ARKIVI:
17 Maj 2026

Edhe partitë politike – pothuaj të gjitha, po i shërbejnë islamit e islamit politik po i shërben edhe Organizatës së Veteranëve të Luftës

Shkrime relevante

Vëllai im i amshuar Andrej Sopi, njeri i ndershmërisë, përshpirtësisë dhe kujtesës familjare

Don Fran Sopi, meshtar në Kishën Katolike Shën Katarina e Aleksandrisë...

Haxhi Sadria paralajmëroi ndryshimin e epokave historike përmes ngritjes së flamurit kombëtar dhe kryengritjes në Kulinë më 1910

Prof dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Historia që nuk duhët të harrohët Deri...

Lamtumirë, miku i madh i shqiptarëve, Basil Schader

Foto: Basil Schader Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Prof. Dr. Dr. Basil Schader (1951–2026) ishte...

Vetëvendosje, vazhdon të mbetët e vetmja shpresë !

Refik Hasani, Bujanovc  Qyetarët e Republikës së Kosovës, tani në zgjedhjet e...

Shpërndaj

Përveç partive politike, që pothuajse të gjitha i shërbejnë Islamit politik, po ashtu edhe udhëheqësit e OVL-së – Organizatës së Veteranëve të Luftës – janë shndërruar në një patericë të Islamit politik dhe të strukturave të krimit të organizuar në Kosovë. Kjo nuk është më çështje perceptimi apo interpretimi subjektiv, por çështje e sjelljeve publike, e deklarimeve dhe e pozicionimeve që po i sheh çdo shqiptar me sy.
Është e pazakontë, e papranueshme dhe absurde që një organizatë, e cila do të duhej të mbronte vlerat e luftës çlirimtare dhe veçanërisht ato kombëtare, sot të identifikohet me rryma ideologjike që prej vitesh po e gërryejnë nga brenda kombin shqiptar. Edhe më alarmante bëhet situata kur udhëheqësit e së njëjtës organizatë dalin hapur në mbrojtje të krimit të organizuar sa herë që preken eksponentë të lidhur me islamin politik, si Sami Lushtaku dhe të tjerë.
Duhet ta dini ju, zotërinj që udhëhiqni këtë organizatë, se populli shqiptar nuk mashtrohet më me standarde të dyfishta dhe propagandë të konsumuar. Me sjelljet tuaja jo vetëm që ia keni humbur dinjitetin vetes, por e keni dëmtuar edhe vetë organizatën që pretendoni ta përfaqësoni. Nuk mund të dilni nëpër studio televizive duke defiluar krah për krah me përfaqësues të Islamit politik dhe, në të njëjtën kohë, të pretendoni se mbroni frymën kombëtare të UÇK-së. Aq më tepër kur në ambientet tuaja pranohen Imamë me qëndrime hapur antikombëtare dhe anti shqiptare.
Dhe kur jemi tek pagëzimet apo rikthimet, disa prej mashtruesve të tillë që luajnë me vlera të shenjta hyjnore dhe kombëtare, me dëshirën më të madhe do t’i kisha pagëzuar personalisht, por me ujë të nxehtë 374 gradë Celsius. Sepse tallja me plagët shpirtërore të një populli dhe manipulimi me besimin për interesa politike është një prej formave më të ulëta të hipokrizisë publike.
Për më tepër, disa prej protagonistëve të kësaj organizate, e cila gjithnjë e më pak përfaqëson vlerat autentike të luftës çlirimtare, kanë sulmuar publikisht rikthimet e shqiptarëve në Kishën Katolike. Kjo qasje nuk është vetëm përçarëse, por edhe fyese ndaj historisë kombëtare shqiptare. Shumica e atyre që sot rikthehen në identitetin e tyre të hershëm fetar, katolik, kanë qenë pjesë aktive e organizimit të luftës çlirimtare, pjesëmarrës në luftë ose mbështetës të saj. Prandaj askush nuk ka të drejtë morale të ndajë shqiptarët në kategori ideologjike apo fetare dhe të përcaktojë kush është më shumë apo më pak atdhetar.
Lufta e UÇK-së nuk ka qenë luftë për Islam politik. Nuk ka qenë luftë për arabizim, as për anadollizëm modern. Ka qenë luftë për liri kombëtare, për dinjitet dhe për të drejtën që shqiptari të jetojë i lirë në tokën e vet. Pikërisht për këtë arsye është tragjike kur dikush sot përpiqet ta përdorë atë gjak, atë sakrificë dhe ato varre për interesa ideologjike, politike apo klanore.
Udhëheqësit e OVL-së – Organizatës së Veteranëve të Luftës – e kanë humbur legjitimitetin moral dhe kombëtar për të folur në emër të UÇK-së në momentin kur kanë lejuar që fryma ideologjike të zëvendësojë frymën kombëtare. Sot, më shumë se përfaqësues të veteranëve të luftës, po sillen si pasqyrim i Bashkësisë Islame të Kosovës ose si instrument i subjekteve politike që kanë kontribuar drejtpërdrejt në zgjerimin dhe normalizimin e Islamit politik në Kosovë. Dhe këtë populli po e sheh çdo ditë më qartë.
Historia nuk i fal ata që tentojnë ta tjetërsojnë sakrificën kombëtare. As ata që e shesin idealin për favore personale. Kombi shqiptar ka kaluar shumë stuhi për të mbërritur deri këtu dhe nuk do të lejojë askënd t’ia mbulojë plagët me flamuj ideologjikë të huaj. Dhe mbajeni mend mirë: shqiptarët mund të durojnë shumë gjëra, por kur e kuptojnë se dikush po tallet me gjakun e tyre, atëherë fillon shembja e rremeve. E aty nuk shpëton as propaganda, as frika, as zhurma.
PS: Së shpejti vjen pjesa “Duke parë, duke bërë VII”, sepse prej kohësh po zihet një tentativë e çuditshme dhe e rrezikshme. Dikush po përpiqet ta privatizojë kauzën e rikthimit, ndërsa së fundmi po bëhen përpjekje edhe për ta politizuar këtë çështje. Ka ardhur koha që demoni të demaskohet nën lëkurën e deles.
Sinqerisht
15 maj 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu