ARKIVI:
5 Korrik 2026

Kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato?!

Shkrime relevante

Historia nuk arrestohet – liria e besimit nuk është çështje policore

Nga Prof. Ahmet Musa (Shqiptar Shaljani) ____ Deklarata e Hoxhë Dr. Besfort Maxhunit,...

Kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato?!

Florim Zeqa Të humbësh një palë zgjedhje mund të jetë rastësi, por,...

Kur shteti nuk e mbron kapitalin shqiptar, humb Shqipëria

Luan Dibrani, Prevallë Prevallë, Kosovë  Rasti i Behgjet Pacollit si pasqyrë e...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Të humbësh një palë zgjedhje mund të jetë rastësi, por, assesi tri humbje radhazi nuk arsyetohen me rastësinë, as më heshtje dhe as më ikje nga përgjegjësia politike!

Ikja nga përgjegjësia akt qyqar i drejtuesve aktualë

Një subjekt politik që për dy dekada rresht nuk arrin të këndellet nga humbjet serike, nuk e meriton skenën parlamentare!

Një klasë politike që për 20 vjet rresht dështon në zgjedhje parlamentare nuk e meriton të jetë në krye të subjektit politik!

Një politikan që përjeton më shumë se tre humbje serike duhet t’i thërras ndërgjegjës dhe të ofrojë dorëheqjen nga organet e partisë si akt moral për humbje në zgjedhje!

Mirëpo, për fatin e keq, drejtuesit e LDK-së nuk e njohin dorëheqjen si akt moral!

E njohin ikjen nga përgjegjësia si akt qyqar para elektoratit, të cilin e mashtrojnë paturpërisht para zgjedhjeve duke ua premtuar fitoren spektakolare!

Fitoren nuk e njohin që dy dekada dhe përseri krenarë me vetën e tyre!

Drejtuesit e LDK-së post rugoviane u kënaqen më vendin e dytë plotë 14 vjet në skenën politike, por, siq po duket të kënaqur janë edhe me vendin e tretë për 6 vite rresht si humbës të katër palë zgjedhjeve!

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur nuk reflektojnë edhe tani nga pozita e tretë duke e thyer rekordin e humbjeve në zgjedhjeve 9:0, pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale!

Humbjet janë normale për një parti të vogël, por jo edhe për një ish gjigant të politikës kosovare, nga e cila dolën të gjitha partitë e skenës politike kosovare!

Një dorëheqje e harruar dhe kriza morale në LDK

I vetmi politikan i LDK-së, me ndërgjegje të pastër njerëzore, i cili kishte dhënë dorëheqje ishte Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Rexhepi, duke e ndjerë përgjegjësi morale si akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës dhe familjeve Balaj e Xheladini, të cilat humbën bijtë e tyre, Arben Xheladini dhe Mon Balaj si pasojë e plagëve të marra gjatë protestave të 10 shkurtit 2007, anipse nuk e kishte asnjëlloj përgjegjësie komanduese për vrasjen e dy aktivistëve të LVV-së nga policia e UNMIK-ut!

Udhëqja autoritare e LDK-së nuk e njeh dorëheqjen si akt moral për humbjet serike dhe humbjen e elektoratit të saj!

Përkundrazi, e marrin guximin që të sulmojnë dhe etiketojnë të gjithë zërat që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënje për humbjet serike dhe katandisjen e vlerave demokratike në LDK.

Çka është bërë mjaft është bërë mjaft, 20 vjet humbje, 20 vjet zhgënjim, 20 vjet turpërim për LDK-në!

Vetëm dorëheqja kolektive është shpëtim për LDK-në, në të kundërtën e pret përfundim i turpshëm partinë më të vjetër politike në vend”!

Siq duket, bashkëjetesa me humbjen i ka bërë të ndjejnë frikë nga fitorja drejtuesit e LDK-së!!!

Ngritja e partive rivale dhe tkurrja e LDK-së janë bërë shqetësim për elektoratin, por jo edhe për drejtuesit e saj, të cilët, zërat kritik që kërkojnë ndryshime substanciale i akuzojnë si armiq të LDK-së!

U mbetët lexuesve të këtyre rreshtave që të vlerësojnë drejt dhe më gjakftohësi, se kush në të vërtetë është armik dhe kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu