Religjioni islam ishte i privilegjuar në Perendorinë Osmane, në trevën e Vushtrrisë kishte edhe kisha katolike

Shkrime relevante

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Ismet Hasani, Suedi ___ Mendime që bëjnë dritë tërë jetën (10) U R...

Shqiptar Shaljani për ëndërrat neootomane të Profesorit Milazim Krasniqi

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë  Ëndrrat e Mullah Milazimit për rikthimin...

Toleranca fetare ndër shqiptarët ekziston vetëm tek familjet atdhetare

Nue Oroshi, Prizren Toleranca fetare tek ne shqiptarët ka egzistuar dhe egziston...

Religjioni islam ishte i privilegjuar në Perendorinë Osmane, në trevën e Vushtrrisë kishte edhe kisha katolike

Në foto është Kisha ortodokse e Samadrexhës së Vushtrrisë, ku luteshin...

Shpërndaj

Në foto është Kisha ortodokse e Samadrexhës së Vushtrrisë, ku luteshin shqiptarët
____
Në Perandorinë Osmane feja islame priveligjohej, prandaj janë ndërtuar xhami, mesxhide, teqe, megjithatë lejoheshin të ndërtoheshin edhe kishat apo të rindërtoheshin ato të dëmtuara për të krishterët.
Në Vushtrri ekzistojnë xhami shumëshekullore të cilat janë ndërtuar dhe vazhdojnë disa prej tyre të ekzistojnë edhe sot apo që janë rindërtuar mbi bazen e atyre që ekzistonin [meqenëse janë dëmtuar], si rasti i Xhamisë së Gazi Ali Beut. Ka pasur edhe lloj të xhamive më të vogëla-mesxhide.
Pra këto ju kanë shërbyer e ju shërbejnë shqiptarëve të fesë islame që të lutēn në ato, apo edhe ndonjë pakice etnikore sikurse ishin turqit, çerkezët, romët e ndonjë tjetër. Madje ka pasur edhe teqe, të cilat ju kanë shërbyer po ashtu myslimanëve të “shkollave të tjera” sikurse janë bektashinjtë. Përndryshe në trevën në fjalë ka sot pak bektashinjë, ndoshta kanë nevojë për një teqe.
Mëtej në treven e Vushtrrisë ka pasur kisha katolike e në vendet rurale kanë mbetur edhe sot ende toponimet e tyre, sikurse Te Kisha, Kodra e Kishës, Lugu i Kishës e të tjera, ndaj meqenëse sot janë një numër i besimtarëve katolik, ndonêse i vogël kanë të drejten ta kenë kishen. Ka pasur edhe kisha ortodokse, madje është ende një kishë ortodokse, Kisha e ShënIlisë. Atë e kanë ndërtuar në shekullin e 19 sllavofolësit dhe shqiptarofolësit, njeri prej kryesorëve ishte shqiptari Luli-qi, gjersa lejen ua kishte dhënë shteti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu