ARKIVI:
2 Korrik 2026

Pabarazia gjuhësore dhe heshtja institucionale në Ulqin

Shkrime relevante

Gjashtë vjet burg për spiunazh? Ky nuk është dënim – ky është relaks për tradhtinë!

Lua Dibrani, Prevallë Vendimi për dënimin e Hysri Selimit me vetëm 6...

Letra e fundit për Qëndresën !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letra e fundit për Qëndresën ! Bija...

“Shqipëria nuk është në shitje” – takimet e Deputetes Marjana Koçekut në Parlamentin Europian

Deputetja Marjana Koçeku u takua në Bruksel me eurodeputetin Sandro Gozi...

Klina nderoi Dr. Ibrahim Rugovën me shtatoren e sponsorizuar nga Marjan dhe Ilir Cubi nga Nju-Jorku

Lekë Mrijaj, Klinë Sot në Klinë, në një atmosferë solemne, përkujtimore dhe...

Shtatorja e Rugovës vjen në Klinë falë Marjan e Ilir Cubi, babë e birë të një ideali!

Pas përurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Klinë Iniciativa personale e...

Shpërndaj

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Dilemat tona

Çështja e barazisë gjuhësore nuk është çështje personale apo partiake,  sepse përmes saj dëshmohet  barazia qytetare e kombëtare në çdo mjedis, ndërsa  pabarazia gjuhësore në komunën e Ulqinit është përgjegjësi e pushtetit lokal, si në të kaluarën edhe tash, të cilët kanë hezituar në zbatim të ligjshmërisë dhe të normave ndërkombëtare si kudo në vendet demokratike

Në çdo vend  demokratik shumëkombësh barazia e qytetarëve të mjediseve të tilla dëshmohet përmes  përdorimit të gjuhës dhe të alfabetit  të saj, duke filluar nga emri personal, mbiemri, mbishkrimet e institucioneve, emërtimeve të vendbanimeve, rrugëve, tabelave rrugore etj. Dhe nga një pamje e tillë vizuale, qytetarët mjedisin e tillë e përceptojnë me një realitet dhe spektër  pluralist gjuhësor, kulturor e kombëtar.

Indiferentizmi  ndaj pabarazisë gjuhësore

Dukuria e pabarazisë gjuhësore në Komunën e Ulqinit është dëshmi e mos respektimit të Statutit të komunës dhe të kushtetutës. Pasi kjo komunë është dygjuhësore të gjithë subjektet janë të obliguar te respektojnë këtë normë ligjore si në nivel lokal apo ata qendror që këtu janë të përfaqësuar. Nuk ka dilemë se në lidhje me këtë çështje  përgjegjësia bie mbi pushtetin lokal të cilët janë të obliguar të jenë në mbrojtje të ligjshmërisë si kudo në vendet demokratike.

Raste të tilla ka mjaft, por kësaj here si ilustrim po paraqesim tabelat rrugore në afërsi të Shkollës Fillore”Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe në afërsi të doganës Sukubinë- Muriqan.

Deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se ndokush ka reaguar nga pushteti lokal I Ulqinit, apo ndonjë parti politike nga del se janë indiferent ndaj kësaj dukurie!

Praktika pozitive evropiane

Në lidhje me këtë çështje  shqiptarët në Mal të Zi me të drejt  kanë pritur që në pluralizëm  çështjet e barazisë  gjuhësore të avancohen, duke marrë për model vendet demokratike shumëkombëshe si Belgjika, Zvicra, Finlanda  etj. Por, këtu janë në praktikë disa paradokse sepse  ate çka e lejon kushtetuta e ligji nuk zbatohet në praktikë nga institucionet, përkatësisht nga individët në subjektët përkatëse, duke dëshmuar abuzim me të drejtën dhe identitetin kombëtar.

Fjala është për ato mjedise ku shqiptarët janë popullsi autoktone si shumicë apo pjesë e konsedirueshme e popullsisë në komunat përkatëse. Pasi barazia gjuhësore përveç ligjeve  është e garantuar edhe statutet komunale, mos zbatimi praktik i kësaj të drejte nuk duhet kërkuar fajtorë në adresë tjetër por në komunën përkatëse.

Refuzimi  i shqipes në Plavë

Rasti i komunës së Plavës ku ende refuzohet që emërtimet e tabelave rrugore të shkruhen edhe në gjuhën shqipe, është dëshmi e mos funksionimit të shtetit ligjor, në mbrojtje të barazisë qytetare e nacionale të qytetarëve në këtë mjedis.

Ndërsa mos reagimi i partive politike të shqiptarëve të cilët janë pjesë e qeverisë  në lidhje me këtë çështje dëshmon mungesë guximi për tu ballafaquar me realitetin, në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve sipas kushtetutës dhe të normave ndërkombëtare.

Provokim, jo vetëm për nxënësit

Në këtë aspekt janë të pranishme anomali të theksuara në komunën e Ulqinit, ku shqiptarët janë popullsi shumicë, ku rasti në Anë të Malit është dëshmi transparente në lidhje mbi këtë çështje.

Nxënësi i cili e ndjek mësimin në  gjuhën shqipe në Shkollën Fillore”Bedri Elezaga”  në Katërkollë e ka të vështirë të kuptojë se tabela rrugore të shkolla e tij nuk është e shkruar edhe në shqip, por është vetëm në gjuhën malazeze. Kush duhet të japë shpjegim për këtë defekt jo vetëm teknik, sepse nuk është respektuar kushtetuta dhe statuti i komunës së Ulqinit.

Tabelat rrugore vetëm në një gjuhë(malazeze), e jo në gjuhën amtare të nxënësit thënë më së buti është provokim për nxënësit dhe të gjithë qytetarët e këtij mjedisi. Sepse mos shënimi i tyre  në gjuhën shqipe është dëshmi e pabarazisë gjuhësore që ndikon negativisht në vetdijën  dhe edukimin e tyre.

Ndërsa mos reagimi në lidhje me këtë çështje nga stafi drejtues i shkollës  nuk mund të arsyetohet, sepse gjendja  është irrituese jo vetëm për nxënësit e kësaj shkolle. Kur kështu veprohet në këtë mjedis ku shqiptarët janë shumicë përkatësisht  e vetmja popullsi, atëherë është e tepërt të diskutohet se si veprohet në mjediset tjera kur shqiptarët janë popullsi pakicë.

Duhet reagim qytetar dhe i medieve

Nëse nuk reagohet me kohë ndaj një dukurie të tillë  atëherë çdo kush mund të vendosë  ndonjë tabelë sipas shijes dhe disponimit  personal  dhe të mos shqtësohet fare. Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në ato vende  ku nuk respektohet ligjshmëria!

Në mungesë të reagimit institucional  duhet reagim  qytetar duke pasur qendrim kritik dhe të argumentuar ndaj një padrejtësie që reflekton  negativisht të qytetarët, të cilët gjuhën e kanë vlerë të identitetit kombëtar shqiptar.

Në këtë drejtim nuk ka dilemë  se mediet luajnë rol  të veçantë, andaj ata nuk duhet të heshtin, por e kundërta duke qenë aktiv për të ndikuar në eliminimin e një pdrejtësie  e cila irriton qytetarët e çdo mjedisi. Sepse ate që nuk e bën pushteti lokal apo partitë politike duke pasur qendrim indiferent  mediet ofrojnë mundësi të mëdha  në eliminimin e dukurive të tilla si kudo në vendet demokratike, ku respektohet barazia qytetare e kombëtare

Përfundim

Në mungesë të mekanizmit mbrojtës  të gjuhës shqipe në nivel të komunës, individë të ndryshëm brenda apo jashtë saj, me apo pa qellim nuk respektojnë ligjshmërinë dhe statusin e komunës kur është në pyetje barazia gjuhësore në këtë mjedis dygjuhësorë.

Pasi  deri më tash asnjë sekretariat në kuadër të komunës, nuk është angazhuar për të eliminuar këtë anomali atëherë  i mbetet kryetarit të komunës  së Ulqinit të angazhohet personalisht në lidhje me këtë çështje  për të eliminuar pabarazinë praktike  të gjuhës shqipe ne mbishkrimet jo vetëm në tabelat rrugore. Vetëm në këtë formë do të eliminohej pabarazia gjuhësore e cila është irrituese për shqiptarët në këtë mjedis. Ndërsa heshtja ndaj një dukurie të tillë shkon në favor të qasjes diabolike  të individëve apo subjekteve  të cilëve iu pengon barazia gjuhësore, çështje e cila mbetet e hapur dhe meriton përgjigje institucionale si në  nivel lokal e atë shtetëror.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. NGa FLori Bruqi

    Pse heshtë Prishtinaaaaa dhe Tirana zyrtare ?

    Përshendesim për shtjellimin e kësaj teme për debat publik ndërkombëtar që e ka shtuar studiuesi shqiptar nga Ulqin prof.dr.Nail Draga.Dygjuhësia nuk e dim ne të tjer♪7t nga vendet e ndryshme të rajonit a është në Kushtetutë e Republikës së Malit të Zi.Këttë çështje duhë ta bënë vetë kuvendarë e ULqinit, Tuzit etj. KUvendarë e ULqinit dhe të Tuzit duhë të shtrojnë edhe çështje e ULqinit ngase kanë kaluar mbi 100 vjet kur ky troll shqiptar ju dha Malit të zi pë 100 vjetë dhe tash shteti am Shqiptar nuk e kërkon këtë vend më shumicë shqiptare.
    Ju falë edhe Plava e Gucia Malit të Zi . Shteti amë heshtë .Pse heshtë Kryeministri shqiptar Edi Rma.Pse heshtë Prishtina zyrtare dihet se në krye të vendit është Sokobinasi ing. Alb Kurti nga ana e malit, Mali i ZI…

    https://www.drini.us/historia-e-trishtuar-e-ulqinit-e-tivarit-si-iu-dhane-crna-gores-malit-te-zi-te-sotshem/

    Nuk heshtin studiuesit tjerë nga trevat shqiptare…
    Shqiptarët e Malit të Zi nuk guxojnë ti shtijnë veshët në leshë por të kërkojnë në mënyrë nistitucionaale t’iu bashkangjiten Tokat amë shtetit shqiptar të Reeepublikë së Shqipërrrisë .Dardanet janë mësuar më falë toka Malit të Zi , Maqedonisë e besa është rrezik t’iu falën në një të ardhme të afërt edhe çetnikëve të Sërbisë. I vetmi është Zoti Nait Drgaj që shkruan për ëto tema të nxehta kombëtare për çka e përgëzojë publikisht.

    Më respekt pë lexuesit e Drinit dhe prof dr.Nail Dragajn.

    Akademik prof.dr.PHD AAAS Floi Bruqi

    Në Prishtinë, 17qershor 2026.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu