ARKIVI:
23 Korrik 2026

Hisoriani Muhamet Shatri e kujton takimin e fundit me Sali Çekajn, Heroin e Kosovës

Shkrime relevante

Portreti politik e diplomatik i Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Nail Draga, Ulqin Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Kryqtari i Fundit,...

Dr. Mustafë Loxha – mjeku që i shërbeu jetës dhe atdheut

Adem Lushaj, Deçan Ka njerëz që e ushtrojnë profesionin e tyre me...

Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për Kosovën

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Mihajlo Gjuriq me sekretarin...

Islami Politik, një kërcënim hibrid për Europën

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  ISLAMI POLITIK – NJË KËRCËNIM HIBRID PËR EUROPËN Ibrahim Kelmendi:...

Heshtja është pajtim, kurse pajtimi me tradhtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë

Nue Oroshi, Prizren Politika në trojet shqiptare, që nga pushtimi i ideologjisë...

Shpërndaj

KUJTIM NGA TAKIMI I FUNDIT ME HEROIN E KOSOVËS, SALI ÇEKAJN
Sot 27 vjet pas rënies epike të komandantin Sali Çekaj, kujtoj takimin e fundit me të, kur na disa “trima” e lam vetëm.
Më 15-16 janar 1999, në Shtuttgard të Gjermanisë, u mbajt plenumi i Kryesive të Degëve të LDK-së në Diasporë. Aty duhej të merrej qëndrim më i konkretizuar për mbështetje të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Madje, ky ishte përcaktim i shumicës së pjesëmarrësve të këtij tubimi reprezentativ. Por, konkluzionet tona sikur u ”allshitën” nga një zyrtar i lartë që kishte ardhur nga Kryesia e LDK-së nga Kosova dhe e bëri redaktimin e tyre. Unë, sikurse edhe të tjerët, kishim edhe një hall tjetër, e pritshim me ankth momentin e ndarjes nga Sali Çekaj, kur ai do të nisej për në Kosovë.
Mendoja si do të reagonte ai, a do na thoshte ejani me mua se deri këtu kemi qenë bashkë e ne nuk e kishin ndarë mendjen të shkonim me të. U lehtësova shumë kur arritëm ta bindnim të qëndronte edhe një natë me familjen, sepse kështu shtyhej qoftë edhe për pak kohë momenti kur ne do mbeteshim si pulat e lagura pas këtij akti Dhe kur ndarja ndodhi, Ai pati një qëndrim shumë dinjitoz: na foli dhe na i shtrëngoi duart sikur edhe ne po shkonim bashkë më të. Kjo për mua ka qenë një akt i Tij shumë burrëror e i pakrahasueshëm që me ka mbetur në kujtesë dhe në zemër nga komandanti dhe heroi i Kosovës, i madhi dhe i papërsëritshmi Sali Çekaj.
Shtutgard 15-16 janar 1999

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Presidenti Sejdiu çdoherë ka vlerësuar lartë kontributin e Mërgatës sonë . Ai edhe në një takim me mërgimtarët tanë në Gjenevë më 1996 në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LDK – së , me diskutimin e tij të matur dhe konstruktiv pati ndikuar që Mërgata të jetë unike dhe si synim i të gjithëve të mbetet çlirimi i Kosovës nga Serbia . Fare mirë më kujtohet salla ku mbahej takimi ishte e mbushur përplotë mërgimtarë , ku të gjithë e patën konsideruar këtë tubim si bashkim të mërgatës pavarësisht subjekteve që ata u takonin . Po ashtu gjatë mandatit 2006 – 2 010 çdo veprim e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës . Sa i përket përgatitjes së tij , profesionale as që duhet diskutuar . Ai gjatë viteve 80 ka studiuar në Universitetin shtetëror të Parisit e vite më vonë në atë të Harvardit në SHBA . E keqja është që ne nuk ua dimë vlerën dhe nuk i çmojmë fare ata që e kanë qëllim të vetëm bashkimin e popullit . Këtë më së miri e vërteton situata aktuale ku më tepër se një vit rrahim uji në havan për probleme të kota të cilat me mirëkuptim e korrektësi kanë mundur të zgjidhen brenda orësh .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu