ARKIVI:
22 Korrik 2026

AGK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Behlul Jashari

Shkrime relevante

Sa jetë duhet të humbin që shteti të zgjohet?

Agim Vuniqi, Vashington Siguria rrugore nuk ndërtohet vetëm me asfalt, por me...

AGK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Behlul Jashari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës...

“Pasluftat e Mia (1946–1999 dhe 2000–2026)”, libri më i ri nga historiani Jusuf Buxhovi

Libraria Konica Libri më i ri nga historiani Jusuf Buxhovi "Pasluftat e Mia...

Dardania gjatë shekujve VI – IX, vështrim historik

Mr. Sc. Bezar Jezerci, historian ____ DARDANIA GJATE SHEKUJVE VI-IX! ____ Në fund të shekullit...

Shpërndaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Behlul Jashari.
Jashari i kushtoi mbi pesë dekada gazetarisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Rilindja, si kryeredaktori i parë i gazetës së rezistencës Bujku, si dhe përmes raportimeve të tij për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ai do të kujtohet për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e tij në raportimin e ngjarjeve historike të Kosovës, përfshirë edhe periudhën e luftës.
Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e së drejtës për informim dhe në dokumentimin e historisë së Kosovës do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë gazetareske.
AGK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu