ARKIVI:
30 Maj 2026

Betimi i një guerili, kushtuar Ali Ajetit

Shkrime relevante

Pjella e së keqës

Afrim Caka, Gjakovë NJËRIU NGA PADITURIA ËSHTË PJELLË E SË KEQËS Shqipja jote...

Eh, ditët e rinisë…!

Sak Muji, Rugovë Një fotografi, një jetë, një dëshmi Këtë fotografi ma gjeti...

Për Dakën tonë, Nanen Hajrije Muji dhe për 11 fëmijët e saj, në kujtim të ditëlindjes sime të 68

Sak Muji, Rugovë Për Dakën tonë, Hajrije Muji, dhe për 11 fëmijët...

Shpërndaj

Betimi i një guerili

(Kushtuar Ali A. Ajetit,
vrarë më 30 maj 1989 në Shtedim të Podujevës,
në dyluftim me forcat pushtuese të Serbisë.)

Betohem se do të lëshoj rrënjë,
si rrapi shekullor i Dyzit.

Nuk do ta marr malin,
as s’do ta lëkund qerpikun.

Nuk do ta turpëroj familjen,
as farefisin.

Do të qëndroj,
edhe po u bëra pluhur e hi,
këtu ku lindën e jetuan
të parët e mi.

Nuk do t’i kënaq
shovinistët serbo-sllavë
me frikë e nënshtrim.

Do të luftoj për Llapin
dhe Gallapin tim.

Krisma e armës sime do të jehojë
në Shalë të Bajgorës,
në Drenicë,
në Karadak,
në Kaçanik,
në Dukagjin
e në Podguri.

Vdekjen dua ta bëj si burri,
ashtu siç e bënë:

Isa Boletini,
Oso Kuka
dhe Bajram Curri.

Nga gjaku im
do të mugullojnë malet
e do të lulëzojnë fushat.

Do të kujtohem
si Hasan Prishtina
e si Shaban Polluzha.

Derisa të ekzistojë
toka dhe qielli,
do të më këndohet kënga;

krenar me mua do të ndihen
Prishtina,
Shkupi,
Ulqini
e Tirana.

Arif Ejupi
Gjenevë, 9 qershor 1997

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu