ARKIVI:
10 Qershor 2026

Gëzim Hajrullahu njofton për shpërndarjen e dhuratave politike-islamike për nxënësit në SHMU ”Hajrız Muhadini” Dremjak të Ferizajit

Shkrime relevante

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit të saj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!

Florim Zeqa Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk kishin për çka...

Krijohet në Shqipni Partia Komuniste e Rindërtuar Islame e Flamingove rose, thotë Klajd Kapinova

Klajd Kapinova, New York Breaking BAD News Krijohet ne Shqipni PARTIA KOMUNISTE E...

Shpërndaj

NJOFTIM per kujdestarin e dites dhe drejtorin e shkolles SHMU”Hajrız Muhadini” Dremjak
Une ars.Gezim Hajrullahu deklaroj se nuk e perfilli riorganizimin e mesimit me orar te reduktuar te orarit te rregullt te rendit te zakonshem laik te shkolles me qellim te subordinimit ne raport me normen fetare-islamike te sheriatit,edhe kur kjo nuk guxon te afishohet ne njoftimin zyrtar duke qene ne dijeni te shkeljes se rendit kushtetues,ligjor e administrativ laik,por duke u kamufluar me heshtje ose me justifikim qe konsistion ne frazen e thjeshte “riorganizim” pa motivin e vertet e qe si ne rastet tjera dhe ne rastin e sotem te dates 26.05.2026 e qe lidhet me Bajramin e Vogel,që sipas kalendarit zyrtar eshte dite pushimi(neser me date 27.05.2026),por qe nuk nenkupton asnje riorganizim tjeter qofte para apo pas dites se pushimit
PS:siç mësova,sot,drejtori i shkollës Z.Kushtrim Avdija bashkë me mësueset kishin organizuar shkuarjen e nxënësve në xhami për të marrë dhurata nga hoxha,siç kishin bërë edhe në muajin mars në vigjilie të “bajramit” kur drejtori asokohe e kishte sjellur hoxhën në ambiente të shkollës me ç’rast kishte shpërndarë “dhurata” ideolgjike islamike.
Me respekt !
Gezim Hajrullahu
Date 26.05 2026
Dremjak

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkolla duhet të mbetet vend i dijes, jo i propagandës fetare apo i ndikimeve ideologjike mbi fëmijët.

    Është thellësisht shqetësuese kur shkolla publike, që duhet të mbetet institucion laik dhe i barabartë për të gjithë nxënësit pa dallim bindjeje, shndërrohet në hapësirë ndikimi fetar. Arsimtarët nuk janë aty për t’iu nënshtruar as hoxhës, as priftit, as çfarëdo autoriteti fetar, por për t’i shërbyer dijes, edukimit qytetar dhe Kushtetutës së shtetit laik.

    Nëse vërtet janë organizuar vizita të nxënësve në xhami gjatë orarit mësimor dhe janë shpërndarë materiale me përmbajtje ideologjike fetare në ambientet e shkollës, atëherë kjo tejkalon kufijtë e edukimit dhe prek drejtpërdrejt neutralitetin institucional që duhet ta ruajë shkolla publike.

    Festat fetare respektohen nga të gjithë dhe dita zyrtare e pushimit është e garantuar me ligj. Por kjo nuk nënkupton riorganizime të fshehta, imponime apo aktivitete që favorizojnë një besim të caktuar brenda shkollës. Heshtja ndaj këtyre dukurive nuk është zgjidhje. Shkolla duhet të mbetet vend i dijes, jo i propagandës fetare apo i ndikimeve ideologjike mbi fëmijët.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu