ARKIVI:
9 Qershor 2026

Kryesori i BIK-ut Naim Tërnava e takon në Turqi kryetarin e Dijanetit, dr. Safi Arpagush

Shkrime relevante

Pas perdes së flamingove: Shqipëria në strofullën e luanëve

Trendafile Visha Historia përsëritet e përsëritet në ciklet e saj. Aktualisht Shqipëria ndodhet...

Çfarë u mungon protestave?

Arben Llalla, Tetovë  Protestave u mungon një mbështetje më e fortë dhe...

Protestat në Shqipëri: Legjitimitet i rrëmbyer nga agjenda islamike dhe antikombëtare

Basri Beka, Prishtinë Protestat që po zhvillohen në Shqipëri, të nisura gjoja...

Pse protestat paqësore po e humbin fuqinë ?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani FATOS ÇOÇOLI: PSE PROTESTA PAQËSORE PO E HUMBET FUQINË? Tek ne,...

Problemi nuk është qenushi me flamur, por Shqipëria pa Zot !

Jashar Etemaj, Oslo Qindra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë po protestojnë kundër...

Shpërndaj

Myftiu i Kosovës takon kryetarin e Dijanet-it, theksohet thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional Gjatë vizitës zyrtare në kryeqytetin e Turqisë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, është takuar me kryetarin e Dijanet-it të Republikës së Turqisë, dr. Safi Arpagush.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanet-it të Turqisë.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë, si dhe falënderoi Diyanet-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarëve në vend. Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht në zhvillimin e jetës fetare, arsimit islam dhe aktiviteteve kulturore. Nga ana e tij, kryetari i Dijanet-it, dr. Safi Arpagush, vlerësoi lart marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet dy institucioneve, duke shprehur gatishmërinë e plotë për zgjerimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ai theksoi se Dijaneti do të vazhdojë të mbështesë projektet që kontribuojnë në avancimin e jetës fetare dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për projekte konkrete të përbashkëta, si dhe për mundësitë e rritjes së bashkërendimit në të ardhmen.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rrjedhës së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, me ç’rast u theksua nevoja për vazhdimin e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe shqyrtimin e mundësive për përshpejtimin e tyre, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm.

Marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës

Ps!

Dijaneti i Turqisë është organizatë religjioze islamike e lidhur me Qeverinë e Turqisë, që e ka si kryeqëllim përpos kujdesit për myslimanët e Turqisë edhe për përhapjen e Islamit në botë, sidomos “në viset e Perandorisë Osmane”. Do të thotë që këta përpiqen për ngjalljen e ndikimit turkomadh – neoosmanli edhe në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në Gadishullin Ballkanik.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu