
Gjergj Jozef Kola, Vjenë
Refleksione jete dhe arti Osé: Atë që shtypi i shitun në Shqipní nuk e thotë:
1. Në Shkodër gjatë pushtimit osman, gratë katolike mbanin shenjën e kryqit në dorë dhe e tregojshin në çdo dyqan ku shkojshin, e kjo ishte nji shenjë diskriminimi, e cila në mënyrë latente vazhdon ende sot, përderisa asnji ministër, ambasadore apo zv/ministër nuk asht katolike.
Madje as në prefekturën e Shkodër, me pesë bashki ku mbi 70% janë katolikë, drejtuesja nuk asht e krishtenë.
Nuk ka njeri në prefekturën e Shkodër e të Malësís qi nuk e njeh kët fenomen, qi lidhet me nji trajtim të pabarabartë ekonomik kundrejt katolikëve gjatë disa periudhave osmane, përfshi rastet kur grave katolike u kërkoheshin çmime mâ të nalta ose trajtoheshin ndryshe në treg.
Këto rrëfime lidhen me ndamjet fetare, statusin juridik të të krishtenëve si “raja” dhe me tensionet shoqnore të asaj kohe.
RAJA — qytetarë të shkallës së dytë. Vetë diktatura komuniste hoxhiste e vazhdoi kët trajtim ndaj katolikëve. Unë personalisht mbaj mend kryqin e RAJËS në dorën e gjysheve shkodrane…
2. Në Bosnia and Herzegovina, sidomos ndër kroatët katolikë të Bosnjës së Mesme, asht dokumentue tradita e tatuimit të kryqit (“sicanje” ose “bocanje”) si shenjë identiteti e mbijetese gjatë sundimit osman.
Disa studiues e lidhin këtë praktikë me frikën prej islamizimit të detyruem, marrjes së vajzave dhe humbjes së identitetit fetar e kulturor, por edhe me përndjekjen ekonomike të RAJËS katolike.
Edhe sot, kjo kujtesë historike del shpesh në art, muzikë e letërsi. Kënga “Andromeda” e interpretueme prej vajzave kroate në festivalin europian asht pa nga shumëkush si nji metaforë për kujtesën historike, humbjen dhe përballjen me plagët e së kaluemes.
Popujt qi kanë forcë me u përballë me historinë e vet pa urrejtje, por edhe pa harresë, arrijnë me ruejt dinjitetin e kujtesës kolektive. Krimet osmane 4 shekullore ne Ballkan nuk mund te harrohen per nji nate vere nga popujt qe mbijetuen mes sakrificave mbinjerzore… Kujtesa historike nuk asht thirrje për hakmarrje, por për vetëdije, në mënyrë qi tragjeditë e së kaluemes mos me u përsëritë.
- Gjergj Jozef Kola — live nga Vienna për festivalin europian…


