
Brahim (Ibish) AVDYLI
(Dy vepra të dhuruar prej saj, Erina Çoku, „Krahë s’kanë engjëjt e mi“, Botimet TOENA, Tiranë 1997; „Gjurma e gjethes“, West Print Botime, Tiranë 2011)
1). Hyrje në poezinë simbolike të Erina Çokut
Me gjithë dhuratën e Erina Çokut, të bërë në mënyrë të përzemërt, në „DITËT E NAIMIT“, në Tetovë (MKV), në tetor të vitit 2018, mezi e gjeta pak kohë për lexuar dy veprat e parat të poeteshës së Burrelit të Shqipërisë, e cila na flet mirëfilli mbarë shqiptarisë me ndjenjat e materializuara në vargje. Më së pari do të them se ajo na i shpallos ndjenjat e mirëfillta të poetes së distancuar përmes lirikës dhe metaforikës së zhvilluar dhe na e përcakton të vërtetën e vargjeve. Dy përmbledhjet e para, mi ka dhënë me përkushtim, duke i lexuar disa herë radhazi. Unë kam mbijetuar me to…
Libri i dytë, „Gjurma e gjethes“, West Print Botime, Tiranë, 2011, më ka bërë për vete, sepse nga shtatori i kam vargjet më të mira e më të njoma me lot, me mallëngjime dhe me pikëllime të ndjeshme. Po e përmendi një poezi të ngjajshme me këtë përmbledhje, poezinë „Pëshpërtjet e një gjethi të tharë“, të botuar në librin poetik, „Gjuha e dheut tim“, Albin, Tiranë, 1999, të shkruar thuktë nga vargu i saj simbolik. Poezia e mirë bëhet nga fshehtësitë e metaforikës, duke e lënë edhe zemrën me ndjenjat më të pjekura, së bashku librin e poezive. Librin e dytë ajo e ka botuar me 2011, te TOENA, dy vjet pas librit tim, të botuar poashtu në Tiranë. Vjeshta qarkullon me kurorën mallëngjike të saj në portalet tona të shpirtit e del pak me vargje të përjetuara thellë e të matura me zemër.

Shumë vargje i njoh nga Shqipëria dhe i përjetova dramat apo tragjeditë e mia (tri atentate për vdekje i kisha në këtë pjesë të madhe të atdheut tonë!) dhe mjaft komedi. Jeta e poetes është e shkapërderdhur si mos më keq, sikurse jeta ime, derisa sa e shkruaj këtë studim. Metaforika është alegoria e jetës sonë, është thirrja e varur e shpirtave tanë në zërat artistik. Na duket se jemi të mbrujtur nga dashuria polivalente. E desha apo nuk e desha këtë person, të quajtur me një emër të veçantë Erina Çoku, edhe pse jemi larg nga njëri-tjetri e nuk shihemi personalisht, në parantenat alegorike e dua shumë këtë poeteshë të pavekshme, sikurse dy djemtë e saj, që ma plasin zemrën time sa herë i dëgjoj në internet, kur u bien veglave, sepse ata janë një dhuratë sublime të Zotit të Madh, i cili ka ditur t’ua dhurojë shqiptarëve. Janë të krijuara kryesisht prej poetes, sikur të qe vetë poezia e mirëfilltë e poeteshës, me zëdhënëset e padukshme dhe të dëgjuara nëpër hapësirë, në kuorumin e trishtë të vjeshtës. Janë mjaft të lehta gjurmët e gjetheve, që bien lehtas e të rrethojnë me pyetje të pa përsëritura. Ato pyetje janë pyetjet që jo të gjithë i dëgjojnë dhe lehta dinë t’u përgjigjen, por e me lotë, sikur janë krijesat e dhimbshme, sepse bien ashtu për dhé, e ti do të dëshiroje që të kesh edhe një rremb, të ushqyera nga blerimet normale të stinëve.

Vetë i kam zënë pëshpëritjet e një gjethi të tharrë, por qindra herë i kam përcjellur gjurmët e gjetheve, nëpër vjeshtat e zemrës. Me lehtësinë e tyre të zgjojnë përherë pyetjet më të trishta, se i tërë njerëzimi dhe natyra na „zverdhet“ drejt fundit, na ndryshohet në këtë formë, vjen kalimi nga jeta e përkohshme në përjetësi, në shuarje, në shndërrim të përhershëm e të pakthyer në padukshmëri. T’i kesh sytë, të tillë që shohin në jetën e paralele, atëherë, do të ishe i pikëlluar për kalimin në të padukshmen.

Fillimi i poezive të saj në përmbledhjen poetike „Krihë s’kanë engjujt e mi“, Toena, Tiranë, 1997, të cilën e çmoj shumë, dhe sidomos përmbledhjen e dytë, shumë e mirë, „Gjurma e gjethes“, West Print Botime, Tiranë, 2011, edhe pse tri veprat e mëdha, që kanë dalur kohët e fundit, „Fill“; „Rrëfime të vogla për gjëra të mëdha“ dhe „Jemi gjallë gjer në mbrëmje“, të cilat ende nuk i kam studiuar, i vlerësojmë këto poezi të përmbledhjeve të para, sepse janë vargje plot alegori dhe shpehje të veta simbolike, të dhëna nëpërmes figurave të tjera artistike të metaforikës,[1] e të dhëna në formën lakonike të shprehjes.
Ajo i ruan dhe nuk i humb aspak ndjenjat e vërteta njerëzore, por e merr qartë frymëmarrjen nëpër kohë, nëpër meditime serioze të femrës së butë shqiptare, sado që ndonjëherë do të ndihej e prekur, e ngacmuar, e injoruar, dhe e lënë pa kujdes në podiumin e periferisë ndjenjore e njerëzore.
Kjo është hyrje në këtë studim, por ne po i kthehemi përmbledhje së parë të poeteshës Erina Çoku, sepse emri i saj, si emër shqiptar, më rinon në pafundësi shpirtërore. Është një emër që e ruaj në përgjithësinë e tyre.

- Mitologjia historiko-poetike dhe metaforizmi poetik
„Krihë s’kanë engjujt e mi“ është titulli i veprës së parë të poeteshës Erina Çoku, atëherë nxënëse e shkollës së mesme „Pjetër Bogdani“ të Burrellit, të Shqipërisë, e cila përmes zelshmërisë së thuarjes së vargjeve të saj, në format lirike, ndonjëherë të ndjeshëm e trishtuese, të dërgon deri në poezitë e mira të kësaj vepre, në të cilën zgjohen shpresat e jetës, me kërkime të dashurisë jetësore. Dashuria është qëllimi jetësor i njeriut të kultivuar, i zonjës sonë të ndjeshme dhe besimtarëve të krishterë ortodoks apo katolik. Feja katolike e trajton gruan si të barabartë me burrin e saj, në të gjitha drejtimet, ndërsa ajo ortodokse e fut fenë ortodokse në vendimet e shetit. Përkudër këtyre gjërave kryesore, islamizmi, botën femërore e denigron në shumë aspekte të jetës e të shoqërisë.
Do të bëjmë çmos që të mos na njolloset kjo ndjenjë e lartë, me luftëra apo me shfrytëzime, as me shpërfilljen tonë kombëtare të një feje të huaj.
Poetja Erina Çoku e dërgon vrugullimin e saj poetik deri te meditacioni, deri te vrugullimi liriko-epik. Poezitë e poetes sonë fillojnë me metaforizimin poetik e deri te vargjet liriko-epike.

Ndër të parat, të poezisë së mirë, që të zgjon një ndjenjë të flaktë të kësaj përmbledhje, të botuar në SHB „TOENA“, me 47 poezi, është poezia e parë „Thërmuar…“, në të cilën i drejtohet shpirtit të saj, si poete: „… thërmuar në cifla ndjenjash…“, në të cilën thërmohet poetja dhe të gjithë ata që e lexojnë përkushtimisht këtë përmbledhje. Poetja e shtron rrugën poetike të saj nga shpirti i vet, në të cilat duket se ajo „… copëzat në heshtje i mbledh…“.
Kush e bën shpirtin e poetes sonë të thërmuar kështu, që ajo t’i mbledhë në heshtje copëzat e saj? Si duket, shoqëria dhe njeriu kanë dalur nga vetitë e dashurisë së mirëfilltë. Dashuria është polivalente, e shumëllojshme, e dashurisë së njerëzve të saj, e njeriut, deri te dashuria e Atdheut. Këtë gjë do t`a kuptojnë në tërësi lexuesit e denjë, derisa t’i lexojnë poezitë e saja, të dy përmbledhjeve të para. Nuk më ka rënë të shikoj një studim të mirëfillte për këto dy vepra, vetëm paraqitjen e kësaj poete në rubrikën “7 shkronja”, të “Kohës Ditore”, “Koha na kushtëzon si qenie”,[2] rreth këtyre gjërave.
Në këtë shkrim thuhet:
“Dashuria është nyja më e fortë që na lidhë me jetën.”[3]
Vërtetë ajo na lidhë kushtimisht me të gjithë jetën, por nuk e dinë të gjithë që të lidhen me këtë qëllim parësor të jetesës dhe nuk e arrijnë të gjithë të lirohen nga fortunat shoqërore që na përfshijnë ndonjërin. Kjo është thënia e dashurisë, sepse njeriu vie si rezultat i prindërve nga dashuria e tyre, me këtë ndjenjë të veçantë. Pra, njeriu është i lindur nga ndjenjat e dashurisë nëpër këto furtuna të mëdha të jetës e vdekjes e mund jetësor të tyre, për të qëndruar sa më gjate e sa më mirë në “jetën e përkohshme”, në tokë. Ata nuk kanë kohë t`a artikullojnë këtë dashuri, ndonjëri po, e më shumë janë të botës femërore. Femrat janë më subtile, më të ndjeshme dhe më inteligjente. Ato përkushtohen nga dashuria themelore dhe e përjetësojnë në jetë.
Çka mund të shkruhet në atë shkrim të gazetës “Koha Ditore” nuk po e them më tutje. Shkrimet e këtyre studimeve janë për dy përmbledhjet e para, të cilat m`i pat dhuruar ajo vetë, me nënshkrim, që t`i studioj këto vepra.
Nga përmbjedhja e parë, “Krahë s’kanë ëngjëjt e mi”, na duket si një vajzë plot me “rropullim kalorësish qiellor” ( Poezia “Gri”, faqe 6 ), por e gjallë në jetën e përkohshme të vuajtjes së saj, si pjesa dërmuese, “njeri i harruar”, muzgjeve plot monotoni, pa lot e pa buzeqeshje ( shikoni poezinë “I verbër”, faqe 7 ), nëpër një univers të jetës, ku Aresi, nëpër dy vargje, ngjyros me ngjyrë të kuqe “qiejtë e venitur” ( Poezia “Shi i gjakosur”, faqe 10 ), për të shtuar “hapa në rrugë” ( rreshti i dytë, e njëta poezi ). Ngjyra e gjakut është e kuqe. Kuqëlimi i tyre i shuan këto hapa nëpër rrugë. Miti na shëndrrohet në një poezi të mirëfilltë. Dy rrjeshta mjaftojnë për të përmbledhur të vërtetën.
Kush ka qenë Aresi nga mitologjia? Meqë i kemi disa vepra ndërkombëtare të mitogjisë së vjetër, po e themi se Aresi ka qenë “Zot i luftës”[4], djalë i Zeusit dhe i Herës, partner i Zotneshës Afërditë. Në luftën e Trojës u plagos “Zoti i Luftës”. Ai qe edhe i dashur i Zotneshës tjetër, Harmonia, që është e njohur, si grua e Kadmit dhe ishte vetë nga Epiri. Krahu i majtë i shqiponjës është Epiri, ndërsa krahu i djathë është Dardania, pas rrënimit të Trojës. Burreli është në Shqipëri, por kjo është pjesë e vogël e tokave që flasin shqip, derisa na e gjakosin edhe shiun e nuk ka nevojë për diskutim. Prandaj, edhe Aresi është zot i përheshën i luftave tona, nën qiellin e venitur, i lidhur ngusht me Afërditën dhe Harmoninë, sepse Afërdita dhe Harmonia na tingëllojnë shqip, prandaj edhe Aresi është yllor, Ilir, ar-ban, abëror.
Në poezinë “Çast”, faqe 12, butësisht thotë poetja:
“Dëgjojeni një muzikë të largët
që vjen nga kujtimet
e butësisht qorton mendimet
<Mos vallë më keni harruar?>
…
Memec i vargjeve qenka poeti!”
As poetët e poeteshat tona nuk përmenden kohë të gjatë. Ata ose ato nuk mund të flasin! Në vend se të flasin, duhet të heshtin. Pra, janë memec, sepse koha krijohet nga premisa të tjera, e më së pari duhet t’ua marrin të drejtën poetëve që të mos flasin. Heshtja vie edhe tek çdo njeri, që duhet të shohë apo të përjetoj gjëra të ndryshme. Poetja nuk guxon të flasë, e ndonjëherë nuk ka kohë që të shkruaj. Ajo i përpinë germat e fjalëve të saj.
Në radhë të parë, poetëve e poeteshave, shkrimtarëve e shkrimtareve të popullit apo të kombit tonë, mjerisht koha do t’i dënojë me vetmi, edhe nëse ata e duan jetën me njerëz të tjerë. Vetminë e shtron Erina Çoku kështu:
“Tallazet e shpirtit të vetmuar
përplasen në brigjet e zemrës sime
e zemra përplaset e shkatërruar
lundron vetminë në mendime.”
( Nga poezia “Vetmi”, faqe 19. )
Këto janë vargje të bukura, e plot domethënie dhe trishtuese. A e dini: pa shpirt, nuk rrahë zemra e nuk jeton. Por zemra e vetmuar, që e mbanë gjallë mendjen e njeriut, me plot ndjenja të vërteta, kur di më shumë se ata, që do t’u nevojitej, ajo dënohet me vetmi nga koha e veçantë, e krijuar me premisa të caktuara. E cilit i nevojitet një njeri që di më tepër se sa një tjetër; që nuk i pranon ato që u servohen? Për shembull, në socializëm monopartiak dhe me punë të dirigjuar nga lart, kjo gjë na servohet. Njerëzit tanë më të ditur nuk janë të pajtuar me një servilizim të tillë. Poezia paraprake, me dy vargje do të na i përmbledhë të gjitha këto gjëra, në një spektër artistik:
“Vezullime, ëndërra vajzërie, magji
lot të kafenjtë e trishtim gri…”
( Poezia “Album i syve të mi”, faqe 18. )
Këto vargje janë plot me domethënie. Është poezi e shkurtër, sikur shumë të tjera, por mjaft përmbledhëse. Ky është album i vërtetë, nga sytë e poetes, plot magji e trishtim, sepse ajo nuk guxon t’i sendërojë ëndërrat e vajzërisë. Është jo vetëm mosha e saj e re, por edhe rrethi shkollor, shoqëria, etj. që nuk e lejojnë t’i plotësojë këto endërra të dashurisë.
E vetmja poezi, që do t’a fusja këtu, në këtë pjesë, në studimin tim, përveç atyre të shkurta apo me dy rrjeshta, është poezia “Në pritje”, faqe 11:
“Në krahët e erës
që faqet të përkëdhel
jam unë,
në vellon blu të qiellit
që ty të mbron
jam unë,
me lotët e kristaltë
që buzët e tua vdesin
jam unë
sytë e mi që presin, presin…”
Sado që të përpiqet ajo, në atë moshë të re, duhet të pres, të pres, sepse të tjerët e stopojnë që të mos i sendërtojë ëndërrat e veta. Ndoshta janë gabimet e besimet apo mospranimi i anës tjetër, të cilën apo të cilin e përkëdhel me sytë e saj, që e mbronë dhe qanë “me lot të kristaltë”, të pastërt, plotësisht të pastërt, si femër e shenjtë e femërore. Nuk është vetëdija e saj ajo që na e përmbledhë me një thënie lirike, por gabimet që trokasin te të gjithë njerëzit, thirrjet që trokasin nëpër sytë nevrik:
“U besoj njerëzve- ata më falin
zemra akujsh
përpiqem të kuptoj botën-ajo më jep
burime lotësh
kërkoj shoqëri-vetmohem më shumë.”
( Poezia “Meteor i lirisë”, faqe 16. )
Të gjithë njerëzit që i do ajo, si meteor i lirisë, e vetmojnë më shumë, me burime lotësh. Tre rrjeshta i kam nënvizuar me të trashë dhe titullin e poezisë, që të kuptojmë se përse e mbajnë të izoluar.
Në një shoqëri që vie izolimi, në vend të rritjes së vetëdijshme të qenësisë, do të thotë se shoqëria e ka prekur statusin e zemrës së njeriut në mënyrë të palejueshme. Ajo shoqëri është shoqëri e ultë e njerëzimit.
Po të shikojmë poezinë “Lotët”, ajo na e përkufizon simbolikisht me katër rrjeshta të tërë:
“Burojnë
nga qiejt e syve
humbasin
në humnerën e buzëve”
( Poezia “Lotët”, faqe 22. )
Po të mos kthehesh në moshën e saj rinore dhe të mos e dini përshkrimin e poezisë artistike dhe simbolike të saj, që është arti i fjalës, atëherë ajo ishte ende në shkollën e përgjithshme të Burrelit, qoftë edhe me poezinë e saj, që titullohet “Poezi”. Diskuton me vetveten, për t’iu kthyer të gjithë atyre, të cilët duan të dinë si shkruhet poezia e saj, me fjalë të zgjedhura:
“Të shkrova
në faqe të bardha ëndërrash
e mbylla në to
fllade të ëmbla rinie
rreze të ngrohta drite
tinguj të kaltër qielli.”
( Poezia “Poezi”, faqe 23. )
Ne e shohim si vajzë të re, që e ka kuptuar se prej nga i vjen shpirti i saj, që e mbushë rininë me rreze të ngrohta drite dhe tinguj të kaltër qielli. Njëriu është qenie e gjallë nga dheu, në jetën e përkohshme, i krijuar prej gjinisë së femrës, por çështja e parë në trupin e saj e ka origjinën nga qielli. Shpirtin nuk e falë askush në këtë jetë, pos Zotit të Madh. Trupi është krijuar nga nëna, në jetën e saj mbi tokë. Prandaj edhe zonja, atëherë e re, Erina Çoku, e mbrunë ndërdijen e saj me faqe të bardha ëndërre, sepse jeton në tokë.
Shoqëria nuk e kupton aspak këtë gjë dhe as metafizikën,[5] të cilën duket se e injoron apo nuk e pranon aspak si shkencë, por si disciplinë. Ajo është imateriale, krahas materieve të botës sonë. Duhet ta kuptojmë çka është materiale dhe çka është imateriale. I kemi mjaft shkenca, të cilat duhet t’i kuptojmë, por shkencat bazohen në fakte dhe janë materiale, si të themi, gjërat që “shihem me sy”, të botës sonë. Të gjithë shohin e tregojnë “këndej materiales”, ndësa përtej materiales, në imaterie, nuk shohin asgjë.
Ta shtrojmë edhe njëherë: ”meta”, e cila është prej gegnishtes dhe do të thotë:“me tâ”. Ajo është së bashku me materien, me fizikën. Njerëzit nuk e shohin me sytë tanë, në qoftë se na i mbyllë shoqëria këta sy.
Ata janë sikur energjia. Jemi në qarkullimin e energjive të kësaj bote. “Me tâ fizika”, është në jetën tonë paralele. Jeta paralele është e barabartë me jetën e përkohshme. Jeta e qiejve është e ndarë prej nesh, nuk ka tjetër hyrje apo dalje nga ajo, pos përmes shpirtit tonë.
Kur t’a dorëzosh shpirtin (pra vdes!) hyn në botën e përtejshme, dhe prej botës së përtejshme, në botën e qiellit.
Në rini, në qoftë se je e pastër, me zemër e me shpirt, i cili nuk është prej botës sonë, por vjen nga bota e qiellit, e nuk e “prodhon” asnjë shkencë shpirtin, po e llogaritim se shpirti është frymë, e fryma jeton e qarkullon në funksion përmes mushkërive, je i gjallë dhe ndjenë me zemër. Prej zemrës, që nuk është e ndotur me gjëra të tjera të kësaj bote, komunikojmë me vetëdijen tonë dhe me më të madhen bibliotekë të njeriut, ndërdijen e tij, e cila kontollohet përmes ndërgjegjes.
Këtë rrugë të qarkullimit, nuk e njohin ata që nuk kanë studiuar libra të shpirtit. Këtu, në këtë thënie, i kanë disa gjëra të tjera, të përziera përmes feve. Por duhet t’a njohësh paraprakisht metafizikën dhe të njohësh lëvizjen e mirëfilltë apo qarkullimin e materiales në imateriale.[6]
Ato lidhen me botën e qiellit. Duhet që jesh i/e pastër në zemër, që të futet Zoti i Madh, e të pushojë në zemrën tënde, sepse ate e ka sikur vendin e vet, në qoftë se nuk janë futur demonët përpara tij. Atëherë del Zoti nga zemra e juaj. Nuk rrinë së bashku Zoti i Madh e djalli apo Kryedemoni.
Duhet të kesh një rini të pastërt, thotë poetesha, dhe na e shpjegon këtë gjë me “fllade të ëmbla rinie”. Të jesh i/e pastërt, atëherë do të fryjnë patjetër këto flade të ëmbla të rinisë, edhe të dashurisë.
Po kthehemi edhe njëherë dy faqe më përpara. Shqipëria, që duhej të ishte zemra e kombit, e nuk ka mundësi që të jetë një vend tjetër. Vendi i rinisë së poeteshës sonë është Burreli. Vajzën e mirëfilltë, Erina Çokun, e ndjekin pas burime të lotëve, prandaj vetmohet edhe më shumë sesa të tjerët dhe nuk e kuptojnë të gjithë sinqerisht shpirtin e saj. I duket sikur copat e akujve i futen në zemrën e saj. Premtimi vjen si flad nga lartë, i njomë sytë e saj, nëpër ditët e vetmisë, sepse shoqëria e ka përmbytur këtë dhunti të Zotave:
“Lind në thënie hipokritësh
mbytet në hidhërimi e pritjes.”
(Poezia, “Premtimi”, faqe 21. )
Kësaj radhe, duhet t’i kthehemi titullit të veprës së saj, “Krahë s’kanë engjëjt e mi” dhe të kuptojmë se poezia e saj është qiellore, që përjetohet në jetën e përkohshhme! Prandaj ajo thotë se engjujt e saj janë pa krihë, nuk fluturojnë drejtë botës së saj, botës së përkohshme në tokë, sepse hipokritët e pengojnë këtë fluturim. I vendosin premisat e tyre shoqërore, pa e kuptuar se bota shpirtërore e poetes është mjaft inteligjente, e cila në radhë të parë është mësuar të shoh gjëra të tjera “pas kodre”, me poezinë e saj.
Në këtë atmosferë të zymtë të saj e të derdhur nëpër vargjet e lotëve, pas poezisë “Netët”, vie “Melodi errësire”, ku poetja prap na e shpreh këtë gjë:
“…
një i trishtuar sy, rreket (në ) ortekun e lotëve
të mbajë në brendësinë e shpirtit të tij (B.A.: kuptone “të saj”).
Errësira e lagësht zgjat gishtërinjtë me keqardhje
të thajë të patharrin lot mbi sy.”
(Poezia, “Melodi errësire”, faqe 25. )
Në këtë vepër të shkurtër e tepër të sinqetë (dhuntia për të pasur zemrën të pastërt!) na largohen mjaft poezi të mirëfillta, të cilat me asnjë varg apo pjesë nuk dalin nga aktualiteti i mendimeve artistike. Edhe shenjat e pikësimit i marrim parasyve. Në tanësi, janë poezitë: “Magjia e një nate”; “Vezullim ngjyrash”; “Unë”; “Tymnajë”; “Kasandra”, e cila është yllore, ilire, shqiptare, e njëta me Erina Çokun, por nga Dardania e parë, sot e shpishur nën Turqi (Troja); “Krahë s’kanë ëngjëjt e mij”, të cilën e duan, por nuk posedojnë krihë që t`a mbrojnë ( faqe 35 ) dhe të cilën e mbanë si titull edhe kjo përmbledhje e parë; “Mëngjezi zgjat dorën”; “Era”, etj., dhe na shfaqet metaforika e poeteshës, me strukturën e poetikës së vërtetë të poezisë.
Nëpër këto poezi të saj na shtrohen sinqerisht ndjenjat e shpirtit të saj, duke e përjetuar si lirikë të poezisë shqipe, me gjërat e thëna në opinionin e gjërë publik, përmes skutave të mbrendshme të ndërgjegjes, në shtruarje të terrenit të saj simbolik, që do të vazhdojë më fuqishëm në përmbledhjen e dytë, sikurse e lëshon pak edhe në vargjet e këtushme.
Për t`a parë më mirë stilin metaforik të saj, po e ribotojnë tërësisht këtë lirikë të skalitur, “Mëngjezi zgjat dorën”, e cila që në titull e jep motivin e skalitur me pak vargje nga situata të trishta të rënies e sërish të ngritjes, por që ajo asnjëherë nuk ipet tërësisht dhe nuk i dorëzon as shpresat e saj, si një Persefonë alegorike e vargjeve, sepse mëngjezet janë plot me forca, me forca të ringjaljes së saj, me rrezet e thurura si ari:
“Në ishullin e saj Kalipso end trishtimin,
teksa një lot mbi buzë më rrëzohet,
prek imazhin tim gri të marrë
një dorë rrezesh thurrur-ar,
kur çiltërisht marramendja e blertë
rrëzon mbi mua mëngjeze të bardhë
jeta më ngatërrohet në sy a flokë
e ëndërrat më godasin pa fund, pa radhë.”
( Poezia “Mëngjezi zgjat dorën”, faqe 36. )
Kalipso nga mitet është një nimpfë e detit, por ne e dimë që Udhësi, Uliksi apo Odiseu u detyrua, i lodhur nga detrat, të ndalet në ishullin e saj. Jeta e kaluar në Ishullin e Kalipsës janë të mbushura me trishtim. Mbrenda këtij miti endet poezia. Prandaj na kuptohet pse është shkruar kështu poezia.
Ne e kuptojnë se poetja do të na japë edhe një përmbledhje të poezive të rralla, të cilat i vazhdon me përmbledhjen e saj të dytë, “Gjurma e gjethes”, West Print Botime, Tiranë 2011. Ne, po e marrim edhe një poezi të veprës së parë. Ajo është “Heshtja e vjeshtës”:
“Vjeshta tund flokët e njomur
prej petalesh-gjethe të thara
Klithin përvajshëm dritaret e shkelura
ditëve, me aromën e shiut
Era maroke lodron
sytë vrastare të qetësisë mjegullore…
( Poezia “Heshtja e vjeshtës”, faqe 40. )
Kështu na trokëllon “në trokun e pamëshirshëm të dashurisë” poezia e saj, deri në fund të artit të rinisë ( Poezia “Flakërim”, faqe 45 ). “Përtypja e kohës” (faqe 50) na shpalos luftën e pa mbaruar të kohës, kur “herë fitoj unë, po më shumë ajo” (po aty), sepse ajo dëshiron:
“Të thith, të prek pak aromë
një puthje të fsheh në grushtin e njomë.”
Këtu, po e mbyllim këtë pjese të studimit tonë për veprën e parë të poetes. Metaforat e mirëfillta apo thëniet e bukura e artistike të kësaj vepre, do t`i kemi në fund të këtij studimi.
- Erërat e fjalëve poetike dhe metafora e dhembjes së dashurisë
“Gjurma e gjethes” është një nga përmbledhjet më të mira të metaforikës letrare, të pjesëve të denja të rrëfimeve të një zemre të madhe të dashurisë njerëzore. Dashuria është polivalente, e shumëfishtë, në të gjitha drejtimet e shumë ngjyrash dhe e përshkruar si ndjenjë e rrallë njerëzore, e cila është qëllimi final e kryesor i jetës njerëzore. Të përgjosh me dhembje të thellë zemrën e ndjeshme apo timide dhe sytë, sytë që e shohin ate, ku nuk vëren secili njeri, dhe mendjes që e mirëkuptojnë këtë ndjenjë të rrallë të qenies njerëzore, është fanar i mendimeve; është qëllimi i parë i njeriut, që vjen të jetojë e të përtërijë atë. Këto bukuri janë gjëra të rralla e të vlershme, të cilat mugullojnë nga zemra më e ndjeshme e femrës.
Poetesha ynë, Erina Çoku, është poetja më e mirë që e ka shkruar këtë përmbledhje të poezive, me vargjet e vërteta, që e bëjnë të gjallë edhe gjethin e rënë për të na i grumbulluar gjurmët e saja, ato gjurmë fjalësh, e cila lëvron prej vetes së saj në autostradën e shtruar të shpirtit, pa e lënduar asnjë ndjenjë përjetimesh e të theksuara të një dashurie, e jo të mërisë, të cilat të bëjnë për vete njeriun.
Është e rrallë të vlerëshosh këtë ndjenjë sublime të dashurisë. Të dashurosh është dhuratë e vetme e kësaj jete, e mjerë ata që janë të dënuar për mospërjetësimin e përtrirjes së jetës, midis vdekjes e jetës, e cila është një dhunti e gjallë e përjetimit apo e thëllimit të jetës njerëzore. Është njësoj si të kesh një zemër të vogël, me plot ndjenja të rralla.
Poetesha jonë i përmban të gjitha gjërat më të vlershme, jo ato të mërisë e xhelozisë, sepse ka një zemër të pastërt njerëzore, prandaj na i jep gjërat e saja më të vlershme., Ajo e përtërinë jetën me breza të vërtetë të saj, aq sa e ka dhënë vet Zoti i Madh, jashta botës njerëzore.
Ne, nuk e shohim, por e ndjejmë Zotin, me zemrën tonë. Zoti i Madh të ka dhënë këtë dhunti; të lindësh nga dashuria e prindërve e të rritesh me këtë dashuri të prindërve, të edukatës së tyre, të shoqërisë së një kombi, me veti të tija kombëtare, brenda këtij vendi, e të edukosh e të rritesh me të gjitha të mirat e mundshme gjeneratat pas teje. Është misioni i vërtetë njerëzor!
Atheun, të cilin e do, që ta ka lënë Ati Ynë, me tokë të caktuar, që të jetosh brez pas brezi e të gjallërosh në këtë dhé, të duash familjen, popullin tuaj, dy etnitë (dy etnitë i kemi ne: gegë e toskë!), kombin shqiptar të etnisë albane, qoftë edhe i shpëndarë deri më tani nëpër mini-shete, me gjuhën e vetçantë, gjuhën shqipe, e cila është gjuha që të mësosh me te pikërisht ato që i nevojiten shqiptarit; është një dhunti e veçantë njerëzore.
Familjen time e ka ndarë pushteti e veglat e tij, kur u shërbente atyre mirëfilli ndarja jonë, sado që e kam luftuar decenie me radhë këtë ndasi, e nuk kisha mundësi që t`a mbaj së bashku familjen time apo të merrem paralelisht me gjëra të mëdha kombëtare dhe të linjës integrale, jo parciale. Edhe në perëndim vazhdoi nga i ashtuquaqjturi “shtet modern” që të ndajë familjen e të bërë copa-copa, sa më larg më larg nga njëri-tjetri. Gjyshin dhe nipin, tre breza, nuk i lë aspak në kontakt, sepse me kontakt të përhershëm mbillet brez pas brezi karakteri i veçantë dhe edukata familjare, e pak veta e kuptojnë këtë ndasi! Shkatërrimi i familjeve është luftë e madhe në një kohë të gjatë, në ndjenja e vetitë kryesore të tij. Duhet të veprosh gjithnjë kundër kësaj ndarje, drejt qëllimit jetësor dhe të gjallërosh apo të zotnosh dashurinë familjare. Familja është ajo që i ndjenë të gjitha gjërat e tua jetësore, pa të ligat apo të ligat e jetës, për t`a përmbushur misionin tënd jetësor. Ligji i dialektikës është i ngatërruar me dialektikën materialiste, të cilën e ka bërë komunizmi e socializmi, si veti të vetën, por natyrisht ligjin për dialektikën e ka nxjerrë iliro-pellazgu, e sot pengohet nga sheti “grek” dhe e tërë bota!
Thënë me pak fjalë, ky është trari bazë, linja integrale, rreth të cilit janë të lidhura të gjitha, aq sa i ndjejmë me shpirtat tanë, posaçërisht me shpirtin e ndjeshëm poetik dhe me zemrën tonë. Të gjithë sa u lindën në një mjedis, me njërën gjuhë, duhet të bëjnë çmos t’u shërbejnë këtyre gjërave kryesore, që lidhen në një bazë. Të gjithë njerëzit në këtë botë u lindën nga dy polet e njohura të energjisë kozmike,[7] të mirë e të ligë, positive dhe negative. Varet se në cilën anë peshojnë më shumë prindërit gjatë lindjes suaj, me anën poezitive apo në anën negative. Pastaj, ju keni ardhur në këtë botë.
E keni pra misionin jetësor. Ky mision është që shtosh jetën sa më mirë që të jetë e mundur dhe sa më shumë që e lejon shteti. Ta bëjmë më të bukur mjedisin tonë e më të mirë ndaj njëri-tjetrit.
Duhet të gjithë të përpiqen me dashuri t`a përmirësojnë këtë jetë. Jeta jonë, është jetë e përkohshme dhe e izoluar, në radhë të parë nga jeta paralele, që duhet t`a njohin imaterien, dhe botën e përjetshme, botën e zotrave, të cilën një pjesë e madhe fare nuk e shohin, por e paramendojmë.[8] Materia e botës sonë në botën paralele bëhet imaterie.
Si premisa të këtij misioni njerëzor janë krijuesit, kanë aftësi të përkryer për një lloj të krijimtarisë, e krijuesit e fjalës së bukur janë shkrimarët.
Shkrimtarja Erina Çoku është shkrimtare e spikatur e poezisë, e në këto dy vepra është shkrimtare e spikatur e poezisë lirike, jo konceptuale. Poezia konceptuale është një poezi tjetër nga poezia lirike, në bazë të rregullave metaforike. Poezia lirike, në këto dy përmbledhje të poetes Erina Çoku, i ka spikatur fjalët e saja, të bëra vetëm në përputhje të rregullave më të bukura të metaforikës,[9] aq sa të ndejnë thellë e me ndenja të holla të një femre të ndjeshme shqiptare, ku një gjeth i rënë përdhé, flet me gjurmët poetës.
T’a quajmë kështu të tërë këtë libër poetik, “Gjumat e gjethes”, është një sensacion i vërtetë poetik. Po i citojmë fjalët e Erina Çokut, të dhëna në faqen e fundit të kopertinës:
“Thuajse gjithnjë, sa herë mendohemi e përpiqemi të gjëjmë një përse brenda nesh, erëra fryjnë në thellësi të shpirtit tonë e gjethe shpërndahen. Ardhjet e të gjitha mëngjeseve janë të bardha, thuajse të pakapshme dhe lënduese, por na pëlqen të marrim pak qiell kur agu na sjell tejdukshmërinë e jetës. Ritmi ngjanë pothuaj regëtitjes, frymëzimit, një vallëzimi me sy të mbyllur e shpirtit të lirë. Asgjë s’na ndal e asgjë s’na e trazon ecjen këmbëzbathur. Kudo ka pemë e ti ke lirinë, sepse ti e ke mundur trupin tënd, qenien tënde të zakonshme. Lartësuar prej kësaj rendjeje ku shpirti fton e ndjenjat paqtohen, gjurmët e pakapshme të gjallimit janë aty e na rrëfejnë për nesër…” [10]
Në këtë përmbledhje të saj, poetesha Erina Çoku i përmbledhë për bukuri të gjitha ritmet e jetës nëpër vargjet artistike, lartësinë e ndjenjave të dashurisë, lirisë e gjallërisë. Përmbledhja ndahet në këto cikle: 1) “Përtej fjalëve heshtin dashuritë”; 2) “Amësia e shpirtit”; 3) “E nesëmja në degëza mendimesh”; 4) “Trishtime të përkthyera”; dhe 5) “Mozaiku i mendimit të vranët”. E kemi thënë disa herë se mendimet duhet të vijnë pasi e pyet shpirtin, e cila del nëpër tabanin e fjalëve e ndjenjave të ngjyrosura me zemër. Realiteti tokësor është i varur prej njerëzve. Ata duhet të marrin hapin kur e pyesin shpirtin dhe t`a ngjyrosnin me zemër. Këtë gjë na e thonë disa njerëz, e pak kush ka kohë që të kuptojë. Mendjen e nxitë edhe djalli, pa e pyetur shpirtin e pa e ngjyrosur me ndenjat e zemrës. Pjesa e fundit të kësaj vepre është një mozaik i mendimeve të vranëta.
- Gjurma e parë e fjalës artistike dhe mendimet e ngjeshura të dashurisë
Gjurma e parë dhe e vetme e dashurisë njerëzore është premisa e shpirtit, që thellësisht e ndjenë zemra jonë, që shpirtërisht e duan një gjë të bukur apo një njeri të denjë që e pranon zemra jonë, e cila është “partneri” i vërtetë i kësaj jete. Pa dashuri të ndjerë në thellësi të shpirtit, je gjysmë-njeri apo gjysmë-qenie, për të mos thënë pak. I ke dy këmbët, por je gjysma e fatit. Njeriu i vërtetë e ka këtë premisë dhe gjithnjë do t`a kërkojë, derisa të gjëjë apo derisa i përgjigjet në këtë gjë. Në këtë mënyrë do të na heshtin fjalët poetike të ndjenjave të zjarrta:
“… kam dërguar mijëra zogj
që të mbështillet mëngjesi yt
me arie drite…”
( Poezia “Dashuria ime”, faqe 9. )
Femra i ngjanë një gjetheje të gjelbërimit, që është ndër stuhi të reshjes së shiut të trishtë, e cila shkëputet papritmas nga trungu i jetës pa kujdes, pa dhembje, pa përkushtim për të apo për t`a hedhur poshtë, në gjollin e këngës së saj, të cilën nuk e dëgjon asnjë njeri.
Kjo është gjurma e mijërave gjurmëve të një gjethe dashurie njerëzore. E kam thënë se dashuria është polivalente, pra e shumëfishtë, shumëngjyrash; është ky qëllimi final i jetës sonë, i jetës njerëzore.
Femra në këtë poezi është vet trualli i natyrshëm i fafaritjes së zogjëve të dashurisë, që fluturojnë edhe pas atij, të cilin e dashuron fuqishëm:
“Frynë erë rrugëve të vetmuara
e vrapi im
arrinë në mbërritjen tënde
që mëkon brengën e kohës
Zemër!
Jam shndërruar
në mijëra zogj,
në mijëra fluturime,
në mijëra këngë,
për të thënë <<Të dua>>
Shpirt!”
( Po aty, faqe 10. )
Shpirti i saj nuk fle, por i dërgon horizontet nëpër shtigjet e qenies së të dashuruarit hapave të bardhë të tij, me “zogj ndjenjash”:
“Gjethe dëshirimi thurin këngën e kuqe
të hënës tënd të fjetur…”
( Nga poezia “Bashkë”, faqe 11. )
Ngyra e kuqe është çelësi i ngjyrave; është ngjyra që e pëlqen Zoti i Madh dhe e cila pëlqehet përhirë të tij; është ngjyra e dashurisë. Poetesha jonë i thurë atij këngë dëshirimi; u beson ndjenjave të saj dhe nuk e fshehë ecjen e saj krijuese, pas hapave të jetës. Jeta është e trishtë, qoftë nga jeta e saj; qoftë nga shoqëria tranzite prej sistemit të parë; qoftë nga vjeshta nostalgjike dhe ngjyrat e shpirtit t’i zgjon kjo natyrë me rënie të gjetheve prej lisave.
Në vjeshtë, e cila është stina e vjelljeve të të gjitha pemëve dhe gjërave të tjera, para dimrit, mbylljes në vetvete, është e ndjerë përmes frymës së poezisë. Çdo pemë përfundon ciklin e saj në stinën e vjeshtës, derisa gjethet na pikëlojnë në zymtësi, në fundin e vjeshtës, pa frytet e dëshiruara:
“Më kot horizonti të fsheh
Ti je diku mes njerëzve
e silueta jote mezi ravijëzohet në mua
ashtu e përhershme e me askënd e ngjashme.
Të vështroj,
ashtu si yjet e paktë
në qiellin e pas shiut
kur gjethja e lagur
bie butë në pëllëmbë të dorës
prej fymës së fundit të vjeshtës.”
( Nga poezia “Kur largë të kam”, faqet 14 e 15. )
Poezitë e para të këtij cikli të poezive janë vërtetë një mund i madh i shpirtit të saj, të mbetur me duar bosh. E dashura pret me mëdyshje të ndjenjave të saj:
“Vij
dhe nuk gjëj asgjë
paska mbetur vetëm buzëqeshja e mbramë
që lashë
kur koha dhimbte në mua…
Ardhur kam,
në labirintin e shpirtit tim të shëtis…”
( Nga poezia “Ardhshëm”, faqe 20 e 21. ),
sepse,
“Mosikja mat pritjet tona
e na i bart pikëllimet
në duarkryqin e vështrimeve.”
( Nga poezia “Dashurohemi a jo?”, faqe 23. )
Kështu na mbetet frika e jo dashurimit. Ndoshta, i dashuruari ka ikur në perëndim apo diku tjetër. Ajo e priste me mall agun tjetër që do t’ia sillte ndonjë lajm, ndonjë buzëqeshje dritëdhënëse, duke mbikëqyrur gjallimin e përgjysmuar të poetes, njërit pol të qenies, e shpresa i ka ikur:
“Frynë erë e dielli ka marrë emrin tënd
mungesa jote është më tepër se trishtimi…
Kur ditës ia ndjeja hapin e mbramë
kur agun e mallprisja për të të risjellë.”
( Nga poezia “Pak pa ardhur mbrëmja”, faqe 25. )
I kishte mbetur vetëm “Perludi i një puthje” (faqe 26), e asgjë më shumë:
“S’di asgjë për gjurmët në ngjyren e botës,
asgjë që ka tjetër trishtim të përkundërt
me shpirtin tim që endet rreth teje.”
( Nga po ajo poezi, në të njëjtën faqe. )
Antiteza e dashurisë ngjallet në shpirtin krijues. Pra, fjala e shkruar duket sikur antiteza të vërteta të dashurisë. Ajo shkruhet këtu nga njëra anë.
Antiteza na shpjegohet edhe sot përmes fjalës së ashtuquajtur “greke”, pra iliro-pellazge, që i ka “përvetësuar” edhe shteti grek, i krijuar me forcë nga bashkësia ndërkombëtare, “antithesis”, që do të thotë “kundërvendosje”.[11]
Në vend të fjalës së drejtpërdrejtë vendoset nga poetesha fjala e kundërt e saj, për të shprehur dashurinë e tyre, të mbetur si “përlud”, në kuptimin jetësor. Në të vërtetë, nuk është antitezë, por dashuri pa një njeri tjetër, si marrës të dashurisë apo pjesëtar të dashurisë.
A e ka bërë poetesha vërtetë puthjen e sinqertë, do të vendoste një antitezë poetesha jonë, që i jep asaj një kuptim jete. Kjo gjë, do të ishte një antitezë e mirëfilltë, po të ishte i puthuri të fliste qartë, me fjalët e veta. Këtu, ndjenja e dashurisë së polit të kundër nuk shihet. Ato vlojnë nga personi tjetër.[12]
Në vend të antitezës vie krahasimi artistiko-poetik dhe fjalëformimi tjetër apo formës tjetër të poezisë se kësaj poete, me asonancën e ndjenjave:
“I ëmbël vjenë, drejt e në shpirt
ndjek gjurmën tënde në mesnatë…”
( Nga poezia “Ti”, faqe 28. )
Kështu pra, na është “dashuriheshtur” burri që e dashuron vajza. Është bashkimi i të dy të kundërtave në një fjalë të vetme. Kur dashuria heshtet, e shkon pa fjalë, e hedhë poshtë dashurinë e kësaj vajze. Na krijohet një fjalë e re e kësaj poezie, nga kjo poete. Ajo i mbanë në vetvete shumë kuptime:
“…Jam ajër që nuk mbaron
e që i përvidhet muzgut
për të kënduar dhe një herë
heshtimin e ardhjeve
qenke ende aty
me vështrimin e ngulët
me avitjen e pazhurmshme
që e përcjell errësirën largë…
… Unë e ti,
jemi një përqafim i pakryer ndonjëherë
aty ku nata nuk vjen,
por lakmon përqafimin tonë
në dritëzat e gjithësisë së njëri-tjetrit…
Në një psherëtimë
që fashit zërat e turbullt të botës
me një pathënë të bukur
ku ka heshtje përcjellëse dëshirimi…
( Nga poezia “Burri dashuriheshtur”, faqet 29, 30 e 31. )
Po të marrim vetëm shprehjet metaforike, alegorike e të ndërtuara në këtë mënyrë simbolike e të dhimshme, edhe me fjalë të reja, si psh., “dëshirimi”, dhe shprehja metaforike, “heshtje përcjellëse dëshirimi”, apo të tjera figura artistike të kësaj poezie, “hijezimi i kohës”; “i përvidhesh muzgut”; “heshtimin e ardhjeve”; “ngjyrat e këngëzimeve”; “dritëzat e gjithësisë”; “shushurimë joshëze”; “padukjen time përgjuese”; “mëton dashurimin”, etj., janë një pjesë e vogël e këtyre shprehjeve artistike, që e tërë vepra mbushet me to.
Poezia e Erina Çokut është mendim lirik, i përjetuar gjithnjë nga një person i drejtë, e cila është e njëjta, që prej fillimi e deri në fund të kësaj përmbledhje. Ajo na shprehet me një art të fjalës së njënashme, si tingujt e një melodie të ndjeshme. E tërë poezia e saj na i shpreh gjurmët e fshehura të jetës, si gjurmët e gjetheve, që janë të dukshme, kur një krijues atyre u jep jetë me artin e fjalës poetike. Ato janë ndonjëherë nën zjarrin e ndjenjave, e ndonjëherë trishtimet e fjalës së ndjeshme dhe melonkolia e asaj që nuk i ka korrur të vjelat e dashurisë së sinqertë apo një dashuri që digjet në shpirtin e saj; është një melodi e thënë me fjalë artistike, të një dashurie soditëse:
“Mirë,
po ta lë ty thërmijën e fundit të jetës
në grumbullin tonë të vezullimeve
ta soditësh edhe njëherë
ngjyrën e largikjes…
Je aty, rob i kundrimit tim
asnjë relief apo rrugë dredhuese
nuk e çorodit meloditjen e ndijimeve të mia
dhe harmoninë e plotë të mendimeve
që rrëshqasin lëmueshëm
nëpër gjallimin tënd të ndërlikuar
jam ulur para fjalës
ajo bekueshëm sendërtohet
në guralec trishtimi
që veten e përcjellin në rrymën e artë
të joshjes që ti ke fshehur nëpër gjethe
e kjo kthehet tek unë
me aromën tënde të mbështjellë.
Të gjëj! Nuk të gjëj!
Më shumë të shoh përtej dukjes…
Asnjë ikje nuk dhemb
e as mosardhjet nuk janë dëshirimi
qenien ma mbushi përkundja e ndjesive
që gëgëllon paprerë në shpirtin tim
këngënjohës…”
( Nga poezia “Tingujt e një dashurie soditëse”, 32, 33 e 34. )
Ka këtu edhe metafora të rralla, pos mendimeve soditëse, të sjellura nëpër tingujt artistik e melankolik të shprehjeve të tilla. Na përgjohet dashuria, e ndjere thellë dhe e ndjeshme, e “fshehur nëpër gjethe”. Është fjala qenësore e dashurisë e mbështjellur me aromën e saj nëpër këto gjethe.
Në këtë poezi, të mbushur me shprehjeve metaforike dhe të metaforave, apo krahasime mjaft të bukura, si p.sh.: “përkundja e ndjesive”; “uji i përceptimeve”; “çoroditë meloditjen e ndijimeve të mia”; “grumbullimin tonë të vezullimeve”; për mua thuhet për herë të parë shprehja artistike “ngjyrën e largikjes” apo metafora “guralec trishtimi”. Këto janë fjalë të rralla!
Deri sa po flasim për poezinë e saj, nuk e harrojmë se vinë këngëtimet e saja me prushin e ndjenjave të çdo mendimi.
“Fuksionin e poezisë që e përcakton natyra e saj: çdo objekt ose klasë objektesh e merr funksionin e vet nga natyra që ka, nga tiparet thelbësore; dhe kjo është rruga më efektive e më e rëndësishme.” [13]
“Mendimet nuk dinë të presin”, thotë poetesha në faqen vijuese të veprës “Gjurma e gjethes” dhe çështjet që shtron ajo në të gjithë veprën e vet të këtushme janë pa shpresa të pritjes së të dashurit të vet e kjo është gjysmë e falës së shkruar e të përjetësuar për bukuri, me stilin e saj artistik. Janë “rrugë dredhuese në pasqyrën e dëshirave”, thotë Erina Çoku në faqen 37. Shprehja “në pasqyrën e dëshirave” është në kulm të ndjesive artistike dhe gjurmët e vërteta të gjetheve të pikëlluara me melankolinë e vjeshtës poetike janë pasqyra e mendimeve të poetes. Prandaj metaforikisht na quhet kështu e tërë “pasuria” e ndjenjave të përjetuara, pa i vjelur të korrat e saja; është art edhe jetë, është jetë e përjetuar në art me një dozë trishtimi.
“Mendoj ta marr pasqyrimin
e qenies tënde ngamuese
e të bëhem një me të
kur afshe mendimesh
sjellin mjegulla të nxehta
e deliri më persiat
në këtë vetvete të amshuar
të kundruar prej teje…”
( Nga poezia “Rugë dredhuese në pasqyrën e mendimeve”, faqe 38. )
Këto përjetime janë përjetime të afta në përkohshmërinë e mendimeve të jetës, e cila i bëhet asaj “gaca prushi në kthjelltësinë time”, pra e qenies së gjallë. Ajo na shprehte kësisojit:
“Kam kaluar sa herë ndanë portës
e nuk kam mëtuar as edhe një trokitje
madje as kokën s’e kam kthyer
teksa mendoja dorëzen e derës
të këndonte një ardhje të hijshme.”
( Nga poezia “S’dua trishtimin e pritjes sime ta mbërrish”, faqe 40. )
Nuk kam si t`a lexoj disa herë këtë poezi e të mos më merr me ndjenjat e vërteta të saj, me mendime, të thënura lirshën e plot shprehje metaforike, në një lirizëm të thellë. Është krenare, por vuan për trishtimin e saj dhe nuk e kthen kokën andej, sado që e mendonte çastin e një “ardhje të hijshme”. Vetë titulli e ka një metaforë: “trishtimin e pritjes”. Nga këto mendime të thella, që munden të pyesin më së pari zemrën e dashuruar e atëherë i shkruan dhe i shtron në këto vargje mendimesh lirike, mjaft trishtuese, të shpërthyera nga një art i veçantë të fjalës, që na i lë poetesha neve të na i zgjojnë theksimet e tyre dhe rastësinë, si mund të kalojë pranë një porte të mallit, pa e trokitur asnjëherë, edhe pse do t’ia zgjonte këngën e një ardhje të hijshme.
Kuptimi i fjalëve të thjeshta shtrohen në poetiken e radhitur e të bashkuar në një formë adekuate. Kështu e fiton shprehjen e përkryer artistike, na shëndrrohen në një petk të përkryer artistik dhe kulmi dramatik, por edhe melankolik, të vjeshtës së vargjeve lirike. Vjeshta korrë të korrat, por poezia e saj na i korrë vargjet e dashurisë së çiltërt. Fjala e saj na bëhet më i afërt dhe janë të shkruara me kuptim artistik.
Po shfrytëzoj nga rasti që ta theksoj një gjë tipike të poezisë së shkruar nga zonja Erina Çoku e të studiuar disa herë nga unë: ndjenja, veprimi dhe shprehja artistike jetojnë papushim te kjo poete e Shqipërisë, sikur tek unë. Në poezitë e saj na vie lirika e dashurisë, me ndjenja artistike, që na zgjojnë mendime të zgjedhura. Në tërë librin e këtushëm na vinë këto lirika në një shoqëri të caktuar plot figura artistike, alegorike e metaforike. Janë “mendimet e bukura”, të shprehura me fjalë të zgjedhura, të ngjajshme me tingujt artistik, që i ofrohen dramës së “vjeshtës” poetike.
“Kur të gjithë tingujt
bëhen një arratisje e vogël
stolisem me heshtjen e praruar
e të mendoj mbi rrjedhën e gjallimit
si një gjethe ardhëse
që lëshon këngë gurgulitëse
për të mbërritur…”
( Nga poezia “Pa ty”, faqe 41. )
A ka mundësi të thuhet më bukur se këto mendime të përjetuara e të shprehura në vargjet artistike, plot me figura të shprehjes? Jo, pra. Më bukur nuk mund të thuhet. Të gjitha këto figura artistike do t’i cekim në fund të këtij studimi. Është një studim i thellë dhe jo një recension.
Rastësia na bashkoi vetën një herë: në festivalin e poezisë naimiane të Tetovës dhe mi dhuroi dy librat e poezisë, sepse nuk mund të thoja asgjë pa i lexuar tri herë këto vepra. Më kushtoi një pjesë të gjatë të kohës.
Të gjitha faqet mund të merreshin në ndonjë studim, por po e zgjedhi një pjesë të poezisë në faqen 45:
“Rri të lutem
aty edhe pakëz,
nën hijeditën që rrjedh mbi ty
si një dashuri ledhatare
që më fton në stinën e panjohur,
mos ik se nuk e trazoj
ujin e qetë të ndjenjës tënde
edhe pse më bënë të etem
sa herë syrin ma prek
me duart e pazëshme.”
( Nga poezia “Gjurmët vjeshta t’i mbledh”, faqe 45. )
Dashuria të shtynë edhe ty si lexues të mendosh, sa e thjeshtë duket ajo, pranë ndjenjës së madhe të dashurisë ledhatare, por e vëren sinqeritetin e madh njerëzor, “me duar të paprekshme” që të ngreh “në stinën e panjohur” mirëfilli të ndjenjave të veçanta. Për të arritur heshtjen e praruar është një piketim i ardhjes së një kënge të tillë poetike.
Kudo në këtë përmbledhje artistike i sodit dhe i shpalos ato para teje, si lexues, “mendimet e bukura me tinguj” (nga titulli i poezisë lirike, faqe 47.). Ajo bëhet “pasqyrë mendimesh” ( në poezinë “Kur në mendime shi”, faqe 49) dhe “hijezime të papërcaktuara ndjesish” shpallet udhës së panjohur (po aty, më poshtë). Po e zgjedhim një pjesë nga kjo poezi:
“… me gishtënj vjeshte
numëroje buzëqeshjet e padukshme
e ushqeje me to motet tona vetmitare
në turbullirën më të bukur që njoh
e që na grish të soditemi…”
( Nga kjo poezi, që fillon në faqen 49, vazhdon në faqen 50. Kjo stofë është në faqen 50. )
Në tërë këtë përmbledhje “Gjurma e gjethes” është e qartë se vjeshta është pak si e trishtë, sipas pikëpamjes së saj artistike, sidomos për ata që duhet të prisnin të korrurat e frytshme të periudhës së pjekurisë, me ndjenja të bukura, edhe të dashurisë, e edhe për bashëshortim e jetës, që vet duhet t`a zgjedhësh. Në njëfarë dore, islamizmi ua zhvesh gjinisë femërore këtë ndjenjë të lartë të zgjedhjes dhe i shnëdrron në “plaçka tregu”, të cilat nuk kanë mundësi të zgjedhin vetë, por më të vjetrit vendosin për to, pa i pyetur.
Ne nuk e kemi fjalën për këtë dukuri të pamohuar në të gjitha tokat shqiptare, edhe pse shumica ynë janë kthyer në këtë fé.
Po i kthehemi veprës së cituar, me pak fjalë. Në radhë të parë, “Gjurmët e gjethes”, siç i veneron ato autorja e nderuar e Shqipërisë, janë gjurmët e gjetheve nga jeta e saj, gjurmët poetike të poetes së trishtë, si jeta e atëhershme, nga përvoja jetësore nëpër lëvizjet e papritura, nëpër lëvizjet e deklaruara, apo nëpër lëvizjet e paditura në prapavjën e tyre, që e kanë edhe përceptimin e poetes.
Poetja është një pasqyre besnike dhe e sinqertë e reflektimeve të jetës, që dëshiron t`i mbledhë gjurmët e saj, sado që janë pak të trishta, por simbolike e artistike dhe dëshmon kurdoherë se do të përtërijë jetën me dashurinë e mirëfilltë, ndaj një njeriu të zgjedhur të saj.
Ajo e ka përplotë zemrën e saj me ndjenja të bukura dhe të përmbajtura, edhe të dashurisë, drejtë bashkëshortit të saj dhe të zgjedhur, kur një forcë e dashurisë së posaqme shtjellohet qartë, nëpër të gjithë përmbledhjen e saj poetike, duke i mbledhur gjurmët e kësaj dashurie të jetës. Të gjithë njerëzit nuk e mendojnë këtë gjë dhe ajo na i mbledhë pikë për pikë këto gjurmë të dashurisë, e cila thuhet me përjetime thella e të thëna me fjalë artistike.
Po e marrim vetëm një pjesë të poezisë, “Përralla e bukur e një dashurimi të trishtë”, gjë që është vërtetë një gjurmë e madhe e trishtë e jetës:
“E lë erën lundrueshëm
të më sjellë te ti
në një ardhje të brishtë e të bardhë
që s`është një psherëtimë e mekur
për të të thënë
gjithçka që dua të të them
e që nuk kam për të t`i thënë
dot ndonjë herë,
trishtimi im për ty
bëhet heshtje
dhe më mbanë të mbështjellë
në mendimin tim të vetëm
e të dëshpruar
që më përcjell drejt pasqyrimit tënd
në ujin e ndjenjave të mia…”
( Nga kjo poezi, faqe 50. )
Pa marë parasyve figurat artistike të saj, p.sh.: “pëshpërimë e mekur”, apo “ujin e ndjenjave”, ne po e vërejmë përjetimin e kësaj pikture të imagjinatës së saj, si poete e ndjenjave, që del nga zemra e saj, edhe netëve të gjata të pritjeve, me “prekje të ujshme trishtime”, e cila është një shprehje metaforike e artit të shkruar (faqe 58), dhe e vrojton nëpër qiellin e meditimeve si një imagjinatë, “me tinguj të patregueshëm” (faqe 61).
“Je nëpër ajër…
Me aromën e gjetheve
zbret në frymëmarrjen time po u ndjerë
e më shpërndahesh në kraharor
si adrenalinë dallgëzuese
më trishton mungimi i qiellit tënd…”
( Nga poezia “Të pashë nga dritarje e mendimeve…”, faqe 61. )
Jo vetëm se të prekin disa nga shprehjet artistike apo metaforike të kësaj poezie, por edhe mënyra e zhdërvjelltë e meditimeve artistike të kësaj poezie, “me hënë të thyer” (faqe 60), apo aroma e siluetës së të dashurit e saj nëpër meditime e përjetime të saj, dhe me “hapa të avullt e frymë dëshiruese”, ajo e ndjenë “aromën e gjetheve” me “adrenalinë dallgësuese” , të cilën e trishton mungimi i qiellit të së dashurit. Është shumë trishtuese! (faqe 61).
Në të gjitha poezitë na duket sikur një hije e zbritur në të gjitha krajatat e kësaj dashurie, si një qenie shumë e urtë, e prekshme, me dhembje, artistike dhe e trishtë, që nuk gjendet tjetër herë, si në moshën e saj.
Ajo e mendon kurdoherë vetveten, botën për rreth, shoqërinë, të gjithë njerëzit e posaçërisht vehten në dashurine e saj, sepse njeriu ka mundësi një njëri për jetën e vet që ta zgjedh, por jeta e sjell nëpër gjurmët e gjalla të jetës pa të dashurin e saj, nëpër gjurmë të dashurisë, me dijen dhe filozofinë e saj, të kristalizuar në artin shkrimor dhe poezinë e saj, kur ngritet e kur shëtit, duke pritur një shpirt të zgjedhur prej saj, të vie me begati të jetës, i cili, siç shihet nga poezia që do të marrim një pjesë, ikën nga mendimet e saj:
“Kisha njëherë një pranverë të bardhë
që luhatej nëpër erë
sa herë që merrja frymë
e bashkë me ajrin
më përqafonte me krahë të tejdukshëm
e pëshpërimë të trishtë
si ti!”
( Nga poezia “Ti po ikën nga mendimet”, faqe 63. )
Poetesha Erina Çoku kundron me dhembje të plotë e zhgënjim njerëzor, kur i dashuri ia mbulonte dashurinë “me një buzëqeshje hidhur” (e njëjta faqe), e ndjenë se si personi tjetër, pra gruaja e saj, “me një kundrim të pa drojë”, ia tërheqë të dashurin prej mendimeve të saj (E njëjta poezi, faqe 64).
Shihet qartë se dashuria e saj po venitet, është vjeshtë e vonë ndjenjave te saj. Duke e lexuar librin, gjurmët e të gjithëve janë nga jeta e saj. Poetesha me sinqeritet vajzëror di të portretizoj të gjitha gjurmët e saja. Përvoja e saj është e trishtë; ajo dëshiron të përtrijë jetën me dashurinë e saj, por çdo mbresë, çdo varg, çdo etapë e çdo poezi vrugullon në gjurmët e jetës.
“Dashuria mëkon një dashurim të brishtë”, thotë poetesha në titull të poezisë vijuese, në të cilën shprehet kushtimisht:
“E dimë
Heshtimin që lë pas
Kërcitja e gjethevjeshtëve të thara…”
( Nga poezia, “Dashuria mëkon një dashurim të brishtë”, faqe 65 )
Pra, jepet tërësia e vjeshtave të vargjeve dhe gjurmët e poezisë së trishtë. Po ndalemi pak vetëm në një poezi të veçantë, disa faqe më pas, të veprës poetike “Gjurma e gjethes”. “Në folenë e mendimit asgjë nuk ndodhë”, thotë ajo, në poezinë “Mbi një heshtje”, faqe 69.
“Fjalët e mia ngrihen në ajër
e pushojnë së thëni…
Fjalët tua mvishen me dritëz trishtimi
e nuk vijnë
në dyert e pritjes sime të këngëzuar…”
( Po aty, fillimi i vargjeve, e njëjta faqe. )
Duke e gjurmuar këtë moshë, këtë faze të sinqeritetit të dashurisë së saj, që ndalet “në dyert e pritjes… të këngëzuar”, ndjejmë thellë se ajo noton lirshën nëpër këto çaste të dhimbshme me shpirtin e dhimbjes së saj:
“Strehëz kam një gjethe të rrëmbyer
prej pemës së strukur
në të vërtetat e mia
e nuk të mendoj…”
( Në përfundim të së njëtës poezi, faqe 70. )
Dashuria është brenda vetes së saj si pemë e strukur, por kjo dashuri, që lind me njerëzit, te poetja e “rrëmben” nga një gjethe prej pemës së saj, dhe e detyrojnë të struket edhe njëherë në këtë pamje të ligë, të vjeshtës së saj të vargjeve. Duke u përballur me këto ndjenja, siç duhet t`a ndjejnë ata që u besojnë të dhënës së zemrës, të dhënës para lindjes, të dashurisë, vjen poezia tjetër, që e bartë i gjithë cikli i kësaj përmbledhje, “Përtej fjalëve heshtin dashuritë”:
“Gjethojnë ndërvështrimet tona
Në stinë të helmuara krejt pa kujdes
Po tërë të tejdukshme i lëshojnë aromat
Vështrimet tona me dritëhije në mes…”
( Fillimi i të njëjtes poezi, faqe 71. )
Këtu mjegullat e fjalëve davariten ndër të tjera. Ka plotë figura artistike kjo poezi, e ndër të tjera “fjalëza që struken të buzëqeshura/ në stinë mosthenies /…në gjethen e paqtë/…në stinë e pezullt/… drithërimat lojcake/… rrugëza dretharake… gjurmët vjeshta t`i mbledhë” (faqet 71 e 73).
E shihni këtë përmbledhje: ato gjurmë që nuk i njohim, i mblledhë poetja jonë, me buzëqeshjen që struket nëpër fjalë. Vjeshta i shërben asaj. Edhe njëherë po e them se përmbledhja e mbanë titullin: “Gjurmët e gjethes”.
Në të vërtetë janë këto gjurmët e fjalëve artistike, ndonjëherë mjaft të trishta për dashurinë, që lindin me njerëzit, por jo të gjithë e kuptojnë drejtë këtë dhunti të Zotit me jetën tonë. Vetë titulli i këtij cikli “Përtej fjalëve heshtin dashuritë”, që është shprehje metaforike, na tregon se fjalët janë më të fuqishme, që e shprehin dashurinë.
Njeriu i ditur duhet të di të flasë, e kur flet e matë më parë me zemër fjalën e tij. Zemra është qendra e dashurisë. Kur nuk ka fjalë që thuhen me mendje e peshohen me zemër, heshtë çdo gjë, edhe dashuria.
Poetesha Erina Çoku ma jep shembullin më të mirë për këtë “vjeshtë” të vargjeve, e cila gjurmët e saj na i mbledhë dhe ne nuk e dimë se jetojmë prej stinëve të mugullimit e deri te vjeshta e tyre.
Po ua kujtoj kësaj here një poezi timen, “Përshëritjet e një gjethi të tharrë”[14], e cila është përkthyer në gjuhën gjermane dhe të përuruar në Zürich, në Volgshaus, nga përkthyesja Sarah Barbara Gretler[15]. Pak kush di t`a thotë cilat janë frymimet apo gjurmët e vjeshtës, nëpër vargjet tona. Janë thënë në formë tipike. Është vjeshtë artistike.
I tërë libri është i botuar në Shqipëri dhe që gjatë luftës kam berë prova të futem me dy gazetarë të huaj deri në Junik e në rrethin e Erenikut, por pa sukses, sepse ishin të strehuar një turmë e vendasve të mi. Midis tyre, ka qenë nëna ime dhe një motër e parafundit, Mandushi.
E njihja fort mirë gjuhën e dheut tim. Asnjë studim nuk e ka përjetuar këtë vepër, pos mikut tim, Mr. Kadri Rexha[16]. Ajo ishte e botuar më parë si reçension i mirë në faqet e revistës elektronike, “Radio Kosova e Lirë”.
Së pari, bëj prova për të folur me elementet e natyrës, “Lis i djegur në vetmi”, “Bliri i vargjeve të mia”, “Lutjet e barit”, “Vjollcë, moj, e shenjta lule”, “Ç`bisedon me mua një tallë mirsi në arë”, “Gjama e erës në rremat e një pishe”, etj., por asnjë kritik letrarë nuk e sheh siç duhet, si flasim pikëllimet e mia, prandaj as veprën e Erina Çokut nuk sheh mirë kritika bashkohore. Në radhë të parë, nuk e shohin si unë “Gjurma e gjethes”, që është plotë e përplot me shembuj artistik, metafora e krahasime.
Edhe një poezi që do t`a marr me këtë rast është një pjesë, nga ky cikull, që shtron një pyetje që në titull të poezisë, por që është e çuditshme: “Gjasa ka!”. Pikëçuditëse e ka të vënë titulli, si disa të tjera në dy librat e parë. Pra, është e kundërta, sepse ai gjasat e tjera i ka, që vinë si gjëra të pamarrura me mend, të cilat shtrohen në këtë poezi.
I këndohet gjethpemës së vet, e cila i merr me mend si gjasa të tjera të veprimit të pa llogaritshëm. Pemën e ka ajo, në brendësi të qenies. Pema na del në shpirtë. Është qudia që shtrohet në atë gjethpemë! Poetja ia kushton një çështje të qudisë, të vizatuar në shpirtë. Pra, ka gjasa, shprehet ajo:
“Gjasa ka!
Të venitesh,
e të dëbohesh përtej gjetheve të mia
nesër veç!”
( Nga poezia “Gjasa ka!”, faqe 74. )
Duke i rënë në fund të këtij cikli, i kthehemi edhe njëherë titullit të ciklit “Përtej fjalëve heshtin dashuritë”. A ka më qartë se kjo thënie? Jo, nuk ka! Dashuria pushon dhe hesht aty, mu përtej fjalëve. Fjalë të tjera, nuk ka!…
- Ama e vargjeve poetike dhe amësia e shpirtit
Amën dhe amësinë e kam shpjeguar disa herë në studimet e miat, të bëra për Prend Ndue Buzhalën[17] dhe po e përsëritim pak edhe me këtë rast.
Cikli i këtyre vargjeve që u kushtohet në veprën ”Gjurma e gjethes” është quajtur “Amësia e shpirtit”, në faqet 81-98, pra 10 poezi.
Për dallim nga Prend Buzhala, te poetja Erina Çoku është vetë amësia e jetës, në këtë cikël “Amësia e shpirtit”, duke e lidhur me shpirtin e saj poetik, në saje të shpirtit, që ajo ndjehet e gjallë. Ka mundësinë t`a përjetoi të jetë si nënë (apo amë) dhe të shkruaj vargje të rralla simbolike e allegorike.
Ama jonë është poetja e brezit të saj, Erina Çoku; ka nderin të ndjejë fuqishëm ardhjen e engullit të parë, përmes trupit të saj dhe të shpjegojë kujtimet e birit të saj, Erdit, të jetë nëna e tyre; e cila ndihet poetikisht nënë, duke kuptuar rolin e saj dhe “të bekojë agun e gjallimit”; pastaj “Nëna lind nënën në mua”, e cila është Enida, gjenerata tjetër e gjallimit përmes saj, ndërsa poetesha jonë nuk e lë as vëllaun e saj për t`a bërë të pavdekur nëpër vargje; e as buzëqeshjen e rrallë të babait të saj. Ky cikël është i shkurtë.
T`a marrim në shqyrtim, ama jonë është multidimensionale. Në radhë të parë, ta shikosh prej jetes së përkohshme, ajo është nëna jonë, e para njeri, që ka detyra të caktuara në tokë dhe të përtërijë jetën, e për këtë detyrë të madhe ia ka dhënë si detyrë fuqia mbinjerëzore, Zoti i Madh, që në këtë jetë nuk e shohim, por e ndjejmë me zemër, sa të jetë zemra e pastërt.
Secili njeri e ka të marrur prej asaj fuqie mbinjerëzore, që e thirrim Zot, atë detyrë, me rastin e marrjes së shpirtit të saj, por jo të gjithë e mbajnë në mendje këtë detyrë kur lindin me vështirësitë e prindërve, të jetës sonë, si shqiptarë, në një atdhé të caktuar, me kufizime të caktuara.
Të gjithë njerëzit e gjallë na japin dimensionet e njohurive dhe përjetimet e tyre, aq sa dinë; e kanë eksperiencën e tyre njerëzore dhe të caktuar përmes atyre që kanë mundësi të tjera të përkufizimeve të veta, p.sh. paramendimi; por sytë tanë nuk e shohin fuqinë mbinjerëzore dhe vetëm e ndjejnë apo e dinë, aq sa kanë mundësi që ta dinë. Kryesisht, materializmi nuk e sheh dot ate që nuk e prekë me dorë dhe atë që shtrihet jashta mundësive të prekjes me dorë, deri aty që shesh syri e teleskopat. Kjo është e meta e materializmit.
Tejkalim i materializmit është intuita, ndjenja me zemër, vetëdija tjetër e kësaj bote, paramendimi, të ndjerit edhe të asaj që njeriu me kufizimet e tij e lë anash apo nuk e ka mundësinë të paramendojë jetën.
Erina Çoku arrinë në këtë cikël të poezive t`a përjetojë fatin e saj jetësor dhe t`a sendërtojë detyrën e saj me ndjenja artistike, si grua e atyre që lindin prej saj, si urë lidhëse mes botës reale dhe botës artistike të një nëne që i lindë dhe i ngritë me përcjellje të përhershme, deri aty ku është detyra e saj; si ndërthyrje të kësaj energjie të njeriut nga bota që nuk shihet në botën e përkoshme, jetën tonë; si njohëse e mirë e jetës dhe e botës shpirtërore.
Ajo është gjini e ndjeshme, si gjini artistike dhe poetesha shqiptare, aq sa e ushqen jeta me arritjen e njohurive të saj. Është nëna e djeshme që po rritet; është nëna e sotme, si poetesha jonë; është ama poeteshë, që këndon këngë shpirti; këngë femre të ndjeshme; vajzë e mirë dhe e brishtë, sidomos me ndjenja artistike; vajzë e lënë pa arësye, e gruas tipike që e shton jetën me breza të ri, me filiza të reja; që këndon për ta dhe familjen e saj, vëllaut e babait; që e njeh mirë amësinë e shpirtit. Kur thotë poetesha se ky cikël është “amësia e shpirtit”, ajo e njeh mirë rolin e madh të shpirtit të saj.
Nga vargjet e saj e shohim se ajo e ka përmbushur amësinë e saj me filiza të reja të jetës, përçka i beson fatit të saj si amë e shpirtit, engjujve e bijve të saj. Në fillim të kësaj pjese është “Ardhja e ëngëllit”, e cila është edhe vet përmbushja e nënës së tokës, paralelisht të amës së shpirtave:
“Ti je bulëza ime
krijesë mahnitëse e çdo mëngjesi
më përfshin me vështrimin e pamatshëm
që pyet me kthjelltësinë e ujshme të pafajësisë
ti je qeliza ime e përsosur
e më dhuron sythe delikate të një frymëmarrjeje
që muzikuar e ka shpirtin tim me ardhjen tënde
me këngëzimin e jetës
Ti e përgjallove krejtësinë
që unë ta dua me në fund ajrin
e të gjëj së paku një përse…
Është e imja buzëqeshja jote përkundëse,
ndërsa ti vjen me gugatjen e jetës
duke më dashur
me shikimin e plotë që e nxë shpirtin tim
krejt të ngazëllyer…
( Nga poezia “Ardhja e ëngjëllt”, faqe 83. )
Ajo e ndjenë fluturimin e pastajme të engjujve të tjerë që do të vinë, “Erdi, im bir”, ndër të tjera thotë në mënyrë kahasuse e meditative:
“Që kur ti
u shkëpute prej dritës
e re në duart e mia
ajri u ribë
e tinguj uji të praruar
ushqyen shpirtin tim
në kohën e bardhë të amshimit…”
( Nga poezia “Erdi dhe unë”, faqe 87. )
Poetesha e talentuar e merr në këtë kuptim amën e shënjtë nga qielli, nga amshimi, nga jeta e përjetshme, në nënën e tokës apo jetës së përkohshme, që t`a nxjerrë edhe njëherë ate në kuptimet filozofike, metafizike e artistike.
Duket qartë trilogjija: ama e shenjtë, nëna e tokës dhe poetja. Në këtë kuptim u kisha këshilluar të dalloni shpjegimet e mia si sa u përket atyre estetike, filozofike dhe artistike të emrit “AMË”, në librin e studimeve të mia për shtatë vepra të Prend Buzhallës, “Parametrat e dimensioneve letrare”, e veçanërisht te vepra e parë, “O AMË, O AMË”[18], “Thirrjet estetike të amës sonë dhe dioptria e veprimtarisë së tij”, apo në shkrimet e tjera, në të cilat shpjegohen 157 shprehje të amës poetike, në faza simbolike, në lidhjen metaforike, por te ai nuk ka këtë amësi të shpirtit, si te Erina Çoku (titulli i ciklit është “Amësia e shpirtit”! ). Ama është simbol i fuqisë krijuese dhe inspirative e shpirtave, e lidhur ngushtë me natyrën[19] (paramendoni se poetesha Erina Çoku dhe unë apo edhe ndonjë tjetë e marrim natyrën dhe kualitetet e saj, psh., “Gjurma e gjethes” apo “Gjuha e dheut tim”, etj., të dyat në Tiranë, e imja me 1999 dhe e asaj me 2011!), jetën e përsiatjet e saja shpirtërore, që e nxjerr veten në mesin e ideales, si p.sh., “Erdi dhe unë”, “Nëna lind nënën në mua”, “Unë dhe Enida”, sepse është femër e vetëdijshme për detyrën e saj dhe e posedon mirë dhuntinë krijuese. Në radhë të parë ajo e merr këtë detyrë sublime të krijimit në tri pjesë të kuptimit filozofik dhe e kupton qartë ciklin e jetës- të përtërijë ate me gjeneratat e reja, që prej saj vinë dhe prej saj, si nënë e jetës, pra, ama e jetës.

Në poezinë “Vështrim nëne” do thotë kështu:
“S`qenkan më unë
që të them se jam.
Ajo rend me zë të brishtë
e vetme
e tërë,
pas grimca-ikjeve të mia.”
( Kjo poezi, faqe 89 )
“Pas grimca-ikjeve të mia” do të thotë se ajo u largohet, u ikë, i bishtron grimcave të jetës së përkohshme, “me zë të brishtë”, prandaj këtë detyrë të lartë e ka marrë prej “jetës së përjetshme”, pra nga qielli, dhe e di mirë këtë detyrë, për ta shtuar jetën, sepse grimcat e saj janë nëpër ikje dhe i mbesin në tokën tonë. Janë grimca të jetës; janë gjurmët e gjetheve, që ka në tërë hapësirën e tokës. Në çdo pranverë dalin e në çdo vjeshtë të vonë bien për dhé, e kalben gjatë shirave apo dëborës së dimrit.
Ama e shpirtit, e lindur prej saj në rruzullin e tokës, për të shtuar vargun e gjeneratave, në Shqipërinë e vogël, të mbetura gjatë luftave të shumta e të gjata, në shenjë mbrojtjeje, nga bishat ekstreme e hegjemoniste serbo-sllavo-greke, tani, në Shqipërinë tranzite, sapo të dalur nga filozofia komuniste e socialiste, por që poetja asgjë nuk sheh përtej syve, pos me paramendime të vetat. Ajo i prekë me dorë të veten gjurmët e kësaj jete nën komunizmin apo socializmin materialist. Brenda kufirit të saj, shprehimisht natyrën,[20] që e përcepton poetesha jonë, është e veçanta në këtë botë, atje ku tentojnë disa forca shoqërore, që janë në falimentim, në tranzicion, që t`a lënë në jetë edhe tani filozofinë materialiste e shoqërore të socializmit, pra botën e ngrehë lartë një botë që llogaritet të jetë e baballarëve materialistë, një klasë sunduese, e cila përpiqet të mos e lëjë këtë botë materialisto-shoqërore që të shkojë në shkatërrim, pra që të zhduket, e cila zgjatë më shumë se sa duhet të zgjatë.
Gjenerata e tranzicionit duket qartë se është një viktimë e pamohuar e materializmit. Bota femërore është e brishtë dhe bëhet e brishtë, si poetja jonë, që ka lindur në një atmosferë të tillë, dhe e njeh mirëfilli shpirtin e saj, nga bota e padukshme dhe imateriale, që fetarët e shumtë ia japin “botës së qiellit” apo të botës mbinatyrore, botës, e cila na sundon me ndërgjegjen e thuktë, dhe vetija e parë është njohja e shpirtit dhe dashurinë prej të cilës kemi ardhur në këtë botë, në këtë jetë. Poetja jonë e flet këtë gjuhë, këtë botë, me ndjesi të brishta të një mendimi, e cila jetën e njeh dhe me shpirt, me ndjesi, butas, me simbolikë, me metafora apo figura tjera artistike, madje edhe botën e gjereratën e më të re, si bija e saj, Erida, që lind prej nënës, amës, si nënë e gjeratave tjera. Ajo na njehë mirë botën në të cilën ka lindur dhe do të lindin gjenerata të tjera, me shpirtin e saj. Ajo i ka të njëjtat sfera të njohjes kombëtare me dashuri të sinqertë, sepse cenohet shpirti i saj me peripeti, e kundërta e natyrës së vet, qoftë edhe me dashurinë e zjarrtë dhe të ndjeshme e polidimensionale, në të gjitha kuptimet e vërteta të dashurisë. Poetesha jonë duhet të jetë ndonjëherë me ndiesitë e brishta e të jetojë më tutje, në këtë botë, sa e ka ajo të gjatë jetën normale, përfundimin e saj, sa askush nuk e di me të vërtetë kur përfundon.
Të jetë e vetmuar dhe e vetme nga ai që na i bishtëron dashurisë së saj të trishtë. Ajo duhet të flasë simbolikisht dhe artistikisht sa e lejon jeta, sa ia mundëson akti i përjetimeve të saj, madje edhe për brezin e ri të saj, siç e shprehin përkushtimet e saj në këtë cikël. Ajo ikë ndonjeherë nëpër territoret e jetës dhe i eviton këto keqkuptime apo ndeshjen me trup e me jetë, në botën natyrore, që noton nëpër kuptimet e saj, që nuk mund t`a kuptojnë aq mirë e kuptueshëm dashurinë e zjarrtë të saj.
Në këtë kuptim të gjërë të amës shpirtërore, e cila zbret në shpirt të poeteshës shqiptare, me zbritjen e ëngjullit, në jetën natyrore, me qenien e gjallë të dashurisë së një nëne në këtë ambient e këtë botë njerëzore, tregon se nënat tona i bekojnë gjeneratat e tjera, që dalin përmes saj:
“Përtej heshtjes së largësisë
shpirti yt kohëgjërë
ndjen ecjen time vetmitare
dhe pikëllimin e brishtë
që munduar më ka, hapit tim të parë…
Fryma jonë njësh e shkrirë
ngjan me agun e dritës
që shkau nga duart e tua
tek përtërihesha
prej qenies tënde,
e prej asaj lutjeje të pa zë
për një mëngjes të bekuar”
( Nga poezia “Nënat bekojnë agun e gjallimit”, faqet 90 e 91. )
Lutjet e saja, në fund të kësaj poezie, edhe pa zë, vetëm “për një mëngjes të bekuar”, janë lutje të bëra ndaj botës së përtejme, që i kupton ajo mirë dhe i njeh detyrat e shpirtit, me trupin e kësaj natyre.
Gjallërimi është pjesë e kësaj bote në këtë tokë, ku gjallojnë brezat, ndërsa pjesa tjetër e kuptimit shpirtëror është metafizik, përjetësia, që është nga bota tjetër, nga “bota e qiellit”. Nuk e konstaton fare botën e qiellit. Erina Çoku e kupton shumë mirë shpirtin e saj.
Kjo gjë lidhet vetëm me ata njerëz që e kuptojnë mirë jetën në tokë dhe gjallërimin e saj, mbi këtë dhé. Nëna apo ama, që lindë poeten, si nënë e saj ndaj trashëgimtarëve të saj, Erdi, Enida, etj., vëllau e buzëqeshjet e babait të saj, reciprokisht edhe relacionin e tyre me Atin e Shenjtë, apo edhe të amës, që lind prej nënës dhe njëkohësisht poete, e cila është Enida, në njëfarë dore lëviz konkretisht prej tokës shqiptare, ku jeton babai dhe është pjesë e padiskutuar atërore:
“Ati im e mbanë kohën të bardhë
e me të ngazëllen diej të ngrohtë besim mirë
nuk e thërret të nesërmen,
pa i thuruar një buzëqeshje të hijshme…
Ai e bën gjallimin të kthjellët
në një stinë të përheshme ledhatare.”
( Nga poezia e fundit të këtij cikli, “Buzëqeshja e babait”, faqe 98. )
Më në fund të këtij cikli, që del nga poezia e saj, Erina Çoku, i njeh të dy polet e gjinisë, të mashullit e të femrës, jo të njërës anë, por i di të gjitha detyrat e ndryshme në gjinitë e tyre dhe çfarë roli kanë ata, pra, këtu babait të tij, burrit të vërtetë shqiptar, e cila më shumë e do buzëqeshjen e hijshme, ledhatare, besimmirë, të kthjellët e të përhershme të babait të vet.
- E nesërmja dhe mendimet e përkthyera në trishtim apo mozaiku i jetës, ende i papërfunduar
Pjesa e tretë e librit të dytë poetik, “Gjurma e gjethes” thirret “E nesëmja në degëza mendimesh”, që të zgjon t`i përjetosh thellë këto poezi meditative dhe krejtësisht lirike, e cila përcillet nga pjesa e katërt e kësaj vepre, “Trishtime të përkthyera”, që nuk janë “përkthime” të mirëfillta nga ndonjë gjuhë tjetër, por lirika të veçanta me interpretime të trishta të gjurmëve të jetës. Pjesa e fundit, e pesta, “Mozaiku i pambarruar”, është fundi i këtij libri, të cilën, poetesha shqiptare Erina Çoku i lë të papërfundura, si dramën e madhe poetike, të bërë si mozaik i vjeshtës, si jeta e saj.
Vetëm këta tituj me gjuhën poetike dhe të matafizikës të zgjojnë mendime të vragëta, pak të zymta, sikur mendimet e trishta e të papërfunduara. Edhe vjeshta është një stinë e vitit që rrotullohet e ndërrohet me stinë të tjera dhe prapë vie apo përsëritet ndonjë vit tjetër, jo në të njëjtën formë. Secila flet nga një gjuhë e të të korrave; një gjuhë të gjetheve në përfundim, një gjuhë të gjetheve të tjera të poetes, e cila do të dijë si duhet t`i mbledhë.
Vjeshta vie çdo vjet, por mbarohet e vjen stina tjetër e vitit. Gjurmët e saja i mbulon apo i qëndisë poetja në platformën simbolike. Nuk i kam lexuar ende tri veprat e tjera, të botuara me një titull të përbashkët, trilogjia poetike “Frymë”,[21] por ato e shohin, po e them, vazhdimin e jetës në një mënyrë të veçantë. Simbolika vazhdon të dominojë, e simbolika e jetës së mëtutjeshme është e superiore, por vargjet poetike të veprës “Gjurma e gjethes” mbeten aktuale. Vjeshta përfundon, por ndërrimi i viteve merr kuptim të ri.
Ky cikël i kësaj vepre, që po vazhdojmë t`a shqyrtojmë, i ka disa “degëza mendimesh” për të nesërmen, i cili duhet të jetë tjetër nga ai që erdhi. “U këputën gjethet e ranë”, në degëza të mendimeve të jetës, thotë poezia e saj.
Kur shkëputen gjethet është shkëputja e diçkaje pa pritur, si gjethet e vjeshtës që ranë, nga amësia e nënës poeteshë, Erina Çoku, e cila thotë:
“U platit mjegulla e na la
me një buzëqeshje në teh të mendimit varur
e me një heshtje që nuk i ngjanë së djeshmes
e që s`do të bëhet më as e tashme.”
( Nga poezia “U këputën gjethet e ranë!”, faqe 101. )
“Të gjitha horizontet janë fshehur” nga hëna (rresht vargu nga “Nesër do të jetë vranët”, faqe 105), por “Hëna është verbimi im i tanishën” (faqe 106) e kjo këngë për ardhmen nuk dihet si mund të jetë, pasi jeta e poetes është e paparashikushme, pikërisht “pse agu s`vjen”, thotë ajo në fund të poezisë që po e bashkangjitim, por me një ndjenjë në duar të fatit, në duar të këngës:
“Me net të tëra
e pres agun të vijë
veç orët janë të njëjta
e më flasin për dhembjen
që s`shërohet, që është gjithmonë
në këtë rrugë të mbaruar mendimesh.
S`ka gjë, sot s`jam si dje
kur prisja orën e këngës sime
(Ah, ajo s`do të vijë!)
E unë prap ngulmoj
se gjithçka është
si duhej të qe.
Veq brenda qenies sime
zëra të padukshme këndojnë
se dita po ngjizet në shpirtin e njeriut
e ndjenjat e mia janë tinguj
dhe pse agu s`vjen.
( Nga poezia “Këngë për të ardhmen”, faqe 103.)
Dhembja nuk shërohet asnjëherë, apo sikur poetja e thotë në fillim “me net të tëra”. Ajo është poetesha shqiptare që e ka si detyrë themelore të thurrë vargun e saj apo të “ngulmon” të nesërmen. Kënga e saj është “rrugë e pambaruar mendimesh”, që ngjizet gjithmonë në shpirtin e saj. Rruga e poetëve apo e poeteshave nuk është rrugë e shtruar gëzimesh, por pritje e përcjellje e pafund e mendimeve për jetën, për të ardhmen:
“Minutat e mia bëhen tinguj
që nuk mbërrijnë në ndalesën e kohës
e endërrat e tua kanë një zë të dridhtë
e dot nuk i flasin së përditshmes
që ngjiz durime tona.”
( Nga poezia “Kur nuk e di të ardhmen”, faqe 107. )
Askush nuk e di krejtësisht të ardhmen si do të jetë, sepse ajo që prej lindjes harrohet, por ka paramendime për te. E gjithësecili mendon për të ardhmen, të cilën do t`a përbmushin vetëm një pjesë e ëndërrave tona. Pjesa dërmuese mbetet e parealizuar. Poetët kanë paramendime të jetës. Duhet që t`a ngjiz poetikisht durimin, e duhet të kuptojë kohën, por duke kaluar zërat e dridhtë. “Sa herë e hedhim vështrimin në horizont/mëgjesin tjetër s`e njohin dot”, thotë ajo, në dy vargjet e poesisë “Brengë”. Etja për te, bëhet ditënetët e ecjes së saj, si në poezinë vijuese “Ditënetët e etjes”, faqe 109.
Të nesërmen, ne duhet të shkojmë nëpër degëza mendimesh; dikush di t`i thotë e dikush tjetër jo. Do t`i sistemojmë këto degëza të përgjithshme të mendimeve, e këto degëza mendimesh kanë forcë, që njëri apo njëra, i (e) veçantë/a, të i sendërtojë. Nuk është e nesërmja në këto poezi reale, por më shumë është ireale. Irrealja del nga realja, kur sendërtohet, mu ashu siç nuk e pret, madje me ndjenja artistike do të sendërtohet. Artistikja është e pakufi. Çdo gjë duhet të kalojë nëpër zemër, se kështu e ka jeta, jo vetëm e thatë, por të përjetohet e të sendërtohet, ashtu siç e jep vetë jeta.
Po e marrim tërë poezinë “Pa Rrugëdalje”, që të kuptojmë më mirë:
“Muret e soditjes lëkund,
lëviz,
më tej,
më tutje.
I shoh tek luhaten
nga fjalët që dua të them
tani
këtu
përtej qetësisë
që shtriqet,
shtrihet
dëbon
zërat e mi të paardhur.
Ajër dua,
dritare,
dyer
se nuk më tremb
kundrimi i mjegullës
që është ulur këmbëkryq
në ditët e mia…
… Larg e shoh të vijë
diellin e zbehtë…
… Vranësirë e panjohur po bie
E sheh?
Ja ku është! Në duar të mia.
E më mbështjellë,
më pushton
më sundon
a i përkasim një qielli të harruar?
( Nga poezia e fundit të ciklit “E nesërmja në degëza mendimesh”, me emrin “Pa rrugëdalje”, faqet 113 dhe 114. )
Këtu na thyhet edhe vargu. Është mëse normale, sepse e adhjma është “pa rrugëdalje”, nëpër kthetrat e të së ardhmes, e nuk e dimë aq mirë si do të jetë ajo, por e paramendojmë dhe pyesim vetveten: a ka rrugëdalje? Je i prirur të përjetosh të ardhmen pa gjysmën e jetës, e gjysmën tjetër do t`a ketë poli tjetër, përtej mjegullave, sa të shtrohen dhjetra pyetje.
Varet në cilin vend ke lindur, në cilën familje, si je edukuar, me cilin do ta zgjedhësh, sa je i(e) zhvilluar e sa tjetri, në çfarë politike, në çfarë filozofie, sa kryqëzohen këto mendime apo dëbohen, sa i mundëson këto gjëra apo nuk i mundëson shoqëria; sa pikëpyetje ka mundësi që të shtohen, etj.
Ne jemi energji të caktuara, që përbirohemi me njëri tjetrin e me të tjerët, prej cakut të ndjenjës sate, nëpër sa e sa energji të tjera, deri në kaos.
Simbolet që janë në tërë poezinë e saj, me të përgjithshmen e të veçantën, nëpër disa të veçanta e të tjera, deri në përgjithësi, janë pjesë vogël e jetës, këtu edhe të poezive, për të pasur nuanca gëzuese, trishtuese, të përkthyera, në këngë të gjallë apo të zbehtë, që janë këtu një nga trishtimet e përthyera, pra të përshtatura, për të dashurin e paqenë, etj.
Fillojmë nga cikli “Trishtime të përkthyera”, në këto këngë “të zbehta”, pra pa gjallërimin e dashurinë, që duhet të jetë tek secili njeri, këtu një dashuri e paqenë, e ndarjes me dhembje e të pa përjetur, për të cilën ka lindur njeriu.

Kadri Rexhaj me Brahim Avdylin
“Ma theve kohën në copëza brenge
e mbushur duart e mia me to
kryqen pa bërë asgjë…
Ti mëton çdo të diel
fashitjen e dallgëve të mia
e gishtërinjtë e tu të bukur
duan të latojnë
vrapin tim të mendimeve…”
( Nga poezia “Me mua është era që fryen…”, faqe 117. )
Nisemi prej vetvetes e përfundojnë te të tjerët. Te secili njeri vjen “fashitja e dallgëve” apo fashitja e dallgëve të të tjerëve. Faji nuk është jetim. Ai duhet të niset nga vetvetja. “Është një kurth melankolie”, siç shprehet Robert De Niro, një aktor i madh i Holivudit, por me prejardhje arbëreshe. Nuk ka çasje të mirëfillta pa përfshirë të gjithë sa kanë marr pjesë në këtë dramë të vërtetë njerëzore dhe prej atyre me faj relativ të përgjegjësisë. Ai duhet të niset prej meje, e atëherë duhet ndarë përgjegjësinë e fajit me të tjerët.
Ndërsa në poezinë “Dëshirë vjeshte”, do të hedhë edhe fajin e të dashurit, përtej rastit. Edhe vargu na është i rrëmbyeshëm, sikurse vet dashuria, mbi trupin e bardhë të natës, pa e ndjerë aspak “fajin”, e nuk ka njolla për te:
“Nata ka trup të bardhë vajze
për ta mohuar çdo shëmbëlltyrë
fajeve të buzës tënde të puthur
në gjinj e heshtje soditëse.”
( Nga poezia “Dëshirë vjeshte”, faqe 121. )
Më parë, në poezinë “Pak”, në faqen 119, e ka thënë vetë poetesha se “besimin ma tronditin gjethërëniet”, që është vendimtare dhe e bëjnë të jetë e vetme midis atij përjetimi, sa dashuria e të dashuruarit kapërthehet me të dashurën tjetër të tij. Lajkatarja mjeshtërore e mashtron ate që është më i dobët në karakterin e tij. Karakteri i burrit duhet të jetë më stabil. Në qoftë se është burrë me kakakter satil, nuk lëvizë nga qëndrimet e veta, edhe nëse me i ka “të shprehura” ndjelljet e fshehta të jetës.
Këtu, po e përfundojmë thënien tonë. Në tërë këtë vepër, janë mjaft thënie artistike, të thëna me fjalët poetike, edhe përmes metaforave. Në të gjitha faqet e poezive na rëndon vjeshta. Ato kanë rëndësi simbolike. Poetesha, si subjekt nëpër këngët e saj, e pi mbrëmjen “mbi Don Kishotin e një zymtie” (Poezia “Asgjë s`më flet për ty”, faqe 122. Ajo e pi mbrëmjen heshturazi, edhe pse e tëra kjo vepër e Erina Çokut është e mbushur me plot figura të tilla, që nuk kemi kohë të analizojmë të gjitha ato, por po i marrim dy shkëputje vargjesh, nga poezia “Mirazh”, që t`ia lëshojnë edhe vendin ciklit të fundit, “Mozaiku i pambaruar i medimit të vranët”, sepse nuk është aq i mbaruar vargu artistik e metaforik i poeteshes dhe as e zhgënjyer tërësisht, por mjaft melankolike, në vargjet tërësisht të trishta, si vet jeta:
“Jashtë derës bie shi i mugëtirës
kryqëzohesh ti në ishuj memec
kërkon nëpër rërë humbjen time…
Kalimtar që gjurmët s`t`i fshij dot
prej meje largohesh, përhumbesh
si drita në muzgun e djeshëm.
( Nga poezia “Mirazh”, faqet 124 dhe 125. )
Ka plot vargje simbolike, nëpër të gjitha poezit, që i kishim sistemuar në këtë trajtim. Prej këtyre gjashtë vargjet e marrura të poezisë “Mirazh” e shohim jeten e saj. “Kështu duhet të jenë/të gjitha vdekjet e mia pa ty”, thotë ajo. Cikli i fundit është i mbushur me alegori, sikurse ciklet e tjera, të cilat përmbajnë edhe mjaft personifikime, simbole, metafora të bukura, ndjenja, e të tjera figura artistike mjaft të dhimshme. Të gjitha vargjet janë plot me këto figura letrare, të thëna me gjuhën artistike:
“Përmes qenies kalon autostrada e pamatshme
mbi te udhëtojnë
mjegullat e mia të menduara
por për të gjithë ju mbeti padukshmëria
e trupave dëshpërues.
S`di pse duarve mbaj
fytyrën e zbehtë që i ka mbaruar udhëtimet
në mes të kësaj rruge nga askush të njohur
ku psherëtin veç era
e këmbëzbathur hapat e mi
ravijëzonjë rrugë të heshtura.”
( Nga poezia “Shkretia”, faqe 133. )
Nëpër shpirtin e ndjeshëm të poeteshës së kësaj poezie mjaft simbolike, të këtyre metaforave e krahasimeve të kësaj pjese artistike, u shihen gjurmët e heshtura, nëpër “autostadat e pamatshme/mbi te udhëtojnë/mjegullat e mia të mendimeve”. Kjo është një thënie e bukur në metafora të tjera. Ndonjëherë “errësira luan me hënën, por askujt s`dua t`i avitem” (Poezia “E huaj”, faqe 134), e ndonjëherë, “gjethet dëpërtuan mes meje e teje/ti në duar i ke/Mozaiqet e dhembjeve” (Poezia “Dritëhije”, faqe 136). Kjo e fundit, është metaforë e rrallë dhe së dyti, “dritëhija”, është emër metaforik. Po ashtu:
“Hera e parë sonte
humba garën
me ëngjëllin e vdekjes”
( Nga poezia “Kukuvajka klithi mbi çatinë time”, faqe 138. )
ndonëse ajo, në poezinë pas kësaj poezie, “Tani jam e vetme”, faqe 139, shkruhet se “ka vetëm sasi të mekura gurësh/e hije të uritura përqark”. Edhe në poezinë prapa kësaj, “Bisedë me veten”, në faqen 143, pas poezive “Pasqyrë”, në cilën prapë e kemi një metaforë të thekshme “errësirë e përbysur”; poezisë “Drita” dhe “Ecejaka e gjallërimit”, ku prap në titull na shkëqen metafora, sikurse në dy poezitë përpara. Kjo gjë, është përmes rregullave të mirëfillta estetike, me thënie artistike:
“I dua hapat e zbrazur
vazhdimësi të mendimeve të trishta
kur pemët e thara vetmojnë mugëtirave
e rrugëve të shkelura
ka gjurmë ardhjes, psherëtimash
bie i njëjti shi
e fryen po ajo erë e vjetër ankimtare
në cakun e ftohtë të mbarimit
e unë ecejakem.
Eh! Më mirë të qesh,
e të këndoj bashkë me shiun,
këngën time të ngjirur.”
( Nga poezia “Bisedë me veten”, faqe 143. )
Duket se është më mirë të qesh me këtë gjendje të rënduar, të buzëqeshë, nëpër mendime pozitive, në vend të qajë para tragjedisë, të cilat janë e vetmja formë negative e shkatërrimit njerëzor. Ajo është e aftë të këndojë së bashku me shiun, kur nuk rrezitë Dielli, kur gjithçka laget, e ajo mbanë përsëri shiun, pas të cilit çdo gjë na gjallërohet.
Shiu kthehet në anë pozitive, ai lagë, por i rritë edhe bimët. Poetja Erina Çoku tanimë po këndon një këngë “të ngjirur”.
Po ndaleni pak në poezinë “Unë e ti” dhe po i marr tri rrjeshta të kësaj poezie, por që të vërejmë edhe poezitë e tjera, sepse pjesa e shtatë i këtij studimi, i ka mbledhur metaforat, fjalët arstike, krahasimet e mira, etj., si figura artistike të të dy veprave të para të saj (“Krahë s`kanë engjëjt e mi” dhe “Gjurmët e gjethes”). I vërejmë edhe njëherë dallimet që kanë burrë e grua, ku mendimi dallon për shkakun e persiatjeve në atë vend të shoqërisë gjysmë-tradicionale të sistemit paraprak, ku burrat nuk nxjerrin mendime të lehta, por e lënë tërë hapësirën të trishtuar, sepse “fati i ngathët na gëvisht” (faqe 148), polin tjetër, pra, gruan:
“Mbetëm në një gjendje pa emër
duke vështruar pikëpyetshëm
nga pak.
E shkuara ka mbetur
mbi pasqyrën e përvojave…
Mendimi ndërton hapësira
Ai ikën larg e vjen shpejt,
i trishtuar tashmë…
Atje ku dyert mbyllen
e përgjigjet janë të vona.”
( Nga poezia “Unë e ti”, faqet 148-149. )
Kjo është vet vjeshta e dashurisë. “Gjurma e gjethes” është plot e përplot me figura të spikatura, të analogjive, të kontradiktave e të krahasimeve, të metaforave, etj., figura këto artistike, që do t`i shtrojmë në pjesën e fundit. Në Kosovë, për Erina Çokun do të kishin thënë si për mua, se “metaforat janë mjaft të përdorura”[22]. Nuk mund të thuhet se janë të përdorura, në qoftë se ato janë origjinale. Varet se cilën poezi e shkruan. Në dy gjini kryesore ndahet poezia. Poezia lirike i ka metaforat, të shkruara bukur, kurdoherë kur shkruhet ajo, ndërsa poezia tjetër, poezia abstrakte, nuk i ka këto figura. Tani, po e marrim edhe një citat të poezisë, nga faqja 152:
Dimri pas dyerve rri fshehur
ai përgjon
vjeshtën e paqtë
në pikëllimin e çdo bulëze
e zgjuar ka, dhembjen e amullt.
Heshtja e largësisë zhurmon nëpër shpirt…”
( Nga poezia “Udhëkryqe të lakuara”, faqet 152-153. ),
Ndërsa, poezia e fundit, “E shoh botën të ngjizur në fjalë”, është aq e bukur:
“Shqisa ime
është valëvitur me dashadije
në gjithësinë e rrumbullakët
që endet midis
paqtimit e prehjes
e më endje
ka lundruar
fluturimin e kthellët
të këtij gjallimi ledhatar…
Për të nyjetuar mendimin
në cep të heshtjes,
jam këtu
duke soditur ardhjen ne fjalë…
Pastaj unë fola
dhe e lashë këngën time
të derdhjen në erë.”
( Nga poezia e cituar më lartë, faqet 157-158. )
Është mjaft e qartë, fundi i këngës së trishtë, sepse këtu bullojnë gjethet e rënda të vetmisë së rrallë mbi tokë. Sa keq!
Në gjirin e thjeshtësisë e gjëj gjeniun e qenieve, pra njeriun, poeteshës së spikatur Erina Çoku, që vjen me kulmin e thënieve të veta, midis të gjitha qenieve njerëzore e të jetës sonë të përkohshme, mbi tokë, si gjethet që krijohen, rriten e shkatërrohen apo bien me gjurmët e veta.
Kush ka atë vesh të shpirtit të ushtruar që të zë thirrjet e panjohura të krijimit, mund të zë atë jehonë zërash, të strukur në gjallërinë e jetës sonë. Është gjëja më e trishtë, por mund të themi se është pak kush që i kupton këto gjëra. “Gjurma e gjethes” është një gjurmë e madhe e kësaj jete, e cila në veprat e tjera ka theksime të reja!
Këtu, ndëgjoj zërin e poeteshës sonë, po e themi kështu, sepse ajo është ende e gjallë; i rritë bijtë e bijat e saj nëpër tingujt e rrallë artistik e të artit!
- Figurat artistike të këtyre dy librave dhe vula e kohës në vlerësimin stilistik
Në radhë të parë themi se vula e kohës niset nga gjuha që e përdorë poeti, poetesha apo shkrimtari. Gjuha që përdori në këto dy vepra poetike Erina Çoku është gjuha e lirikës së ndjeshme, me plot figura të zgjedhura nga poetja, krahasime lirike, metafora, alegori dhe shprehje simbolike e mjaft të holla, që disa studius të letërsisë i lavdërojnë ato për domethënien e bukur e lakonike, sado që ka studiues të tjerë, të cilët futën me kritika dhe i ngrehim lartë poezitë e tjera, të cilat janë të hartuara me gjuhën e tharrë, të ftohte, pa ndjenja të vërteta, abstrakte e filozofike.
Lirika ka qenë gjinia më e përdorur në poezinë botërore, ndërsa ajo tjetra, lirika abstrakte është linja e dytë e poezisë postmoderne. Ka edhe të tjerë që shkruajnë poezi eksperimentale, e ajo është më pak e përdorur në letërsinë tonë. Çdo krijim poetik e letrar ka të bëjë me autorët dhe normat e kritikës së studiusëve dhe të shoqërinë. Janë rezultat i tyre dhe lindin në valë të ndryshme shoqërore, që janë rezultat i shoqërisë apo kundër shoqërisë.
Si rezolutë e çdo periudhe të letërsive kombëtare, e edhe asaj botërore, e cila ende nuk është e hartuar, sepse janë pesë kontinente, të cilat do të ishin përfshirë këtë histori botërore, është kualifikimi i shkrimtarëve të specifikave të asaj periudhe dhe nga intertekstualitetet që do të rezultojnë.
Ne po flasim për gjuhën e poezisë lirike shqipe, e cila në radhë të parë ndikohet direkt prej interesimeve apo përjetimeve tekstuale të poetes sonë me shprehjen e sinqertë poetike, plot me figura të mira artistike e metafora, që simbolizohet nga ndjenja e butë dhe mjaft të ndjeshme e lirikës.
Gjuha është për Erina Çokun material kuptimor i lirikës së saj dhe janë të dhëna metaforikisht e lakonisht përjetimet e tërthorta të dashurisë njerëzore e shqiptare. Shpirti i saj është i ndjeshëm dhe mjaft mirë i kultivuar. Këtë shpirt poetik e njohim e përcjellim në këto lirika të saj, që fokusohen dhe e ndjejmë ndershmërinë e pamatur të poetes sonë.
“Mund të themi se çdo çdo vepër letrare ështe vetëm një përzgjedhje materiali nga kjo apo ajo gjuhë, pikërisht sikundër një vepër skulpture është e cilësuar si një bllok mermeri nga i cili janë hequr disa pjesë.”[23] – thonë dy autorët Rene Uellek e Ostin Uoren, në teorinë e tyre lerare, që e kemi blerë për herë të dytë në Shqipëri, 21.06.1994, si ripërjetim teorik nga studimet.
Gjuha poetike e këtyre dy përmbledhje është e mbushur plot e përplot me krahasime të zgjedhura, metafora, ndonjëherë me alegori apo edhe simolike, etj., të cilat personin e këtyre dy përmbledhjeve të para, Erina Çokun, e bëjnë poeteshën lirike të dashurisë së mirëfillte shqiptare, e jo tjetër.
Ne, po i sjellim edhe njëherë këtu autorët e teorisë së tyre letrare, e cila është e përgjithshmja, rreth mbledhjes së matialit dhe përcaktimit të fakteve:
“Një nga punët e para për çdo studim është mbledhja e materialit, veçimi i saktë i të gjitha mbishtresave të vëna gjatë kohëve, përcaktimi autorësisë, vërtetësisë dhe i datës së teksteve. Zgjidhja e këtyre problemeve kërkon aftësi dëpërtuese dhe durim të madh…”[24]
Pra, me durim të madh edhe ne i kemi studiuar e veçuar këto veçanti të këtyre dy përmbledhje të autores, “Krahë s`kanë engjëjt e mi”, Tiranë, 1997 dhe “Gjurma e gjethes”, Tiranë, 2011. Krahasimet e bukura dhe metaforat simbolike të veprës së parë janë këto:
“Perde mjegullore”, “perde trishtimi”, faqe 6; “butësi ëndërash” e “zhaurimë valësh”, faqe 9; “shi gjakimi”, si titull, faqe 10; “në krahet e erës”, “lotët e kristaltë”, faqe 11; “neuronet stilitëse”, faqe 17; “tallazet e shpirtit”, faqe 19; “sytë e zemrës”, si titull, faqe 20; “qiejtë e syve” dhe “humnerën e buzëve”, faqe 22; “kafka gishtërinjsh”, faqe 25; “dielli kafshon”, faqe 29; “përrallë sirene”, faqe 30; “kafka sysh” dhe “aerodromit të syve”, faqe 34; “marramendje e blertë”, faqe 36; “heshtja e vjeshtës”, si titull, e “dritaret e shkelura”, faqe 40; “puthje shenjëtoresh”, faqe 41; “zhuritje ndjenjash” faqe 46; “uragan përgëdhelës”, faqe 47; “akujt e trishtimit”, faqe 49; dhe “përtypësi i kohës”, faqe 50.
Ndërsa krahasime të kryqëzuara nëpër vargje dhe shprehje artistike e metaforike, nga kjo përmbledhje, janë edhe këto:
“Thërmuar në cifla ndjenjash”, faqe 5; “rrapëllime kalorësish qiellor”, faqe 6; “bredh rruginave të harresës”, faqe 7; “me vellon blu të qiellit”, faqe 11; “si një fragment viziv nate”, faqe 12; “duron lotët e fshehur në kaos”, faqe 13; “bërbëlitjet e duarve të heshtura”, faqe 16; “maratonën e shpresave të rudhave”, faqe 17; “ludron vetminë në mendime”, faqe 19; “flade të ëmbëlta rinie”, “rreze të ngrohta dite” dhe “tinguj të kaltër qielli”, faqe 23; “xixëllimin e ëndërrave reflektuese”, “peshën e ëmbël të shpresave reflektuese” dhe “oqean të pafund të shpresës”, faqe 24; “rreket (me) ortekun e lotëve”, faqe 25; “mbi gjigandin kraharor të detit” dhe “valët me hakmarrje rëre gllabërojnë”, faqe 29; “në pazarin e fjalëve” dhe “gëlltitur prej afsheve të ndryshkura”, faqe 31; “krahë s`kanë engjujt e mi”, si titull e rrjesht i poezisë, prej të cilit e ka marrë emrin e vet kjo përmbledhje, faqe 35; “ca thasë të leckosur poshtërish”, faqe 38; “vjeshta tund flokët e njohur”, “klithin përvajshëm dritaret e shkelura” dhe “sytë vrastare të qetësisë mjegullore”, faqe 40; “në trokun e pamëshirshëm të dashurisë”, faqe 45; “aroma shkruan emrin tënd” dhe “klithma gjakon emrin tënd”, faqe 46; “më mbështilleshe si përqafim i shenjtë”, faqe 47, etj.
Në veprën më të madhe e më të bukur, “Gjurmët e gjetheve”, janë këto krahasime artistike dhe metafora poetike:
“Heshtin dashuritë”, në nëntitullin e parë, faqe 7; “këngët e prehjes” dhe “jehonë ndjenje”, faqe 9; “rrugëve të vetmuar” dhe “brengën e kohës”, faqe 10; “shtigjet e qenies”, “zogj ndjenjash” dhe “gjethe dëshirimi”, faqe 11; “buzëqeshja e paqtë”, faqe 13; “pikëllime dashurie” dhe “drita ndjekse”, faqe 14; “shtigjet e kohës”, faqe 16; “labirinthin e shpirtit”, faqe 21; “në duarkryqin e vështrimeve” dhe “frigën e mosdurimit”, në faqe 23; “mbikëqyr gjallimin”, “trupat heshtues” dhe “gjurmët e shpirtave”, faqe 24; “agun e heshtjes”, faqe 26; “drithërima e gjetheve” dhe “përgjasimin e dritës”, faqe 27; “zhduk largësitë”, faqe 28; “hijëzimin e kohës”, “heshtimin e ardhjeve” dhe “vështrimin e ngulët”, faqe 29; “përqafim i përkryer”, faqe 30; “përqafim i pakryer”, faqe 30; “ngjyrën e largikjes”, faqe 32; “bardhojnë heshtimin”, “frymëzimin e brishtë” dhe “rob i kundrimit”, faqe 33; “gurgalec trishtimi”, “përkundja e ndjesive” dhe “uji i përceptimeve”, faqe 34; “ngjyrëbukurën gjetherënëse”, faqe 35; “zërin e prekjes”, “afshe mendimi” dhe “këngë bulëzash”, faqe 38; “ngjyron përkohësinë”, faqe 39; “gjethe ardhëse” dhe “këngë gurgullitëse”, faqe 41; “duar ngjyrash”, “joshje këngëzuese” dhe “lofatë e sapoçelur”, faqe 43; “veshin magjepsjen”, faqe 44; “dashuri ledhatare”, “duar të pazëshme”, “siluetë joshëze”, “flutura ndjesishë” dhe “ngjyrë flatrash”, faqe 45; “gjurmë mendimi”, faqe 46; “mjegullat flitrojnë”, “vështrime rrjedhëse” dhe “ujin e mendimeve”, faqe 48; “pasqyrë mendimesh”, “lagte dëshirimet” dhe “kthellimin e lëmuar”, faqe 49; “gishtërinj vjeshte”, faqe 50; “pemët e ndijimit”, faqe 51; “bimë valvitëse”, “arësjell puthjet”, dhe “relijeve të pasjellur”, faqe 52; “pëshpërimë e mekur”, faqe 53; “grimca tingujsh”, faqe 54; “rrathë ajri”, faqe 57; “grimcë heshtjeje” dhe “përqafimin e tingullt”, faqe 58; “tërëkohësi të brishtë” dhe “siluetë të pangjajshme”, faqe 59; “aroma e siluetës” dhe “me hënë të thyer”, faqe 60; “aromën e gjetheve”, faqe 61; “gjethërim i brishtë”, faqe 64; “ngjyrat e pathëna” dhe “fluturime të ngjyrta”, faqe 67; “dritëhije të perceptimit”, faqe 68; “në folenë e mendimit” dhe “plotfuqia e heshtur”, faqe 69; “luksi i paqtë”, “lojëz rrumbullake”, “përtej mbikohës”, dhe “shkalare trishtimi”, faqe 70; “mjegulla fjalësh”, faqe 71; “stinën e pezullt” dhe “drithërimat lojcake”, faqe 72; “rrugëza dredharake”, faqe 73; “gjethpema ime”, “mot gjysmëçelët” dhe “ndijimit të brinjtë”, faqe 74; “kacavjerrjen e frymëzimit”, “zvetënuar kuptimet” dhe “kthjelluar ardhjet”, faqe 75; “buzëqeshje të tejdukshme”, faqe 77; “amësia e shpirtit”, nëntitull i veprës, faqe 81; “kthjelltësinë e ujshme të pafajësisë”, dhe “qelisa ime e përsosur”, faqe 83; “thërmija gurgullimash” dhe “kohë farfuritëse”, faqe 86; “heshtjes së largësisë”, “pikëllim i brishtë” dhe “gjurmët e ndritshe”, faqe 90; “agun e dritës”, faqe 91; “ujë mendimesh”, faqe 97; “degëza mendimesh”, pjesë nga nëntitulli i tretë, faqe 99; “plagën e mendimeve”, faqe 108; “ditënetët e etjes”, titull i poezisë, faqe 109; “kundrimi i mjegullës” dhe “vranësirë e panjohur”, faqe 114; “trishtime të përkthyera”, nga nëntitulli i katërt i kësaj vepre, faqe 115; “copëza brenge” dhe “fashitjen e dallgëve”, faqe 117; “gjinj heshtje”, faqe 121; “ishuj memecë” dhe “fener i vjedhur”, faqe 124; “palcën e mendimeve”, faqe 126; “jehonë zërash”, faqe 134; ”mozaiqet e dhembjes”, faqe 136; “errësirë e përmbysur”, faqe 140; “nënë e reliefeve” dhe “udhëkryq të shpirtit”, faqe 141; “gjurmë ardhjesh”, faqe 143; “prag mendimesh”, faqe 150; “vjeshtë e paqtë”, faqe 152; dhe “gjallimi ledhatar”, faqe faqe 157.
Tani po i japin edhe disa vargje të shprehjeve artistike e metaforike me kryqëzimin e krahasimeve, të përmbledhjes së dytë “Gjurmët e gjetheve”:
“Hapin tim imagjinar”, faqe 17; “ngjyrën e zbehtë të harresës”, faqe 20; “zgjimi i një shpirti krejtë këndueshëm”, faqe 21; “shteg i mbyllur trishtimi”, faqe 22; “kur agun e mallprisja”, faqe 25; “pëshpërit tingullin e butë”, faqe 27; “rrokullisur mbi padurimin tim” dhe “me arritjen e pazhurmshme”, faqe 29; “e bën magjepëse mugëtirën”, “e gudullitëse ngjyrat e këngëzimeve” dhe “por lakmon pasqyrimin tonë”, faqe 30; “heshtje përcjellëse dëshirimi”, faqe 31; “shpirti im bëhet ujë i trishtimit”, faqe 38; “soditur fëshfërimën e pranisë tënde”, faqe 39; “mendoj mbi rrjedhën e gjallimit”, faqe 41; “silueta të soditshme”, faqe 42; “zhurmat pushtohen nga platija”, “heshtja rindërton mozaikun tim”, “ma përcjell botën të dridhtë, të delikatë, e te njohurës përtej dijes”, dhe “shoh një kohë të gjelbërt, të bërë pemë”, faqe 43; “ndjesitë më përcjellin bukurinë” dhe “e më veshin magjepsjen për të udhëtuar…”, faqe 44; “hijedritën që rrjedh mbi ty”, “më fton në stinën e panjohur” dhe “në relief të stinëve të mia”, faqe 45; “farfurin imazhi yt” dhe “me tinguj të praruar e fllade delirësh”, faqe 46; “e kudogjendur në të miat gjethe”, faqe 47; “një stinë të papërcaktuar”, faqe 48; “e me huajzime të papërcaktuar ndjesish”, “udha e së panjohurës së madhe” dhe “stinës së ujit dashuror”, faqe 49; “numëroje buzëqeshjet e padukshme”, faqe 50; “me një rrjedhë të tejdukshme heshtjeje” dhe “tingujt që përcjellë prania jote e amullt”, faqe 51; “që ma pikëllojnë melankolinë“, “në flladitjen tënde të bardhë”, “aromën e kuqe të ngacmimit” dhe “në një mëngjes të paemër ndjesish”, faqe 53; “në petalet e mendimeve” dhe “ma gudulisin heshtjen e trishtë”, faqe 55; “i vetëdhuruar në soditjen time”, “me qiellin tënd të pablu”, “tejdukshmërinë tënde të paarritshme”, “stoliset në gjethe joshjeje” dhe “në lumin rrjedhës së orëminutave”, faqe 56; “qiellin e padukshën të shpirtit tënd”, “e koha vrapon drejt meje si një gjethe” dhe “me prekje të ujshme trishtimi”, faqe 58; “me një ledhë turbulluese të ndjesisë”, faqe 60; “me hapa të avullt e frymë dëshiruese”, “me një dashurim të pangjashëm” dhe “më trishton mungimi i qiellit tënd”, faqe 61; “je një gjethërim i brishtë”, faqe 64; “kërcitja e gjethevjeshtave të thara”, faqe 65; “të mendimeve të mia ujore”, faqe 67; “një karusel të ngadaltë të mundësive”, faqe 69; “rrëfejnë udhë gjurmësh”, “na josh në dëshirime ardhacake, ikanake” dhe “në shpirtin e gërryer dashurie”, faqe 70; “përtej fjalëve heshtin dashuritë”, titull poezie dhe “gjethojnë ndërvështrimet tona”, faqe 71; “fjalëza që struken të buzëqeshura/ në stinë mosthëniesh”, faqe 72; “gjurmët vjeshta t`i mbledh”, faqe 73; “me limfë të bukur dashurimi” dhe “ke mbërritur në një lugë kafeje”, faqe 74; “e të dëbohesh përtej gjetheve të mia”, “për kacavjerrjen e frymëzimit tim” dhe “ardhacak përtej reliefeve të shkurta”, faqe 75; “të lundërtarit mendimbërës”, faqe 76; “limfën e kohës së lulëzimit tim të çuditshëm”, “e mbledh në një kënd të paqtë” dhe “gjithë pëshpërimën time të padeshifruar”, faqe 79; “krijesë mahnitëse e çdo mëngjesi”, “më përfshinë me vështrimin e pamatshën”, “pyet me kthelltësinë e ujshme të pafajësisë”, “e më dhuron sythe delikate të një frymëmarrje”, i tërë vargu i poezisë, “Ardhje e ëngjullit” dhe “është e imja buzëqeshja jote përkundëse”, faqe 83; “qumësht i ëmbël i vetëdijes”, “mëton veç diellin e ngohtë të së tashmes/e nuk e kursen rrëllitjen” dhe “ndjesia e bardhë e prehjes buron nga ty,/e ëngjëllt, nanuritse”, faqe 84; “ecejaka jote mbjell bulëza dashurie”, faqe 86; “e kthjellta stinë e pafajësisë”, faqe 87; “përtej heshtjes së largësisë” dhe “ravijëzojnë domethënie dashurie”, faqe 90; “pikë e qashtër uji”, faqe 94; “duke e ringjallur gjuhën e fshehtë të diellit”, faqe 97; “hëna është verbimi im i tashëm”, faqe 107; “besimin ma tronditën gjetherëniet” dhe “dashuria jote kapërthehet në mua”, faqe 119; “nata ka trup të bardhë vajze”, “fajeve të buzës tënde të puthur” dhe “në gjinj heshtje soditëse”, faqe 121; “mbi donkishotin e një zymtie”, faqe 122; “lajmëtari i fundit i shiut” dhe “silueta e largët/e marrësisë së pambërritshme”, faqe 123; “kumbojnë hapat pritës”, faqe 126; “pa pyetur për kohën/që më rrjedh hetshëm ndër gishtërinj” dhe “i bën therrëse ndjesitë/e gërryese mendimet”, faqe 127; “i pëshpëriti me përgjegjësin mungesës”, “e bëri mik ëndërrimin” dhe “u përlot në madhështinë e dashurimit”, faqe 128; “mozaiku i pambaruar i mendimit të vranët”, nëntillulli i ciklit të pestë të poezive, faqe 131; “përmes rënies kalon autostrada e pamatshme”, “mbi të udhëtojnë/mjekullat e mia të menduara” dhe “ravijëzojnë gjurmë të heshtura”, faqe 133; “ndjesi të tymta thërrasin ikjen” dhe “errësira luan me hënën”, faqe 134; “kukafshehta e lojës së fundme” dhe “i kam degdisur shëmbëlltyrat”, faqe 135; “rrugëve që thërrasin labirinthe”, “pasqyron mbikohën e tretur prej meje” dhe “vjeshta bie e ndërkryer/stinë e përhershme në mua”, faqe 137; “humba garën/me ëngjëllin e vdekjes”, faqe 138; “sasi të mbetura gurësh”, faqe 139; “psherëtim e fundit në mesnatë”, “jehonë e ngjashme e instiktit” dhe “gjethet mërmërijnë/ngjarjen e mbrame”, faqe 141; “portën shpëtuese të paqtimit”, faqe 142; “pemët e thara vetmojnë mugëtirave”, faqe 143; “mëngjesi im i përqafuar” dhe “rruga jonë ka ende stinë/(e) kohës së padukshme”, faqe 144; “rrjeta e keqe/e një të përditshmeje”, faqe 147; “mbi pasqyrën e përvojave”, faqe 148; “gurin që s`e bart dot fluturimin e nesërm”, faqe 150; “dimri pas dyerve rri fshehur” dhe “një pikëllim e çdo bulëze/e zgjuar ka dhimbjen e akullt”, faqe 152; “heshtja e largësisë zhurmon nëpër shpirtë”, faqe 153; “një fllad mëtues i këngëve të brishta”, faqe 154; “kur aromat na pëshpërisin” dhe “përvoja të panjohura ftuese”, faqe 155; “këtu mbaron heshtimi”, “njohja harron të mbërrijë”, dhe “duke përqafuar të përditshmen/me qepalla të rënduara”, faqe 156; “e shoh botën të ngjizur në fjalë”, titull i poezisë, “shqisa ime/është e valëvitur me dashadije/në gjithësinë e rrumbullakët” dhe “për të nyjëtuar mendimin/ne cep të heshtjes”, faqe 157; “e lashë këngën time/të derdhej nëpër erë”, faqe e fundit. Poezia e fundit në këtë vepër, është në faqen 158.
Në faqen 159 janë 8 emra, “Erdin, Edin, Enidën, Fatjonin, Adin, Lizën, Nduen, Ëngullin në ardhje”, e në të cilën thotë duke e mbyllur artisikisht “mendimet e gjethuara me tinguj!”.
Ndoshta ka edhe të tjera figura artistike apo metafora nëpër vargje, por vetëm këto arrita t`i mbledhë dhe i hodha në këtë studim.
Në fund, po e marrim identitetin apo identifikimin e subjektit krijues të autores, sepse është gjëja që jepet bashkarisht në këto vepra të para të poetes shqiptare, Erina Çoku. Identifikimi dhe subjektiviteti artistik i saj na jepet përmes vargjeve të saj. Në lidhje me këte, Xhonatan Kaller na thotë se:
“Letërsia është marrë me pyetje rreth identitetit e veprat letrare përvijojnë përgjigje me nënkuptim apo qartazi ndaj këtyre pyetjeve.”[25]
Po e themi se këto dy vepra të para të poetes shqiptare, prej Burrelit të Shqipërisë, na janë gama e parë e poeteshës Erina Çoku dhe përmes saj na ravijëzohet e ndërtohet individualetit simbolik i saj dhe i metaforës së përkryer. Identiteti i vet ngadhjen si poete lirike dhe ky idetitet i saj bëhët pasojë e tendecës intelektuale. Letërsia jonë ka një zë të pavdekshëm lirike e metaforike të dashurisë. Rinia e saj dhe kultura e marrur nga shoqëria dhe familja, sikuse aftësia e rrallë e poetes na e shpreh jetën e saj artistike.
Në këto dy vepra të para poetike vëmë re se autorja është krijuese e fjalëve të reja, si p.sh., “dëshirimi” apo të shumë fjalëve të reja e të ribashkuara nga ngjitja e tyre me një trajtë re, si p.sh., “gjethërëniet”, “kudogjendur”, apo “ngjyrën e largikjes”, etj., të cilat e tregojnë përkushtimin e saj për gjuhën lakonike, që do të bëhen edhe pjesë të gjuhës së folur shqipe.
Këto tregojnë jo vetëm aftësi gjuhësore poetike, por edhe kombinime të fjalëve artistike, në një relacion të ri të domethënies së tyre. P.sh., fjala poetike “dëshirimi” është një mbiemër i krijuar nga folja “dëshiroj”, njësoj si emri ynë “Fitore” nga folja “fitoj”. Emri apo mbiemri i krijuar nga një folje e gjuhës shqipe, tregon se gjuha shqipe është e para gjuhë që flitet në botë.
Po e shpjegojmë se gjuha angleze është më e përhapura gjuhë në botë, por emri “Viktoria” është marrur nga gjuha shqipe, nga emri jonë “Fitore/Fitori-a”, sepse emri nga gjuha anglese nuk ka folje…
Për këtë poete shqiptare do të thuhen edhe fjalë të tjera kur të studiohen veprat e reja që do të shkruhen, e më parë do të studiohet trilogjia poetike.

Autores i dëshirojmë çdo të mirë në krijimtari!…
[1] Struktura e poezisë me të gjitha figurat artistike të vargut quhej më parë metaforika.
[2] Gazeta „Koha Ditore“, e diell, 7 prill 2019, ose https://www.koha.net/kulture/155314/koha-na-kushtezon-si-qenie/.
[3] Fillimi i shkrimit, „Koha na kushton si qenie“, po aty, e të njëjtës datë.
[4] Anton Graber-Haider dhe Helma Marks, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden, 2005, faqe 103.
[5] Emri „metafizikë“ është shqip dhe gegërisht, e cila do të thotë :“me tâ fizika”. Është me te edhe fizika, pra barabartë me materien, në jetën tonë, jeta e përkohshme. Ajo është imateria…
[6] Shikoni veprën e një dijetari anglez, Walter E. Butler „Psychometrie/die Aura der Gegenstände, medial lesen und verstehen/Paxiswissen“, Aurinia Verlag, Hamburg, 2018, e cila duhet të kuptohet mirë, sepse edhe mund t’u krisë në mendje, nese nuk jeni të koncentruar apo nuk keni shpirt të pastërt. Unë e kam studiuar edhe këtë shkencë, e cila, fatkeqësisht, nuk është e përkthyer në gjuhën shqipe. Është libër jo i gjatë, por i përkthyer në gjuhën gjermane.
[7] Shikoni recensionin e Muhamet Rogovës, „Një jetë e tërë në përpjekje drejt idealeve të larta kombëtare“, të veprës sime, „Flatrat e jetës“, Botimet Meshari, Prishtinë, 2022, në faqen 264.
[8] Duhet të kesh lexuar e mësuar shumë shkencat apo disciplinat e tjera, si p.sh.: metafizikën, parapsikologjinë, krahas shkencave tjera, edhe psykometrinë, etj., që të kemi njohuri për materien dhe imaterien. Botën e materies e njeh vetem materializmi. Imaterien nuk e njeh materializmi.
[9] Kjo gjë është edhe më pare e shpjeguar prej meje, në lidhje me poezinë lirike. Metaforika është forma lakonike e shprehjes, përmes figurave artistike, si p.sh.: metaforës, alegorisë, simbolit, etj., si pjesë e figurave të fjalës. Figurat e fjalës janë në të vërtetë metaforika.
[10] Faqja e mbramë e kopertinës së veprës „Gjurmët e gjethes“, West Print Botime, Tiranë, 2011.
[11] Sa për thënë këtë thënien tonë, po shpjegojmë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me kundërvendosjen e gjërave. Të mos harrojmë se dy personazhet lirike janë në gjini të kundërta. Pa bashkimin e tyre nuk ka kuptim asgjë dhe asnjëherë dashuria e tyre. Rreshti i dytë na i thotë gjërat e kuptueshme. Pra, flet fjalët e veta poli i kundërt me te.
[12] Dashuria zgjohet me ndjenja dhe shpjegohet me mendime. Lirika vjen ndër meditime të njërit pol.
[13] Rene Uellek/Ostin Uoren, „Teoria e letërsisë“, Shtëpia Botuese Eniklopedike, Tiranë, 1993, faqe 21.
[14] Shikone përbledhjen poetike „Gjuha e dheut tim“, SHB „ALBIN“, Tiranë, 1999, faqe 70.
[15] Shikone përmbledhjen time në dy gjuhë, shqip e gjermanisht, pa lekturë, e 17-ta vepër, „Torzo e shjpirtit tim/ Der Torso meiner Seele“, Amanda Edit Verlag, Bukuresht-Prizren-Rapperswil, 2015.
[16] Po të keni mundësi që ta lexoni veprën e Mr. Kadri Rexhës, „Pikëtakime letrare“, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë, 2013, vështrimin e tij, „Poezi me program të qartë“, faqe 48-51.
[17] Shikone po deshët studimet e mia për 7 vepra të Prend Ndue Buzhalës, „Parametrat e dimensioneve letrare“, Lena Graphic, Prishtinë, 2025, formati B5, 430 faqe.
[18] Lexone po deshët veprën e Prend Buzhalës, „AMË, O AMË“, KL „Vorrea Ujko“, Klinë, 1995.
[19] Kuptimi natyror e sheh materien, ndërsa kuptimi metafizik jashtë kuptimit natyror e sheh dhe e kupton imaterien, e cila nuk shihet me sytë e kësaj bote, por me ndërgjegje.
[20] Shikoni gjurmët e gjetheve, të thënë nga autorja, edhe në faqen e fundit të kopertinës së librit „Gjurma e gjethes“.
[21] Trilogjia poetike “Frymë”, tri vepra, “Fill”, “Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” dhe “Jemi gjallë gjer në mëngjes”, Botimet Josef, Tiranë, 2022.
[22] Po deshët shikone në veprën time, “GRUP AUTORËSH/ME SYRIN E KRITIKËS, PËR VEPRAT E MIA”, që po vazhdon të nxjerret edhe njëherë në http://www.facebok.com/Brahim.Avdyli.56, e së shpejti do të botohet, si vepër e veçantë.
[23] Rene Uellek dhe Ostin Uoren, „Teoria e letërsisë“, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1993, faqe 163.
[24] Dy autorët, e njëjta vepër, faqe 49.
[25] Xhonatan Kaller, „Teori letrare/një hyrje shumë e shkurtë“, Era, Prishtnë, 2001, faqe 119.


