ARKIVI:
5 Qershor 2026

PAN-i armiqësor ndaj fëmijëve të Presidentit Rugova!

Shkrime relevante

Isa Mulaj për “Ish-Drejtorin e dhunshëm dhe mësimdhënësit e tanishëm të dhunshëm në gjimnazin “Haxhi Zeka”

Isa Mulaj, Istog  Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Mos u...

PAN-i armiqësor ndaj fëmijëve të Presidentit Rugova!

Ukë Ibrahim Rugova, kandidat për deputet të Kosovës   Idriz Zeqiraj, Gjermani _____    ...

Me rastin e 148 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT ËSHTË AKTUALE...

Rinia e Kosovës përballë një momenti vendimtar

Nga Frank Shkreli E ARDHMJA E KOMBIT ËSHTË NË DUAR TË...

Shpërndaj

Ukë Ibrahim Rugova, kandidat për deputet të Kosovës
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
     Subjektet politike të koalicionuara në PAN,  kanë qenë dhe mbetën gjithëherë armiqësorë ndaj Presidentit Rugova dhe LDK-së së Tij. Ato nuk u mjaftuan me fyerje e sharje, për ta denigruar politikisht, por kanë provuar edhe eliminimin fizik të Rugovës. Kurdisja e atentatit me tritol, përgjatë shkuarjes në takimin me zyrtarin e lartë evropian, Havier Solana, ka dy arsye që nuk harrohet:
1) Atentatorët janë zbuluar dhe askush nuk është marrë në përgjegjësi;
2) Organizatorët janë fytyra publike, madje edhe deputetë!
     Rastet tjera të sulmeve, me synime vrastare, janë të njohura dhe po kursehem të mos i përsërisë.
     Mëria, urrejtja e PAN-i, edhe pas shuarjes të Rugovës, vazhdon të jetë aktive. Armiqtë e Rugovës i pengon lavdia, dashuria dhe respekti i shqiptarëve botërorë, për Presidentin historik.
     Andaj, duan zvetënimin dhe degradimin e figurës markante të Rugovës, tani përmes fëmijëve të Tij. Pan-i, me SHIK-un e tij kriminal, kurdisën akuzën “e shitjes të vizave” nga djali, Ukë Rugova. Ndërkohë që ishin agjentët e SHIK-ut, ata që ia kishin ofruar personat, për t`i ndihmuar për marrjen e vizave në Ambasadën italiane.
     Ashtu siç rrëfen edhe vetë Ukë Rugova, “personat shfrytëzuan njohjen time, me zyrtarë të Ambasadës, si djalë i Rugovës, për t`i  ndihmuar për viza. Nëse dikush tjetër ka bërë pazare, pa dijeninë time, këtë nuk e di”. Drejtësia e kapur nga PAN-i, vazhdoi zvarritjen, ndër vite të hetimit, pastaj të gjyqit, duke e mbajtur peng pinjollin Rugovë!
     Radha e goditjes i erdhi Teutë Rugovës. Edhe ajo u bë kurban i babait të saj, Ibrahim Rugovës. Shantazhi ishte i rëndë sa bjeshka: “Të votosh qeverinë e arnuar të Ramush Haradinaj, përndryshe vëllai, Ukë Rugova, do ta pësojë keq!”
     Dilemë e tmerrshme! Vendimi i partisë, LDK-së, ishte kundër. Megjithatë, Teuta u dorëzua! Mendoni gjendjen e saj mendore dhe shpirtërore!! Thonë se “motra për vëllain, bënë më shumë, se sa vëllai për vëllanë”.
     Për çudë, në mesin e 120 deputetëve, u shenjëstrua Teutë Rugova, vajza e vetme sugare e Ibrahim Rugovës!?
     Qoftë kurdisja e akuzës kundër Ukë Rugovës, qoftë shantazhi i egër ndaj Teutë Rugovës, është vepër burracakësh të liderëve të PAN-it. Synimin është i qartë, për ta goditur, degraduar, edhe pas amshimit, të figurën madhore të burrështetasit më të madh në historinë e Shqiptarisë, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, i cili, për nga rëndësia historike, nuk ka ndërmjetës, që nga Gjergji ynë i Mesjetës.
     Mendoni vetëm për një çast: A do të vepronte në këtë më mënyrë Dr, Rugova, me fëmijët e këtyre “liderëve xhuxha” të PAN-it?! Përgjigja e prerë: “Asnjë herë dhe kurrën e kurrës!” Sepse Rugova ishte burrë sa i traditës aq edhe bashkëkohor.
     Ibrahim Rugovën e njoha në Shkollën 8-vjeçare, ndërsa në Shkollën e mesme e kisha shok klase. Edhe atëherë rrezatonte mirësjellje, dashuri dhe respekt për njerëzit, fisnikëri të lindur, që e shquante nga të tjerët. Kushdo që i njeh nga afër fëmijët e Presidentit Rugova, ashtu siç i njoh unë, ata kanë trashëguar, jo vetëm shumëçka, por gjithëçka nga babai biologjik i tyre: Të urtë, të sjellshëm, të dashur dhe gjithë respekt e dashuri për njerëzit.
     Përgjimin, përndjekjen e babait Rugovë, nga armiqtë e Tij, lakmitarë të pushtetit, që nuk e arrinin me votën demokratike, u harbuan deri në tërbim, duke i maltretuar deri në vrasje: ushtarakët luftëbërës, kuadrot dhe veprimtarët e  LDK-së të Ibrahim Rugovës, e përjetuan rëndë edhe fëmijët e tij, pothuaj se, në burgun shtëpiak.
     Fëmijët e Rugovës, u rritën në kushte terrori të dyfishtë:)
     a) Të pushtuesit fashistë serbo-sllav;
     b) Të bandave ultra komuniste envero-staliniste, të cilët, veç tjerash, e gjuajtën me armën luftarake “zolla” rezidencën e Presidentit Rugova, brenda se cilës jetonte edhe Familja Rugova!
     Një krim ekstrem banditesk, gjithnjë i dirigjuar nga kupola pushtetare e shtetërore të asaj kohe, nga më të zezat, errëtake dhe sakajshëm të turpshme, në historinë më të re të Kosovës. Krejt e njëjtë me regjimin kriminal dhe rrugaçëror, të diktatorit më të urrejtur dhe më gjakatarë të popullit shqiptar, për afro gjysmë shekulli radhazi, veglës serbo-ruse!
     Bërrylaxhinjtë e dikurshëm, bisht e patericë, të PAN-it, uzurpatorë të partisë të Presidentit Rugova, nuk treguan përkujdesje për fëmijët e Rugovës, madje i mbajtën larg afrimit në strukturat partiake, ashtu siç dëshironin armiqtë më të egër të Rugovës.
     Për më tepër, klani i Isa Mustafës, bëri koalicione të përsëritura me PAN-istët, duke shpërfillur vullnetin e popullit, elektoratit, anëtarësisë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje as të Kryesisë të LDK-së.
      Ukë Rugova kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Ai u prit me dashuri dhe admirim, në takimin përmbyllës zgjedhor në qytetin e Istogut. Emri i tij ngriti në këmbë të pranishmit, të mallëngjyer për travajat që përjetoi Familja Rugova edhe pas amshimit të kryezotit familjar, Ibrahim Rugova.
     Thirrja e Vjosë Osmanit, bartëse e listës të LDK-së: “Na jipni një shansë, për të kontribuar në drejtimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ishte një nga slloganet më të gjetura të kësaj fushate zgjedhore.
     Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë premtimin dhe zotimin solemn, se “do t`i kthehemi frymës dhe metodës rugoviane të zgjedhjeve partiake:
      1) Debat të shpenguar demokratik nga anëtarësia;
      2) Zgjedhje të fshehta dhe demokratike, madje në të gjitha nivelet e strukturave të partisë, që nga baza e deri tek organet drejtuese të LDK-së”.
      Pikërisht për këtë, kandidatja për presidente, Vjosë Osmani, përsëritë në vijimësi emrin e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, si frymëzim i shqiptarëve të përbotshëm.
     Dhe, kjo qasje demokratike zgjedhore brenda partiake, do të jetë e vetmja shpresë, për ngritjen, madje në perspektivë, edhe fitoren e LDK-së, dikur krenare dhe kryezonjë e Kosovës.
     Profilizimi i të djathtës të Kosovës, do të jetë krye-kauza e LDK-së. Kjo qasje për bashkimin e të djathtës, do të jetë një shtysë dhe vlerë, për ngritjen dhe rritjen e bashkimit djathtistë, respektivisht, të LDK-së.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu