
Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon takim informativ dhe mbështetës për projektin e shkrimit të historisë së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova
Shoqata “Trojet e Arbrit” fton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër të marrin pjesë në një takim informativ dhe mbështetës për projektin shkencor kushtuar Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Takimi do të mbahet më 12.04.2026, në Klubin “Dardania”, në adresën: Bleiche-Areal nr. 16, 4800 Zofingen, Zvicër.
Në këtë takim do të njoftoheni me rrjedhën e përgjithshme të gjashtë organizimeve shkencore, si dhe me botimin e gjashtë veprave enciklopedike me gjithsej rreth 5000 faqe material shkencor.
Projekti për shkrimin e historisë së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, përfshin studimin e historisë së Republikës së Kosovës në periudhën 1989–2006.
Në këto vepra do të përfshihet edhe kontributi i mërgatës shqiptare në Evropë dhe Amerikë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrja juaj do të na nderojë, ndërsa mbështetja juaj është shumë e rëndësishme për të ruajtur dhe paraqitur saktë këtë pjesë të historisë sonë.



