O Prenush, Prenushi i nanës – tuj pre dru ner hije t´hanës, t`kcej sakica e të ra kamës…!

Shkrime relevante

Një mendim personal, ndryshe nga të tjerët!

Florim Zeqa Sikur njëra palë ta kishte qëllimin e mirë për krijimin...

Adria Apartments hap dyert në Golem – Një adresë e re ku Adriatiku, rehatia dhe mikpritja bëhen një

16 apartamente dhe garsoniere moderne, kapacitet për rreth 60–70 pushues, tarracë...

Artan Behrami, kjo nuk është opozitarizëm – është mjerim politik dhe intelektual

Basri Beka, Prishtinë ___ Deklarata e Artan Behramit se “me citu VV-ja Kushtetutën...

“Të kalojnë të gjithë në tehin e shpatës, sepse janë farë e keqe”

Gjet Ndoj Tarazhi, historian nga Rrësheni i Mirditës A e dini se...

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Ismet M. Hasani, Suedi MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN U R T...

Shpërndaj

Nue Oroshi, Prizren

Një pjesë e madhe e liderve politik në Kosovë ende nuk janë të pjekur politikisht. Ata dhe ato nuk dinë ta bëjnë dallimin në mes të institucionit shtetërorë dhe partisë që i takojnë. Për këtë mirditorja e ka lanë një fjalë të artë:“Me majtë kushdo shpi, Kola jem i kish majt tri, po nja e menzi.“

Kurse një djalë puntorë e kishte pas emrin Prenush, dhe i thotë nanës se vet:“Pse nanë krejt heronjëve po iu këndohet kënga e mua jo?!“ Nëna iu përgjigjet: “Atyre që iu këndohet kënga kanë dhanë gjakun për shqiptarizëm.“ E një ditë Prenushi ishte zgjuar herët, shkon në mal me pre dru. Por i rreshqët sakica dhe e prenë këmbën.

Kur vjen të shpija nëna e vet nga dhimja,ia këndon këngën: “ O Prenush, Prenushi i nanës/tuj pre dru nerë hije të t‘hanës/ t´kcej sakica e tra kamës/ja kajte vetit rrakatelin e sames.“E Prenushi e ka lënduar vetëm këmben e vet. Këta politikanët tanë po dojnë ta shkatrrojnë shtetin e Kosovës. Ka qenë koha për me u ba heronj.

Populli ju këndon heronjëve të vërtetë. E nëse dikujt i ka mbetë merak, se pse nuk është bërë hero, unë iu tregoj rrugën se çka mundën me ba. Edhe pas 27 viteve të çlirimit të Kosovës, ne shqiptarët që rrahim gjoks se jemi trima nuk kemi arrit me vra asnjë kriminel sërb që ka shpëtuar nga lufta apo ushtarak tjetër sërb që ka kryer maskra dhe gjenocid në Kosovë.

Epo Çun Mula dhe heronjtë e tjerë kanë derdhë gjak për shqiptarizëm kurse Prenushave që i mshojnë sakicë këmbës se vet nuk iu këndohet kënga.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu