrimit të misionit në Durres, 2 misionar u ngulen ne hunj. Viti 2641, Katedralja e Elbasanit ishte shkatërruar tërësisht.
Metropolia e Durresit gjendet e rrënuar me themel prej “turve”.
Viti 1643 Dom Gjon Lili, vikar i Kosoves dhe famullitar i Novobërdes, u persekutua prej “turqvet”, aq sa u detyruz te largohet nga Atdheu.
Viti 1644 në Bendë, nga 20 kisha famullitare, vetëm 12 janë të mirembajtura, por më vonë edhe ato u shkatërruan. Në Kanovi 23 kisha famullitare, kanë mbetur të pa rrënuara vetem 4. Në Durres nga 90 kisha famullitare kanë mbetur të pa rrënuara vetem 14.
Me 1649, në muajin prill “turqit”, ngulin në hu 2 klerike dhe 6 besimtarë të krishterë
Në Tivar iu pre koka 73 të krishtereve, të zgjedhur prej fshataresh. Dom Andre Kalamashi u torturua i lidhur këmbë e duar, u vra në sheshin e qytetit, iu pre koka dhe iu dergua vezirit të Madh.
Në vitin 1650, Pjeter Mazrekut ia prenë koken me shpatë dhe ia lane varur mbi supe.
Pashai i Ohrit, pasi e sulmon dhe e djeg Mirditën, gjen në shtëpinë e ipeshkvit te Lezhes 18 njerez të fshehur dhe i vrane të gjithë, bashk me famullitarin Dom Markun.
Më 1688 me urdher te pashait plackiter kisha e Janjeves dhe shkatërrohet çfo gjë që nuk mund të merrej me vete. Ky vandalizëm ështe persëritur 3 herë.
Më 1689, Imzot Pjetër Bogdanit, forcat ushtarake osmane ia djegin shtëpinë, kurse atë vetë e arrestojnë e zhveshin lakuriq dhe e shëtisin nëpër qytetin e Prizrenit. Në Ulqin, kisha e stilit renesans e ndertuar ne vitin 1510, u shndërrua ne xhami.
Në vitet 1726-1738, per shkak te reprezaljeve nga ana e pushtetareve mysliman te Shkodres,(përfaqësues të Shestanit shkojnë për t’iju ankuar pashait të ri të Shkodres per një vrasje qe u kishte berë bejlerët e Tivarit. Pashai jep urdher dhe vriten edhe këta), ndodh ekzodi gjurmëlënës i shestanasvet për në Zarë të Dalmacisë.
Në vitet 1737-1739, po per shkak të reprezalievet ndodh nje tjeter ekzod i katolikevet shqiptarë nen udhëheqjen e arqipeshkvit te Shkupit,Imeot Mëhill Sumës.Ata vendosen në Srem,dhe me kohe shkrihen me sllavët.
Mund të konstatohet me te drejt se Xhamia ne vendin tonë në Arbëri, që më vone u quajt Shqiperi, nuk ka qene tjeter veçse Institucion i pushtuesit.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kjo qe e thot historiani Jezerci eshte e vertete. Fatkeqesisht shqiptaret e islamizuar qe moren grada nga osmanet ishin persekutoret me te medhenj te shqiptareve katolikë. Persekutor shume i madh ishte Hydaverdi Pasha i familjes se Begolleve te Pejes i cili dhunshem i shpernguli Kelmendasit ne Peshter. Njejte si Hydaverdiu veproi edhe nje pasha tjeter i familjes se Gjinolleve i cili vrau, preu dhe syrgjynosi kriptokatoliket e Karadakut. Gjithashtu edhe historiani Qazim Namani e pohon se ” popullata e krishtere arberore qe jetonte ne zonat malore ne mes te Nishit dhe Prishtines, ishte varferuar dhe me veshtiresi i perballonte presionet qe ushtronin pashallaret shqiptar ndaj tyre. Kjo gjendje e rende ishte ne te gjitha trevat e banuara nga arberoret.”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu