
Gani I. Mehmeti
Lista Serbe sot ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas Listës Serbe janë bërë “parregullsive serioze që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve të rezervuara për popullin serb”.
(Kosova Sot Online, më 29. 6. 2026).
Ka kaluar koha e dirigjimeve serbe në Kosovë.
Vota ime është imja, dhe, unë atë ia jap kujt të dua. AJo është e fshehtë, nuk dihet kush kujt po I jep votën, por ajo ipet.
Mos po kërkon Lista Serbe t’ia japim votën tonë asaj! Jooo, mos mendo! Prano Republikën e Kosovës, mos e lufto Republikën e Kosovës, vepro sipas Kushettutës e ligjeve të Kosovës, dhe tek atëherë edhe ti do të jesh e barabartë me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për mua janë dhe do të jenë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës që e pranojnë Pavarësinë e Kosovës, që e mbrojnë atë dhe që luftojnë për të drejtat e të gjithëve.
Prandaj, të mos çuditet fare Lista Serbe pse dikush paska votuar serbët e tjerë në ato vendvotime ku nuk ka serbë. Kjo është e drejtë e secilit. Dhe, mbas ankesës së Listës Serbe, mirë na e ka përkujtuar se, në zgjedhjet e tjera parlamentare kur të vijnë, për ta nxjerrë nga lojha këtë, do votohet masovikisht nga shqiptarët, për të fituar ata që mbështesin Republikën e Kosvës e jo ataqë mbështesin Serbinë.
Në këtë drejtim edhe serbët le të votojnë cilëndo parti shqiptare, nuk ka problem fare. Le të votojnë paritinë shqiptare që atyre ua merr mendja se punon për ta.
Ndërkaq, vetë ankesa e tyre më duket të jetë qesharake !
Në anën tjetër, në zgjedhjet e ardhshme do të votojmë serbët lojalë të Republikës së Kosovës nga ne shqiptarët.
Të paktën, unë e shoh të arsyeshme që serbët lojalë të Kosovës, të votohen nga të gjithë shqiptarët e ndjekur nga veriu i Kosovës në vitin 2000 me dhunë nga bandat dhe kriminelët serbë “Roja e Urës” në mbështetje të KFOR-it të atjeshëm, që kurrë më nuk u lejuan të kthehen deri sot në shtëpitë e tyre.
Përse kjo parti nuk ankohej kur nga 3% e popullsisë së Kosovës, i janë caktuar 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës? Nëse duan drejtësi, duhet të bëjnë drejtësi. Është dashur të ankoheshit atëherë, por edhe tani nuk do të ishte vonë ta ktheni këtë drejtësi e barazi, që ta kërkosh të drejtën tjetër përmes ankesës.


