Sado që një grua të zbukurohet prej së jashtmi, bukuria nuk do të bëhet kurrë e saj, nëse ajo nuk buron së brendshmi

Shkrime relevante

Miting në Nju Jork apo Operacion Vjetor? Narrativa e Fshehur Pas Pankartave Shumëngjyrëshe

Nga: Pouia Tajali Kanë mbetur vetëm disa javë deri në mbajtjen e...

Pa censurë, poezi nga Bekim Blaku

PA CENSURË Poezi Telajo është ai vendi magjik ku mbarojnë fjalët, e piktori lë të shpërthejnë me...

Harmonia ndërfetare ka qenë një fasadë, u dëshmua në momentin e parë të lirisë

Nga: Gjon Keka A mund të na thonë këta të grupit të...

Shpërndaj

Si nona si mami, dy gratë me impaktin më të madh në jetën time, besojnë fort se bukuria tek një grua, vjen vetëm nëse e thërret atë. Po shpjegohem:
Sipas dy “filozofeve” të mia, sado një grua të zbukurohet prej së jashtmi, bukuria nuk do të bëhet kurrë e saj nëse ajo nuk buron së brendshmi. Bukuria nis nga shpirti padyshim por çfarë bën fjala, gjesti e përkëdhelja e ëmbël për zhvillimin e saj të mëtejshëm është e habitshme.
Të gjithë ne i dallojmë menjëherë gratë e bukura, ato që zgjohen në mëngjes me këngë e ledhatime për fëmijët, bashkëshortët e njerëzit e familjes. Ato që ndërsa pastrojnë, gatuajnë, shkojnë në punë e kudo ndodhen kanë një fjalë të ëmbël e një buzëqeshje gjithnjë gati. Ato që dinë të përkëdhelin, që lehtësojnë dhimbje të dukshme e të padukshme, që një pjesë të shpirtit të tyre e ushqejnë nëpërmjet asaj çka japin, jo asaj çka marrin. Lum kush i ka në krah!
Nona më thoshte: “çile lulen tue pà me sy bir, t’derdhet dashnia për t’mirën qysh pri t’pames, pri t’folmes. Nji gru e bukur n’shpirt qit mjoltë pri goje me nonën, t’fohet zemra ty ene tjetrit. Bohesh e bukur përditë ma shumë, si tranofili m’gem ene njelesh e bukur gjithë jetën”.
E dini çfarë fuqie prej së brendshmi i jep një fëmije, por dhe një të rrituri po ashtu, çfarë sigurie e qetësie të papërshkrueshme i ngjitet në trup e mendje kur mama e zgjon në mëngjes duke i thënë: “gjithë bota me nji anë e ti m’anën tjetër, ti pesho ma shumë biri nonës”. Unë ia di mirë vlerën kësaj shprehjeje!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu