
Gani I. Mehmeti
Pas lirimit të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Vuçiqi nuk flet në mënyrë ankuese e kërkuese por më shumë në mënyrën urdhërore. Ai është i pakënaqur me hapjen graduale të urës, duke e lënë që të interesohet policia e Kosovës, ai do të “urdhërojë” komandantin e NATO-os që të mos hapet ura për qarkullim.
Vuçiqi, që nga viti 2000, kur u vranë dhjetëra shqiptarë në Mitrovicë (atëhere nuk kishte Mitrovicë të Jugut as të Veriut, por vetëm Mitrovicë) e u ndoqën shqiptarët për të bërë spastrim etnik me ndihmën e KFOR-it, Vuçiqat kurrë nuk kishin reaguar se përse ishin ndjekur shqiptarët. Ai dhe të tjerët, po e përkrahnin këtë masakër e dëbim të shqiptarëve nga veriu i Kosovës, sepse ia kishin vënë syrin pasurisë nëntokësore të kësaj ane të Kosovës.
Tani, kur bandat kriminele serbe janë eleminuar në këto anë, kur ka nisur të zbatohet ligji i Republikës së Kosovës edhe në atë anë, tani, kur Vuçiqit nuk po i shkohet më as përmes Listës Serbe, ai si “i madh” pse është aramtosur me llojet më të forta, kur vendi i tij është zhvilluar dhe ka përparuar ekonomikisht nga investimet e huaja, i duket sikur është ngritur shumë lart, dhe të gjithë të tjerët në Ballkan i shikon nga lart atje, ai nuk kërkon as nga komandani i NATO-s, por vetëm urdhëron. Kështu, po të bisedojë me këtë “farë” turkun, komandantin e KFOR-it, i duket i vogël, por ai do të kalojë sipër tij e të dalë tek komandanti i NATO-s, të urdhërojë atë, që lirimin e urës së Ibrit të mos e lëshojë në qarkullim për të gjithë, sepse kështu, ai mendon se veriun e Kosovës e ka shkëputur nga Kosova që t’ia bashkangjesë Serbisë.
Mirëpo, lëshuarja e urës së Ibrit në qarkullim, dhe, duke e lënë në duart e policisë së Kosovës, ai nuk po ndihet mirë! Është shumë keq mentalisht, çka nuk e ka marrë me mend se një ditë do të lirohet për qarkullim kjo urë, duke harruar se urat janë për të lidhur njerëz e vende, për të qarkulluar nëpër të, të gjithë ata që duan, se aty nuk ka kufi.
Dhe,po. Me të drejtë ka menduar, pse ashtu ka dëshiruar, por pse edhe KFOR-i ia pati mundësuar të ndiqen shqiptarët nga atje, të mos lejohen më të kthehen andej në tokat e tyre mijëravjeçare, po edhe ndarjen e qytetit të Mitrovicës, për plotësimin e dëshirave e kërkesave të serbëve e bënë. Përse nuk u nda asnjë qytet tjetër në Kosovë, as Prishtina, as Prizreni, as Peja, që ndoshta duhet të jenë edhe më të mëdha si qytetete. Jo, se atje nuk kishte serbë e t’u plotësohej dëshira.
E, Vuçiqi, regon në mënyrën më përçmuese ndaj komandantit të KFOR-it, duke mos e çmuar fare si komandant, pse ai po lejon të lëshohet ura e Ibrit në qarkullim, ndërsa vendimi për lirimin e kësaj ure ka qenë marrë, nëse nuk gaboj, diku në vitin 2016, por nuk po guxonin nga strukturat kriminale serbe.
Ah, more Vuçiq, nuk po më dëgjon as mua KFOPR-i e as ty, nuk e di përse, çka u bë me të. Kemi rënë në hall me të, por më shumë unë sesa ti. Po se ti po kërkon tokë të huaj e unë vetëm një pjesë të tokës sime! Po, se ti po kërkon tokë të huaj, tokën time. E, unë, sikur ta kërkojë edhe Beogradin, beso se do ta kërkoja vetëm tokën time. Jo tokën tënde.
Prandaj, unë po të sugjeroj: Bëhu i mençur, njihe Republikën e Kosovës e jetojmë si fqinj, duke shikuar secili punën e vet, pa ndërhyrje në punët e njëri-tjetrit.


