Monolog i Hasan Ramadanit, poezi elegjiake nga Arif Ejupi

Shkrime relevante

Prof. dr. Anton Nikë Berisha – në një bisedë mjaft të dobishme dhe informuese

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ______ Prof. dr. Anton Nikë Berisha - në...

SHBA& BE- e mbrojtën Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Hashim Thaçin / Pierre-Richard Prosper, emër që duhët të respektohet nga Kosova

Reshat Sahitaj, Prishtinë _____ Sukseset apo mossukseset e një kryetari ose kryeministri kurrë...

Katër hoxhallarë dhe kali prej bronzi i Skënderbut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani ____ Poezi satirike sipas karikaturës ____ Në mes të sheshit...

“Rilindja Kombëtare” apo Portali i Turpit Kombëtar?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Ka emra që premtojnë shumë. “Rilindja...

Shpërndaj

MONOLOG I HASAN RAMADANIT

Poezi

(Kushtuar dëshmorit të kombit Hasan Ramadani, vrarë më 7 gusht 1994, në Shajkoc të Podujevës, nga forca të shumta policore dhe ushtarake të Serbisë)

Kur pa se shtëpia,
nga të gjitha anët,
i ishte rrethuar
nga vrasës,
piromanë e narkomanë
të Serbisë,
Hasan Ramadani – Maçastena
vetvetes i tha:

“Mos u frikëso,
as mos u ligështo,
por lufto
dhe qëndro!

Se nuk ke ku të shkosh;
kjo farë e fëlliqur
të përzuri
edhe nga Maçastena
e Shqipërisë së vjetër,
e nuk ke
atdhe tjetër.”

Syrit i tha:

“Mirë shënjestro!”

Dorës i tha:

“Mos u dridh,
por godit
si të godiste topi,
nëse në deje
ke gjak Kastrioti!”

Dragoi
iu përmbajt premtimit.

Luftoi
me orë të tëra,
i ndihmuar nga e bija,
Fidajetja,
si dikur
Demë Ahmeti
nga Ajetja.

Në orët e mëngjesit
u dha lajmi
se u vra
Hasan Ramadani,
që nuk pranoi
nënshtrim,
as pranga.

Sa herë vjen
shtatë gushti,
përveç njerëzve,
edhe zogjtë e malit
e kujtojnë
këtë burrë trim,
që i mbeti besnik
amanetit të heroit
Ali Ajeti.

Hasan Ramadani
ra në altarin e lirisë,
duke mbrojtur
fortifikatën e tij
në Albanik
nga korbat e pafe
dhe të paatdhe
të Serbisë.

Kështu,
babë e bijë,
me armë në duar,
hynë në histori,
duke i lënë
Llapit dhe Kosovës,
si trashëgimi,
nder,
shkëlqim
e krenari!

Arif Ejupi, Gjenevë, 7 gusht 1996

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu