ARKIVI:
22 Korrik 2026

Plagët që ende kullojnë gjak, poezi nostalgjike e Arif Ejupit për Arian Currin

Shkrime relevante

Islami Politik, një kërcënim hibrid për Europën

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  ISLAMI POLITIK – NJË KËRCËNIM HIBRID PËR EUROPËN Ibrahim Kelmendi:...

Heshtja është pajtim, kurse pajtimi me tradhtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë

Nue Oroshi, Prizren Politika në trojet shqiptare, që nga pushtimi i ideologjisë...

‘Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë’

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë VO: "Nëse kërkohet pastërtia...

Marjana Koçeku për Paketën e Maleve dhe të ardhmen politike

Marjana Koçeku: Kontrata e re me natyrën, Paketa e Maleve dhe...

Shpërndaj

Plagët që ende kullojnë gjak

Poezi

Në Beograd, një skile e rezile,
haptas rrëfen ëndrrën e saj të zezë
për krijimin e Serbisë së Madhe
dhe shfarosjen e shqiptarëve,
edhe pse në Dardani ende gurët dhe toka kullojnë gjak.

E ushqyer me urrejtje,
racizëm e fashizëm, ecën
gjurmëve të parëve të saj,
që në këto anë u vendosën me dhunë, vrasje e plaçkë.

Fjala drejtësi
do të merrte kuptim,
e rajoni do të gjente qetësi,
vetëm kur urrejtjes, racizmit e fashizmit t’u jepej fund.

Srebrenica,
Bijeljina,
Borovo
e Kosova.
do ta ngushëllonin veten
e do t’i mjekonin plagët
që ende kullojnë gjak
dhe do t’u thoshin të masakruarve e atyre që u tretën e mbetën pa varre:

Drejtësia vonoi,
por nuk u harroi.

Promotorët e fashizmit, racizmit dhe nihilizmit,
sa më parë që të përfundojnë nën pranga,
shpresat që të mos ketë gjak e varre të reja
në Ballkanin që synon Evropën shtohen.

Ndërkaq, mëkat i pafalshëm i Evropës,
që proklamon ditë e natë bashkim e integrim,
do të ishte nëse lejon që Ballkani prapë të mbërthehet
në flakë e gjak nga të sëmurë e psikopatë.

Arif Ejupi, Gjenevë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu