Marjana Koçeku: Dhuna ndaj protestuesve tregon pafuqinë e qeverisë, asnjë qeveri nuk mbijeton me forcë

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar pas përplasjeve midis Policisë së Shtetit dhe protestuesve gjatë tubimit të mbajtur para Parlamentit, duke kritikuar ashpër reagimin e autoriteteve.
 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçek shprehu se e ka ndjekur me shqetësim dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, ndërsa akuzoi qeverinë se, në mungesë të argumenteve, po i përgjigjet pakënaqësisë së qytetarëve me forcë. 

“Në një shtet ku argumentet mbarojnë, mbeten vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmet e policisë. Por asnjë qeveri nuk e ka zgjatur jetën e saj duke goditur qytetarët që kërkojnë të dëgjohen. Mjafton të shohim historinë për ta kuptuar këtë”, shkruan Koçeku.

Deputeti, i cili pak ditë më parë u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, shtoi se përdorimi i dhunës nuk është shenjë force, por provë e pafuqisë së qeverisë për të bindur qytetarët. 

“Një shtet që zgjedh t’i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me dhunë nuk po tregon forcë; po tregon paaftësinë e tij për të bindur”, thekson Koçeku.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ore Neomalësore!
    Si nuk e kupton qe keto protesta nuk kane te bejne direkt me Ramen. Keto protesta kane te bejne me ndryshimin e kursit te Shqiperisë. A thua sllogani ” as me Lindjen dhe as me Perendimin” nuk te tregon mjaftueshem se keto protesta janë teresisht antishqiptare.

  2. Keqardhje qe nje injorante flet e shkruan ashtu sepse qe te mos e quajme shpifje e quajme injorance.
    Si duket prinderit e saj nuk i kane thene qe fjala e dhene dhe besa jane virtyte te shqiptarit. Nje variant i dyte eshte se Mariana Kocaku ka marre para nga LUGATI NON GRATTA per te u shkeputur nga PS dhe per te shkaktuar percarje. Injoranca ose paraja jane mungese dinjiteti.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu