Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Shkrime relevante

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Lojërat Mesdhetare 2030 , nga mundësia historike tek rreziku i dështimit!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan A po e pengon Qeveria Kurti një projekt...

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Shpërndaj

Ismet Hasani, Suedi
___
Mendime që bëjnë dritë tërë jetën (10)
U R T I  P O E T I K E
                                          
QËLLIMI DHE VEPRA
 
          Veprat vlerëshën në bazë të qëllimit,
          ndërkaq gjykohën në bazë të pasojave.
 
Dijtëm apo s’dijtëm,
sendet ekzistojnë objektivisht,
Deshëm apo nuk deshëm,
nuk mund t’i ndryshohmë!
Nga pikëvështrimi moral (etik),
faktet janë absurde,
ato s’kanë parashënjë morale
mbesin të paqena, jonormale!
Në këtë botë jemi pjesëmarrës,
të drejtpërdrejt – si njerëz,
I krijojmë synimet tona
Bota është  e jona!
Duhet bërë atë që duhet bërë,
Tek është i varfëri – është i pasuri,
Tek është i mençuri – është i marri
tek është i arsimuari – është primitivi.
***
 
O ZOT
     Tutëm, o Zot, më lejo të kuptoj gjërat
      që s’mund t’i dallojë!
Zotin e adhurojë,
prej Zotit kërkojë,
të më dhuroi:
Të di të mendojë!
Prej Zotit kërkojë
që të mundësojë,
që t’iu besoj gjërave
që nuk i kuptojë!
Prej Zotit kërkojë
të kuptojë jetën,
të kuptojë
se si të jetojë.
Nuk të humbë rruga
nuk të humbë vendi  yt
nuk të humbë as Kurbeti,
kur e ke Zotin me veti!
***
P  A  V  A  R  Ë  S  I  A
 
P            Pëllumb nga vendet e largëta
               në sqep Letrën e mbajta,
               mbi oqeane fluturova,
               Kosovës PAVARËSINË ia dërgova.
 
A            Arbër e kam emrin
               i vjetër në histori.
               me mund e ruajtët vendin,
               URIME për PAVARËSI.
 
 V            Valmir më thërrasin
                valët më tundasin,
                 më parë ua solla LIRINË
                 e tash ua solla PAVARSINË.
A          Azem më pagëzuan
                 kurrë s’më harruan
                 më ringjalli Drencia
                 unë jam ai Azem Galica.
R               Rilind e kam emrin,
                  këtu e kam vendin,
                  ashtu si dikur në Vlorë (28 nëntor 1912)
                  Tash erdha në Kosovë (17 shkurt 2008)
Ë                Ëndërr ju dukësha,
                   që plot 96-të vjet (1912-2008)
                   por më 17 shkurt 2008-të
                   u bëra realitet.
S                 Sokoleshë më quajnë
                    më thërrasin edhe Sorkadhe!
                    – Unë jam ajo “NUSJA”
                    – BËNI DASMË TË MADHE!
I                   Ilir– emër në histori,
                            jam shumë i vjetër
                           me shkronja të arta:
                           Pavarësinë ua solla në letër.
A                 ARLIND! Më thirri nëna,
                                    na erdhi Pavarësia
                                    Urime, oj nënë e dashur,
                                    Na u shndrit ardhmëria!
*
                                       F  U  N  D

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. F A L Ë N D E R I M

    I jam shumë mirënjohës dhe e falënderoj udhëheqësin dhe moderatorin e këtij portali, z. Bajram Gjergj Kabashi, për publikimin e 10 pjësve të shkrimt tim me titull “Mendime që bëjnë dritë tërë jetën”.
    Njëherit i dëshiroj shëndet të plotë dhe fat në jetë.
    I dëshirojë suksese në veprimtari me rezultate shembullore në rrugëtimin drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe përparimit të mendimit njerëzor

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu