ARKIVI:
5 Korrik 2026

Historia nuk arrestohet – liria e besimit nuk është çështje policore

Shkrime relevante

Historia nuk arrestohet – liria e besimit nuk është çështje policore

Nga Prof. Ahmet Musa (Shqiptar Shaljani) ____ Deklarata e Hoxhë Dr. Besfort Maxhunit,...

Kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato?!

Florim Zeqa Të humbësh një palë zgjedhje mund të jetë rastësi, por,...

Kur shteti nuk e mbron kapitalin shqiptar, humb Shqipëria

Luan Dibrani, Prevallë Prevallë, Kosovë  Rasti i Behgjet Pacollit si pasqyrë e...

Shpërndaj

Nga Prof. Ahmet Musa (Shqiptar Shaljani)
____
Deklarata e Hoxhë Dr. Besfort Maxhunit, në të cilën ai kërkon ndërhyrjen e organeve të rendit për të ndalur thirrjet për pagëzime dhe për ta paraqitur vendosjen e gurthemelit të një kishe si kërcënim për rendin shoqëror, ngre një pyetje themelore: a duhet të trajtohet liria e besimit si e drejtë kushtetuese apo si çështje policore?
Në një shtet demokratik, përgjigjja është e qartë. Liria e ndërgjegjes dhe e besimit nuk është privilegj që jepet nga shumica dhe as e drejtë që mund të kufizohet nga bindjet e një grupi të caktuar. Ajo është një e drejtë themelore e çdo qytetari.
Prandaj, askush nuk duhet të shqetësohet kur një shqiptar zgjedh të mbetet mysliman, katolik apo ortodoks. Po kështu, askush nuk duhet të alarmohet kur një shqiptar, me vullnetin e tij të lirë, vendos të pagëzohet. Liria nuk funksionon vetëm kur pajtohemi me zgjedhjen e tjetrit; ajo matet pikërisht kur respektojmë zgjedhjen me të cilën nuk pajtohemi.
Më habit fakti që një studiues me gradë doktori duket se e anashkalon një të vërtetë të njohur historike: krishterimi në Dardani dhe në trojet shqiptare nuk është një fenomen i ri. Ai është pjesë e historisë sonë afro dymijëvjeçare. Ipeshkvitë, bazilikat dhe qendrat e hershme të krishtera dëshmojnë vazhdimësinë e kësaj tradite shumë shekuj përpara pushtimit osman.
Prandaj, vendosja e gurthemelit të kishës në Zogaj të Vushtrrisë, mbi gjurmët e një kishe të shekullit V, nuk është shpikje ideologjike dhe as provokim. Është rikthim i kujtesës historike dhe respektim i trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore.
Askush nuk po kërkon të shembë xhami, askush nuk po cenon të drejtën e myslimanëve për ta ushtruar fenë e tyre. Përkundrazi, kërkohet që të respektohet i njëjti standard edhe për ata që zgjedhin një rrugë tjetër. Barazia para ligjit nuk mund të jetë selektive.
Po aq shqetësuese është përpjekja për ta paraqitur rikthimin në besimin e të parëve si kërcënim për harmoninë ndërfetare. Harmonia nuk prishet nga liria. Harmonia prishet kur dikush përpiqet t’ia mohojë tjetrit këtë liri.
Historia e Vushtrrisë nuk fillon me periudhën osmane. Ajo është shumë më e lashtë. Vicianumi antik dhe trashëgimia e tij dëshmojnë një vazhdimësi qytetërimi që nuk mund të reduktohet vetëm në pesë shekujt e fundit. Mohimi i kësaj trashëgimie nuk është mbrojtje e historisë; është cungim i saj.
Shqiptarët nuk kanë pse t’i frikësohen historisë së tyre. Ata duhet ta njohin atë në tërësinë e saj. Vetëm kështu ndërtohet një shoqëri e lirë, demokratike dhe evropiane.
Ndërtimi i kishës në Zogaj të Vushtrrisë, ashtu si edhe nismat e ngjashme në Shalë të Bajgorës, nuk janë projekte kundër askujt. Ato janë shprehje e një të drejte kushtetuese dhe rikthim i një trashëgimie që i përket historisë së popullit shqiptar.
Historia nuk ka nevojë për censurë dhe as për hetime policore. Historia ka nevojë për studiues që e lexojnë të plotë, jo të përzgjedhur sipas bindjeve personale.
Kur faktet historike zëvendësohen me frikë, humbet e vërteta. Kur liria e besimit paraqitet si provokim, vihet në provë vetë demokracia. Ndërsa kur shqiptarët e njohin historinë e tyre pa paragjykime, fitojnë një pasuri që nuk e cenon askënd aq më pak të vërtetën tonë historike e shpirtrore .
______________
O shqiptarë musliman, dhe ju qytetar të Vushtrrisë në veçanti
Në emër të tolerancës epsharak katolikët kan filluar të ngrisin kisha si këpurdha anëkëndë
Çfarë iu duhet katolikëve kishë në Vushtrri ku banorët e saj 100% janë musliman me të gjitha fshatrat e saj.
Nëse kjo nuk është përçarje , armiqësi dhe nxitje të urrejtjes , çka tjetër?
Që nga tani katolikët kan filluar të lidhin shqiptarinë vetëm me katolocizëm.
Kjo kishë në Vushtrri dhe çdo kund tjetër edhe pse për disa vite nuk do të kenë frekuentim, por pas disa dekadave gjeneretave tjera do ju mbushin kokën se shiqoni kishën në këtë fshat e në atë fshat , duhet ti kthehemi rrënjëve tanë etj etj.
Mos heshtni ndaj kësaj dukurie por kundërshtojeni me çka keni mundësi në mënyrë institucionale
Po besoj se është ardh koha me marr hapa konkrete të mbrojtjes nga thirrjet dhe ndikimet e tyre pa u bërë vonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu