Historiani Buxhovi u prit në Presidencën e Shqipërisë

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Gjatë qendrimit në Tiranë, shkrimtari dhe historiani i njohu Jusuf Buxhovi, i shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu, u prit në Presidencën e Shqipërisë nga këshilltari ambasadori Flamur Gashi dhe ambasadori Genci Muçaj. Me këtë rast, historiani Buxhovi i dhuroi Presidentit të Shqipërisë dhe bibliotekës së Presidencës veprat “Kosova” në tri vëllime në anglisht, si dhe “Maqedoninë” në anglisht dhe veprën “Dardaninë” dhe “Kosova – histori e shkurtër”. Autori Buxhovi theksoi se këto vepra të përkthyera në anglisht në SHBA nga botuesi “Jalifat Publishing”, në universitetet amerikane të pranura si litetaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqesin një hap të vetmuar për njohjen e historisë së shqiptatëve nga antikiteti e deri të koha jonë jashtë diskursit ideologjik dhe kornizave të historiografisë serbe, që edhe sot e gjithditën dominon historiografinë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë. Këshilltari Flamur Gashi falendëroi historianin Buxhovi për punën e palodhshme në fushën e historiogafisë. Theksoi se dy shtetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë për hartimin e veprave kredibile historiografike që zbardhin të vërtetën për shqiptarët dhe historinë e tye, që do të përkthehen dhe do të gjejnë vend në bibliotekat botërore karshi të tjetave që shtrëmbërojnë apo mohojnë historinë shqiptare.
Që kjo e vërtetë historike të depërtojë sa më shpejt në botë, drejtori i shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni, Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu , u zotuan se do t’ia dhurojnë menjëherë shtetit dhe diplomacisë shqiptare 100 komplete të “Kosovës” në tre vëllime në anglisht, që të shpërndahen nëpërmes “Council of Albanirn Ambassadors”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu