
Eshref Ymeri
Më në fund, nga radhët e partisë socialiste, shpërtheu haptas një zë i fuqishëm i deputetes malësore Marjana Koçeku kundër qëndrimeve rrugaçërore të Ramës ndaj qytetarëve dhe ndaj qeverisjes së tij antikombëtare.
E ndodhur para sulmit të turpshëm të batakut socialist, i cili kundërmon gjithandej nga të vjellat e Ramës poshtë e përpjetë, Zonja shumë e nderuar, Marjana Koçeku, ka reaguar me shumë dinjitet intelektual:
“Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin. Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament” (Citohet sipas: “Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë”, reagon Marjana Koçeku: Nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes” (Faqja e internetit “Drini”. 08 korrik 2026).
Pra, reagimi i kësaj deputeteje shumë të respektuar, dëshmon më së miri për diçka tepër domethënëse: Ajo ka krijuar bindjen e plotë se, në radhët e partisë socialiste, kupa e heshtjes serviliste ndaj bëmave rrugaçërore të Ramës, ka kohë që është mbushur, prandaj edhe ai duhet demaskuar me të gjitha mënyrat e mundshme. Dhe arsyet për një demaskim të tillë janë tepër të forta.
Po mbushen 21 vjet që asokohe kur në krye të partisë socialiste vazhdon të sundojë me dorë të hekurt një njeri me mbiemrin Rama apo me emrin askushi. Duke qenë në jetë askushi, një ditë të bukur ky Rama u peshkua nga Sorosi andej nga poshturat e Parisit dhe, përmes agjentit grek Fatos Nano, u katapultua në krye të partisë socialiste, një parti kjo, e cila e ka ndërruar emrin tri herë, pikërisht si puna e lavires, e cila i ndërron dashnorët me radhë.
Duke qenë pasardhëse e gjyshepartisë komuniste, të themeluar nga Miladini dhe Dushani, anëtarësia e saj nuk mund të ishte gjë tjetër, veçse një kope bujkrobërish në pronësi të kryeçifligarit Rama. Dhe jeta e ka vërtetuar gjatë 21 vjetëve, që, partia socialiste s’është gjë tjetër, veçse një formacion politik pa kurrfarë dinjiteti dhe pa kurrfarë morali kombëtar, pra, është një kope bujkrobërish. Kjo është arsyeja kryesore se pse forumi i lartë i partisë dhe gjithë anëtarësia e saj ka heshtur në mënyrë absolute para fakteve, të renditura në vijim, të cilat e demaskojnë paq Ramën, si faqen më të zezë në historinë e kombit shqiptar.
Le të flasim me gjuhën e këtyre fakteve.
- Kur Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, një pasdite tetori të vitit 2005, para forumit të lartë të partisë, pati paraqitur platformën për t’u zgjedhur kryetar, të cilën forumi ia hodhi poshtë, kurse të nesërmen, si me magji, e zgjodhi kryetar.
Vetvetiu lind pyetja: cila ishte ajo magji që ndikoi drejtpërsëdrejti në ngritjen e tij në postin e kryetarit të partisë? Çuditërisht, askush nga anëtarësia e forumit të lartë të partisë nuk reagoi absolutisht, se si qe e mundur një gjë e tillë? Pra, ai forum s’ishte gjë tjetër, veçse një kope bujkrobërish në zotërim të kryeçifligarit të ri Rama, i cili s’e pati problem t’i shtinte në dorë gjatë natës një e nga një nëpërmjet kapitalit gjigant financiar që kishte grumbulluar në postin e kryetarit të bashkisë.
- Gjashtë vjet më parë, avokati i njohur, Ilir Malindi, pati deklaruar:
“Edi Rama një i sëmurë psiqik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv””, (Faqja e internetit “Kosova sot”. 22 maj 2020).
Para këtij fakti, kopeja bujkrobëriste socialiste s’u bë kurrë e gjallë për të reaguar.
- Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryetarit Rama:
“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”. (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “Voal”. 20 dhjetor 2019).
- Më 30 qershor 2020, Gjergji Thimo, në studion e televizionit “Syri”, ku ishte i ftuar nga gazetari Adi Krasta, deklaroi:
“Numri i Ramës, i burgosur në Paris është: AL.1961138/a”.
Pra, kopeja e bujkrobërve socialistë e ka ditur, por ka heshtur, që ka në krye një njeri me probleme të rënda mendore dhe që paska qenë i burgosur në Francë, çka nuk e ka deklaruar në kartelën për pastërtinë e figurës.
- Prof.dr. Enver Bytyçi ka deklaruar për Ramën:
“Publicistika e tij antiKosovë e viteve 1990 dhe kundërshtimet ndaj Rrugës së Kombit ruheshin në kujtesën e shqiptarëve në Kosovë, ndaj dhe respekti ndaj tij ishte përtokë” (Citohet sipas: “Edi Rama është hero i kombit, popullit dhe shtetit të Serbisë”. Faqja e internetit “Kosova. Info”. 04 janar 2020).
- Rama qe rreshtuar haptas kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit, çka e pati shprehur jo vetëm personalisht, por organizoi edhe korin e bujkrobërve socialistë kundër ndërtimit të saj. Mes atij kori bujkrobërish ushtonin zërat e servilëve të neveritshëm të Ramës, si Arben Isaraj, Erion Braçe dhe Fatmir Toçi. Megjithatë, Rruga e Kombit u ndërtua dhe u inagurua para afatit për meritë të kryeministrit Sali Berisha, por bujrobërit socialistë të kryeçifligarit Rama ndenjën strukur, si minjtë nëpër ferra.
- Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, Rama, si tradhtar i Republikës së Dardanisë, vendosi taksën e Rrugës së Kombit dhe anëtarësia e bujkrobërisë socialiste e mbështeti plotësisht.
- Ish-deputeti, i ndjeri Dritan Prifti, vite të shkuara, nga foltorja e Kuvendit pati deklaruar:
“A ka shqiptar, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai, në deklaratën e tij të pasurisë, thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi, që jeton me nënën e vet?” (Citohet sipas: Dritan Prifti. “Edi Rama vetëm me hundë thith tre mijë euro në ditë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 10 korrik 2010).
- Faktet për vjedhjen e votave në vitin 2017 i pati bërë publike gazeta gjermane “BILD”, dhe, mes bisedave të përgjuara, u dëgjua edhe zëri i Ramës. Megjithëse ngriti një padi paradoksale kundër gazetarit të gazetës “BILD” për botimin e atyre përgjimeve, më pas Rama mblodhi bishtin dhe u tërhoq si breshka në ferrë.
- Nga radhët e kopesë së bujkrobërve socialistë, nuk u alarmua absolutisht askush pas botimit në internet të informacionit me titull: “Gazeta Gjermane BILD “ekzekuton” Ramën: Shqipëria, vendi në duart e një gangsteri” (Citohet sipas faqes së internetit “Koha Islame”, 15 maj 2019).
- Rama, si një frikacak i pështirë, më 21 janar 2011, i pati nxitur protestuesit të pushtonin kryeministrinë. Mes tyre, dikush, i frymëzuar nga servilizmi i papërmbajtur ndaj Ramës, e pati flakur në tokë flamurin kombëtar, ndërkohë që vetë Rama u fsheh si mi në kullën përballë piramidës.
- Kopeja e bujkrobërve socialistë s’e ka ngritur kurrë zërin për ta pyetur Ramën se cila ishte arsyeja që ai është dekoruar me Urdhrin “Kalorës i helenizmit”? Në një informacion, të botuar në internet, thuhet:
“Më 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë, bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë asaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra, me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke. Marrja e atij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Askush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama? (Citohet sipas: “Perse Edi Rama e mbanë të fshehtë Urdhërin “Kalorës i Kishës greke”? Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).
- Ish-deputeti Andis Harasani kishte të drejtë kur deklaronte si më poshtë:
“Në PS është bërë mbizotëruese filozofia e të qëndruarit sa më pranë kryetarit të radhës. Nëse do që të jesh në listë dhe në vend të mirë për deputet, duhet të jesh pranë kryetarit… Shkurt, nëse do të doje një histori vetjake suksesi në politikë, duhet të jesh pranë kryetarit… Në këtë kuptim, shumica e kolegëve të mi të PS-së, ndryshe mendojnë, ndryshe flasin, ndryshe flasin në publik dhe ndryshe flasin në kafene. Tek ata ka mbizotëruar filozofia e kryetarit që mendon se sa kohë ta mbajë trëndafilin në grusht, ka gjithmonë një shans për të ardhur në pushtet, dhe ndaj e shtrëngon aq fort e harron çdo gjë tjetër” (Citohet sipas: Andis Harasani. “Qumështi në diktaturë dhe PS-ja”. Gazeta “Panorama”. 24 qershor 2011).
- Me heshtjen e vet para sjelljes rrugaçërore të Ramës, bujkrobërit socilistë kanë lejuar që ai të shndërrohet në një pronar pushtetplotë jo vetëm i partisë socialiste, por edhe i Republikës së Shqipërisë, çka të kujton anëtarësinë partisë së punës dhe të krejt strukturave të saj, të cilat rrinin sus para askushit Enver Hoxha. Kjo është një dukuri e shëmtuar që mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra: ose korrupsioni në strukturat e larta të partisë socialiste, duke filluar që nga kryetari, është kaq i lartë, saqë i ka katandisur të gjithë anëtarët e tyre të notojnë në një të tillë batak të përbashkët, ku është e pamundur që ndokush të guxojë të manifestojë individualitetin e vet, ose mes anëtarësisë së saj mbizotëron ideja enveriste e nënshtrimit pa kushte para njëshit të partisë?
- Me mënyrën se si i trajton strukturat e larta të partisë dhe sidomos grupin e deputetëve socialistë, të cilët i ka shndërruar në deledeputetë, Rama ka ndikuar që në atë parti të lindin ca dukuri negative, të dëmshme këto dhe me pasoja jo të mira për autoritetin e partisë socialiste, si anarshizmi, dyfytyrësia, hermetizmi, mosmirënjohja, pabesia, servilizmi, vulgariteti.
- Analisti i njohur, Ilir Yzeiri, ka theksuar:

“Partia Socialiste nuk është një formacion politik me ide. Është një grumbull i madh interesash që nuk kanë as filozofi, as ide, as ideologji, pra, asgjë. Partia Socialiste Shqiptare është vazhduesja e Partisë Komuniste. Pjesa më e madhe e anëtarësisë së saj janë komunistët që kanë si kult Enver Hoxhën, por kjo e vërtetë nuk thuhet asnjëherë. Ata janë aty, pra, në PS, sepse nuk e përtypin dot as sot përmbysjen e komunizmit në Shqipëri dhe as në Europë…” (Citohet sipas: “Edi Rama apo heroi pa objekt”. Gazeta “Metropol”, 04 tetor 2005, f. 13).
- Anëtarësia e partisë socialiste ka heshtur ndaj reagimit të ish-deputetes Arta Dade, e cila, në gazetën “Telegraf” të datës 09 mars 2019, ka pasë hedhur idenë për rithemelimin e partisë socialiste? Në të vërtetë, partia socialiste nuk ka datë themelimi, sepse data 12 qershor 1991 shërben si data e ndërrimit të emrit të partisë së punës në parti socialiste, jo si data e themelimit. Prandaj ajo parti duhet të themelohet, me qëllim që, në krye të saj, të dalë një njeri me integritet të lartë intelektual dhe moral, me vetëdije të lartë kombëtare, i panjollosur nga balta e korrupsionit, në mënyrë që, në postin e kryeministrit, të gëzojë autoritet në marrëdhëniet me fqinjët dhe me Brukselin, që rivalët politikë t’i vlerësojë si konkurrentë nëpër fushatat zgjedhore dhe jo si armiq, siç i ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë antishqiptari Rama, i cili ka luajtur një rol mjaft negativ në pakësimin e numrit të popullsisë, në përçarjen e popullit shqiptar dhe në varfërimin e tij? Deklarata e tij pas “fitores” në zgjedhjet e qershorit 2013, dëshmon për rolin e tij përçarës në radhët e popullit shqiptar. Një publicist i njohur shqiptaro-amerikan shkruante asokohe:

“Ai na përsërit fitoren historike të qershorit 2013, duke krahasuar votat që mori me “një milion topa, grushte apo shuplaka” që iu dhanë opozitarëve të sotëm. Por… qenë pikërisht ato zgjedhje që mbushën parlamentin me mediokër, por të pasur, hajdutë, kriminelë me precedentë penalë, të lidhur me trafiqe e të korruptuar, siç e kanë marrë vesh tashmë edhe kalamajt e kopshteve. (Citohet sipas: Andon Dede. “Kur gjykojmë qeverinë”. Faqja e internetit “alb.spirit”. 23 prill 2017).
Kaliforni, 08 korrik 2026



Vetem Profesor Eshref Ymeri mund ta bante nji shkrim kaq mire te argumentuem me fakte dhe me nji art gazetari.
PERBEZIME PROFESOR.