ARKIVI:
6 Gusht 2026

“Kryengritja myslimane” në rrjetet sociale pas shpalljes Non Grata të dy personave nga Maqedonia

Shkrime relevante

Bekim Halimi, “mos i ha foret e Olsit”, se mund të përfundosh edhe më keq se Non Grata

Tim Shkupi, Shkup ____ Për Olsin e kombit të sulltan MahMutit: Nuk ka "imam...

Disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara me një qasje akademike dhe të bazuara në aksioma logjike

Korab Rashiti, Zvicër Ja disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara...

“Kryengritja myslimane” në rrjetet sociale pas shpalljes Non Grata të dy personave nga Maqedonia

Taip Taipi, Tetovë ____ Pas shpalljes non grata të dy personave nga Maqedonia,...

Vizitë e suksesshme Qëndresës heroike të Llapit për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Nga: Saim Tahiraj ___ Shoqata Humanitare Kulturore "Sali Çeku" në Zvicër nga homazhet...

Shpërndaj

____
Pas shpalljes non grata të dy personave nga Maqedonia, islami politik mori dhenë në mediat sociale. U vërejt një mobilizim i plotfuqishëm i kësaj makinerie të palodhshme. Brenda natës, qindra persona u zgjuan analistë si komando të rënë me parashuta nga qielli, historianë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, që ankoheshin për padrejtësitë që shteti
shqiptar i Ramës po u bënte myslimanëve të pafajshëm.
Një gjë që më bëri shumë përshtypje ishte një poster i sajuar me AI, ku pretendohej se gjatë luftës në Kosovë Serbia kishte shkatërruar 266 xhami dhe 0 kisha, kishte vrarë 32 hoxhallarë dhe 0 priftërinj, ndërsa UÇK-ja paskësh pasur 300 hoxhallarë veteranë dhe asnjë prift. Përderisa Shoqata e Veteranëve të Luftës nuk është në gjendje t’i konfirmojë këto pretendime të islamistëve, kjo nuk i pengon aspak ata të përdorin recetën e vjetër gebelsiane: “Përsërite gënjeshtrën pafund derisa ajo të pranohet si e vërtetë.”
Po, Serbia gjatë luftës së Kosovës ka djegur edhe xhami, ashtu siç pretendoni, por për çdo xhami ka djegur mijëra shtëpi. Sot ky fakt përdoret nga islami politik si argument për t’i shpallur xhamitë vatra të lëvizjes shqiptare për liri dhe pavarësi, gjë që s’ka të bëjë fare me realitetin. Serbisë i leverdiste t’i shkatërronte xhamitë atëherë dhe t’i ndërtojë tani për dekorin e saj propagandistik. Kishte nevojë ta paraqiste luftën si një betejë kundër fundamentalizmit dhe terrorizmit islamik në zemër të Evropës, e jo kundër shqiptarëve që kërkonin lirinë në trojet e tyre të pushtuara nga serbët.
Milosheviqi u thoshte amerikanëve: “Pse po kundërshtoni? Unë po i vras shqiptarët për ju, po bëj punën që do të duhej ta bënit ju.” Mbase aludonte se amerikanët kishin mbetur te mendësia e gjeneralit famëkeq George Armstrong Custer, i cili thoshte se “një indian i mirë është një indian i vdekur”. Më pas kjo thënie u përshtat nga serbët për shqiptarët: “Dobar Šiptar, mrtav Šiptar.”
“Ehhh, kur ne digjnim xhamitë, ju na bombarduat. U treguat të dobët. Bombarduat vëllezërit tuaj të krishterë. Tani mbajeni me shëndet, korrni atë që mbollët. Pas largimit të ushtrisë sonë nga Kosmeti, Kosova ndërtoi mbi një mijë xhami. Salafizmi dhe vehabizmi janë në kulm. Kosova e shqiptarcave u bë rekordmene për pjesëmarrës në ISIS. Ju paralajmëruam, por nuk dëgjuat. Evropën e vratë me dorën tuaj. Gjithmonë ju kemi thënë se shqiptarët nuk kanë aftësi të ndërtojnë shtet. Ju kemi thënë se janë ardhacakë nga Kaukazi, fise, siç i quajmë ne, ‘plemiça’, të sjella nga osmanët. Ju kemi thënë se janë njerëz me bisht, por ju nuk na besuat. Madje shkuat deri aty sa t’i shpallnit ilirë autoktonë. Dhe kulmi i kulmit, në filmin e fundit për Odisenë ia shoqëruat Itakën me polifoni nga Labëria. Mos vallë edhe Zeusin deshët t’ua bënit shqiptar, me tirq e plis?” Mirë që s’doli në skenë, se do të ishte më skandaloz se Helena e revizionuar. Po ku janë këta për tu shpallur autoktonë! Ajo pjesa që udhëheqin me fenë e tyre, vetë thonë se heroi i tyre Skenderbeu ishte serb, ‘nanën e kish pas shkinë’ ashtu siç pretendojmë ne. Ai luftoi tuqit për ta shpëtuar Serbine dhe Evropën, dhe ardhacakët shqiptarë s’kanë punë fare në këtë mesele. Ne serbët jemi “branitellat”, mbrojtësit e Evropës, jo ata.”
Paradoksi është ky: të njëjtat xhami që në vitin 1999 u shkatërruan nga Serbia për t’i thënë Perëndimit se po luftonte fundamentalistët, sot ndërtimi i shumtë i tyre shërben si dekor për propagandën serbe se atje ka vetëm frymë vehabiste dhe po ndërtohen vetëm xhami.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu