“Po çka po ju pengon Kisha Katolike shqiptare?”

Shkrime relevante

“Me pranga e pa to”, ekspozita u përmbyll, por rrugëtimi i saj duhet të vazhdoj

Sak Muji. Pejë “ME PRANGA E PA TO” – EKSPOZITA U PËRMBYLL,...

“Po çka po ju pengon Kisha Katolike shqiptare?”

Milazim Hyseni, drejtori i “Ali Kelmendit” në Vushtrri “Po çka po ju...

“Shqipëria një nga vendet evropiane ku gratë u vranë masovikisht gjatë periudhës se komunizmit“

Dr. Zenepe Dibra “Shqipëria një nga vendet evropiane ku gratë u vranë...

Shqiptar Shaljani – një burrë përballë një fronti të tërë shkombëtarizimi

Luan Asllan Dibrani , Prishtinë Nga Ahmet Musa te Shqiptar Shaljani –...

Persiatje, nga këndvështrimi i programit, „Platforma për Referendum Kombëtar”: Nuk na duhen liderë të fortë, por institucione të forta!

Safet Sadiku, Prishtinë  Duhet të ndryshojë mentaliteti i qytetarëve tanë. Shqiptarët nuk...

Shpërndaj

Milazim Hyseni, drejtori i “Ali Kelmendit” në Vushtrri

“Po çka po ju pengon Kisha Katolike shqiptare?” – drejtori i “Ali Kelmendit” kritikon protestën në Zagorë
Drejtori i shkollës “Ali Kelmendi” në Vushtrri,
Milazim Hyseni,
ka reaguar ashpër ndaj protestës së paralajmëruar nga banorët e disa fshatrave të kësaj zone kundër ndërtimit të një kishe katolike në Zagorë.
Përmes një komenti në rrjetet sociale, Hyseni ka vënë në pikëpyetje arsyet e kundërshtimit të projektit, duke e krahasuar atë me ndërtimin e xhamive në Kosovë.
“Po çka po ju pengon Kisha Katolike shqiptare o popull! Keni ndërtuar me qindra Xhamija e kushë se ka bër të madhe!”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka shkuar edhe më tej, duke pyetur protestuesit se çfarë synojnë me kundërshtimin e tyre.
“Çfar po synoni më këtë protestë, kthimin e Serbisë apo Preandorisë Osmane!”, ka shkruar ai.
Në reagimin e tij, drejtori i “Ali Kelmendit” i është referuar edhe historisë fetare të shqiptarëve, duke shkruar:
“Na shqiptaret dihet botrisht se kemi qenë të fesë krishtere Katolike dhe Ortodokse!”
Hyseni ka kritikuar ashpër edhe atë që ai e konsideron si cenim të trashëgimisë së të parëve, duke pretenduar se veprime të tilla “po i shkelni dhe po i përdhosni edhe eshtrat e stërgjyshërve tuajë”.
Reagimi i tij vjen pasi banorë nga Dumnica e Epërme, Dumnica e Poshtme, Dumnica e Llugës, Zagora dhe Samadrexha kanë paralajmëruar protestë më 18 gusht, me kundërshtimin e ndërtimit të objektit fetar në Zagorë.
Banorët kanë paralajmëruar edhe bllokimin e rrugëve në zonën e Samadrexhës dhe fshatrave të Dumnicës.
Debati rreth projektit ka nxitur reagime të forta në opinionin lokal, ndërsa përplasja e qëndrimeve tashmë është zhvendosur edhe në rrjetet sociale.

Drejtori i “Ali Kelmendit” ka reaguar ashpër kundër kësaj proteste provokative, kundër ndërtimit të kishës në Zagorë, Zogaj qysh po e quajnë.

“Po çka po ju pengon Kisha Katolike shqiptare?”, ka shkruar Hyseni, duke pyetur protestuesit: “Çfarë po synoni me këtë protestë, kthimin e Serbisë apo Perandorisë Osmane?”

Protesta është paralajmëruar më 18 gusht.

Vushtrria Sot

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu