Asnjë pushtues nuk na solli të mirë nuk solli kulturë, po vetëm Kërbaç e vëllavrasje.
Ajo çka po ndodh në Kosovë është një sëmundje e keqe e cila po kërkon të na zvogëlojë e shkatërrojë në sytë e botës. Edhe pse një grusht besimtarësh myslymanë të cilët nuk prezantojnë popullin shqiptar të Dardanisë, prap se prap të bëjnë të mendosh se nuk jemi ata që shesim mend në botë se jemi popull tolerant e se tek ne fetë bashkëjetojnë…
Po, kisha katolike në Kosovë ka shumë mungesa edhe pse Monsignor Doda është nga drejtuesit që i ka dhënë shumë shqiptarisë, sepse është person i paqes…, por gurë themelet e kishave shqiptare duhet të kishin nisur me kohë, në të gjitha vendet ku populli e thërret akoma”Kisha”, Ara e kishës”, pusi i Kishës…. sepse aty ka qen një kishë t’i gjendej emri dhe të vendosej guri … ose një pllakë përkujtimore në qoshen e rrugës sepse vendi sot mund të jetë pronë e besimtarëve myslymanë.
Pse tremben sot besimtarët myslyman prej një kishe? Ku jam në Europë çdo qytet e pothuaj çdo fshat ka një “Moschea” Xhami, dhe personalisht po ndrydh trurin çfarë i bën këta njerëz të tmerrohen prej kishës?
Shumë mirë e dimë se si osmanët e serbët u bënë pronarë të kishave e pronave shqiptare. Për këtë ka me qindra letër këmbime biles edhe në shqip që nga viti 1400. Familja Musa kthej nderin në vend, një tokë e marrun kishës ju kthye asaj, breza me radhë që shkuan në atë jetë do prehen të qetë se amaneti shkoj në vend.
E dimë shumë mirë si u ndërtuan Xhamitë, shumica e tyre u ndërtuan mbi kishat e vjetra ose në tokat e Kishës , nuk dua ti hyj kësaj ane sepse brezat e sotëm nuk mbajnë përgjegjësi, por kanë një përgjegjësi morale se kur hyjnë në ato xhami luten mbi varrezat dhe eshtrat e të krishterëve që dergjen aty, dhe prandaj kurrë nuk do kenë paqe.
Çdo njeri qoftë i çdo lloj besimi ka të drejtën të lutet, qoftë myslyman qoftë katolik, dhe mundet të lutet myslymani në xhaminë që don ose katoliku në Kishën që do. Thuhet se në Vushtri ka pak katolikë, kjo sdo të thotë asgjë sepse në atë kishë mund t’i luten Shenjtërve Dardanë persona jo vetëm të Vushtrisë, por nga e gjithë bota!
Nuk i kuptoj këta protestues kundër kishës, pse nuk protestojnë kundër hoxhallarëve injorantë që flasin marrina, duke i shty besimtarët myslymanë drejt religjioneve të tjera me shprehje të tilla: “Në Xhenet të hyn pula në gojë t’i ushqehesh, ajo të del prej goje e fluturon prap”.
Pse nuk protestojnë këta besimtarë myslymanë kundër thasëve të zinj që kanë veshur gratë e tyre. Don të dallohesh nga të tjerët që je myslyman, bukur vishu me rrobat kombëtare e vër shami në kokë siç kanë vënë nënat tona.
Pse nuk protestojnë këta besimtarë myslymanë kundër varfërisë, kundër xhamijave bosh….?
Feja myslymane nuk mbrohet duke luftuar kundër kishave, por nëse në xhamija do predikohej paqja dhe e vërteta, të predikohej e vërteta dhe lidhja që është mes Hebrenjve, të krishterëve dhe myslymanëve do ishte ndrysh sdo shkohej natën e të hiqeshin gurët bekuar.
Feja nuk mbrohet me lekë, nëse të lind një fëmijë dhe i vë emrin El Abdu paguhesh me lekë nëse merr dy tre gra, paguhesh edhe me shpija, sepse feja është fryma e Shenjtë që zbret mbi ne.
Feja myslymane nuk mbrohet nëse lë lesht e mjekrës, por mbrohet me dituri e kulturë.
Feja nuk mbrohet me protesta, me forcë, por mbrohet me vëllazërim..
Nëse do veproni kështu të dashur vëllezër shqiptarë, me terror psikologjik, me marrina predikimeve, duke dalë kundër traditave hyjnore shqiptare, ( martesa mes kushërinjsh) jo vetëm lëvizja e Deçanit, por do ketë shumë lëvizje që do zvogëlojnë përqindjen tuaj në trojet shqiptare, sepse feja nuk matet me përqindje numrash, por sa njerëz paqësorë ka brenda.
Mos të imitojmë të tjerët, skemi nevojë jemi populli që dhamë kulturë në gjithë Europën vetë fjala arabe ” Din ‘ ( Feja) në shqip “Dije” flet më shumë se gjithçka. Pushtuesit na sollën vetëm kërbaç duke filluar nga Romakët e me radhë…
Ndërtimi i një kishe është vetëm kujtesa sa të vjetër jemi në këto troje, është pasaporta europiane, ndërtimi i një kishe është harmoni, është vëllazërim.
Sa do kisha dashur që sot ato 200-300 veta në Vushtri të kishin sjellur të gjithë nga një gur për ndërtimin e një tempulli vëllazërimi.


